Connect with us

Lajme

Limani: Kjo është e patolerueshme dhe e pafalshme

Published

on

Fatmir Limani me në postim tepër të gjatë ka reaguar në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet Kërçova pas reshjeve të shiut.

Limani shkruan se është e patolerueshme që komuna keqpërdor taksat e qytetarëve, ndërkohë që shton se ka patur mjete të parapara për pastrimin e lumenjve në tërë hapsirën

Më poshtë postimi:

TË NDERUAR BASHKËVENDËS !

Të përballesh me fenomenet mbinatyrore është një anë e medaljes, por kur të shtohet barra e përballjes edhe nga fenomeni udhëheqës, i cili duke keqpërdorur mjetet e taksapaguesve të bëhet sherri i vërtetë, kjo është e patolerueshme dhe e pafalshme.

Në kuadër të planit financiar të çdo subjekti në nivel të pushtetit lokal ose qëndrorë, parashihen mjete që shfrytëzohen në kohë vërshimesh, tërmetesh, zjarresh, pandemie.., etj, etj !
Sipas informacioneve, të cilat bazohen në planet paraprake financiare të Komunës së Kërçovës, ka patur mjete të parapara për pastrimin e lumenjve në tërë hapsirën e Kërçovës, por që realisht asnjëlloj veprimi për pastrimin e lumenjve nuk është bërë dhe se ku kanë përfunduar mjetet e parapara nuk dihet.

Faktorë tjetër i vërshimeve të këtilla janë edhe mbeturinat e shëndërruara në deponi që hidhen nëpër lumenj nga ana e Ndërmarrjes Komunale “Komunalec”, dhe të cilat kanë shkaktuar ngushtica të hapsirave në shtratërit e lumenjve. Me çka edhe shkaktohet ngritja e nivelit të lumenjve, deri në masën e vërshimeve dhe dëmeve të paparashikueshme.

Nga pakujdesia dhe mos’gjetja e zgjidhjes nga organet gjegjëse faktorë tjetër i vërshimeve janë edhe mbeturina-deponitë e forta, të cilat përfundojnë nëpër shtretërit e lumenjve.

Këto dhe mijëra faktorë të tjerë që shkaktojnë të pandërgjegjshmit udhëheqës, sjellin popullatën në pozitë që të paguajn haraqin e pamerituar, duke i’u shkatërruar pronat dhe pasuritë e tyre.

Të nderuar bashkëqytetarë !
Organeve drejtuese të Komunës përzgjidhen përmes “votës” në zgjedhjeve, të cilat më pastaj drejtojnë vendin me mandat katërvjeçarë.
Marrë parasysh funksionimin në mandatet e shkuara dhe pakujdesin e tyre, në të gjitha sferat e organizimit të jetesës në këtë vend, vendimi i vot “besimit” në këtë mandat do të duhej të jetë i ndryshëm.
Por pasiqë jemi komb, i cili harron shpejt dhe fal pafund, atëherë si shoqëri do të duhet të përballemi vetëm, të pavarur dhe të papërkrahur në situata të këtilla të fenomeneve natyrore. Ndërkohë që mjetet buxhetore të parapara, për çështje të këtilla do të përfundojnë në xhepat e funksionarëve, të cilëve symbyllurazi i falet pushteti.

Me shpresën që një ditë do të veprojmë me vetëdije të nivelit të duhur do të përmbyllë këtë shkrim, por duke ndarë disa xhirime që janë të djeshme, të sotme, të sontme…, , e të cilat nuk e di se ku do të përfundojnë.

E ndërtuam këtë shtëpi me babain të uritur sepse s’kishim !

E ambientuam në muze etnografik dhe historik, për të ruajtur vlerat si familje dhe komb !

Por… !

Vitet e fundit përballemi me përmbytjet nga fakti i deponive të egra, të cilat janë shndërruar në diga të vërteta që ndikojnë në ngritjen e nivelit të lumit të Zajazit, deri në masën e përmbytjeve të këtilla.
Në këtë vend jemi nga viti 1969, por këto skena nuk i kemi parë e përshkuar….

Të “luftojm”, për një të ardhme të pavarur dhe të sigurtë !

29 Nëntor, 2021
Kërçovë

F.B.L.

Ndiqni KËTU videon

Lajme

Paralajmërohet rritja e pensioneve në Maqedoni, ja sa do të përfitojnë

Published

on

By

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencë për shtyp u shpreh se rritja e pensioneve do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti.

“Po bëhen përgatitjet e fundit për rritje shtesë të pensioneve. Kjo do të thotë se rreth 330 mijë pensionistë do të marrin më shumë të hyra mujore që është e rëndësishme nëse merret parasysh kriza energjetike”, u shpreh Kuzeska.

Sipas saj, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor është stabil dhe mund të rrisë pensionet.

“Sipas të dhënave zyrtare, të hyrat në Fondin Pensional dhe Invalidor në vitin 2021 janë rritur për 1.3 miliardë denarë”, tha Kuzeska.

Ajo shtoi se edhe pse krizë energjetike, ekonomia mbetet stabile de se këtë e dëshmon rritja e pagës mesatare që në nëntor të vitit 2021 ka qenë 29.130 denarë ose për 5.6% më shumë se muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Continue Reading

Lajme

Pas recitimit të Ilir Metës mes borës, nis “trendi” i ri në rrjetet sociale, Agron Llakaj dhe Salsano Rrapi “sfidojnë” Presidentin

Published

on

By

Presidenti Ilir Meta, duke se pa kuptuar ka “shpallur” trendin e ri në rrjetet sociale. Meta dje nga Korça publikoi një video në rrjetet sociale u shfaq duke recituar mes dëborës.

E menjëhërë pas këtij postimi aktorët e personazhet e njohura kanë nisur “sfidën”. I pari ishte Agron Llakaj, i cili me ironi tha se është  i gatshëm të bëhet pjesë e konkursit të hapur nga presidenti.

“Behem pjese e konkursit te ri te fjales poetike te hapur nga Presidenti i Republikes Ilir Meta“Bie bora nga perjashta”, shkruan Llakaj teksa reciton një poezi.

Ndërsa një tjetër video vjen sot nga aktori Salsano Rrapi, i cili i ka hyrë pak “me thellë” imitimit. Ai ka veshur një shall ashtu siç kishte Presidenti, e teksa recitimin e shoqëron me duar.

“Lum për lagjen që unë kam dhe pallatin me tulla të kuqe. Ju kam të gjithëve shumë xhan, ehe  ty moj Burbuqe”thotë Salsano në vjershën e tij.

Epo si duket ky trend do na shoqërojë këto ditë të ftohta të dimrit.

Meta duke recituar

Continue Reading

Lajme

“E turpshme, nuk mundet dikush të…”! Revoltohet Bora Zemani, çfarë i ka ndodhur moderatores?!

Published

on

By

Bora Zemani aktualisht është moderatorja më e dashur dhe më e përfolur në mediat rozë. Kjo pas historisë së dashurisë me aktorin Donald Veshaj.

Kjo bëri që Bora të ketë fansa të shumtë e që e mbështesin atë përmes formave të ndryshme.

Por një gjë që kanë bërë së fundmi ata, nuk i ka pëlqyer aspak moderatores. Madje ajo është revoltuar me ta.

Çështja ka të bëjë me hapjen e një “Instagrami” të rrejshëm në emër të djalit të saj Arborit.

 

“Ky nuk eshte insta i Arbori! Ju lutem beni report!!! Nuk mundet dikush te hapi nje faqe femije dhe aq me teper te flasi ne emer te tij! E turpshme!!, ka shkruar Zemani.

Continue Reading

 

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares