Connect with us

Lajme

Saliu: Deputetët i fitove me ASH-në e tani bashkohesh me ata që i quajte regjim

Published

on

Gazetari Urim Saliu ka ndritur një sërë kritikash ndaj Alternativës, për shkak se kjo e fundit kërkon të bëhet pjesë e qeverisë.

“I ke katër deputetë që i fitove bashkërisht me Aleancën, nuk është e drejtë tani të bësh ortakëri me ata që i quajte deri dje regjim. Kjo është politika e çakorduar shqiptare kush kujt do ia bëjë kurthin. Problemi i kësaj historie është se Lëvizja Besa u ngut dhe ra në kurthin e të tjerëve kur e panë se u ngrit fortë. Ajo do bëhej dyfish më e fortë nëse nuk lëkundej nga pushteti sepse do kishte më pak obstruksione. Tani ora e politikës shqiptare po lëviz me akrepat në drejtim të kundërt. Është ora e prishur e politikës shqiptare me një fjalë”, shkruan ai./news33

Lajme

Masat e reja/ Dr.Ilir Hasani i reagon minisrit kosovar: Urgjentisht të shqyrtohet vendimi!

Published

on

By

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani ka reaguar në rrjetin e tij Facebook  pas vendosjes së masave të reja për mbrojtje nga Covid-19 në Kosovë. Neës33.tv përcjell se ka bërë thirrje   homologut të  tij kosovarë Rifat Latifi që të shqyrtojnë vendimin për qarkullim mes qytetarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

“Kufizimi i lëvizjes mes Kosoves dhe Maqedonisë epidemiologjikisht ska asnjëfar peshe për momentin. Situata epidemiologjike këndej dhe mëtan “gardhit” esht lart poshtë e njëjtë. Nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të ministrit Latifi se kend prej kujt po e mbron? Me shumë vështirësi dhe mezi e bëmë hapjen e kufirit, pas kufizimeve të para që ishin vendosur në fillim të pandemisë. Një vendim i tillë i kufizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve tanë, kur tan bota fillon ti tërheq kufizimet dhe certifikatat, do reflektoj në vështirësi të panevojshme në plan ekonomik, social, shpirtnor, etj. Ministër, kolegu im Latifi, respekt si profesionist që je, por vendimin duhet ta rishqyrtojsh urgjentisht”, ka shkruar Hasani.

Continue Reading

Lajme

Nga fejesa me futbollistin, fotot nudo te jeta e vështirë/ Çfarë fshihet pas mbiemrit të Beniada Nishanit?

Published

on

By

Beniada Nishani (Jakic) është një konkurentet më të spikatura të “Big Brother VIP”. Ajo i ka bërë të gjithë për vete me tipin e saj lozonjar dhe të folurën me vështirësi në gjuhën shqipe.

Emri i saj bëri bujë katër vjet më parë, për faktin që ishte imazh i “Playboy” në Portugali dhe kur pozoi nudo për GQ në Itali.

Ajo ka lindur në Durrës më në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali. Beniada njihet jo vetëm si fotomodele, por edhe si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të Mediaset.

“Shumë persona kuriozohen për origjinën time, duke u nisur nga mbiemri Nishani. Unë jam mbesa e Presidentit Bujar Nishani, që është kushëriri i tim eti, dhe bashkë ata janë si vëllezër. Por në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, kam vendosur të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakic (mbiemri i nënës sime)”, ka treguar ajo dikur për revistën “Story”.

Mirëpo, duket se që të arrijë deri këtu fama e saj nuk ka qenë kaq e lehtë, pasi bukuroshes i është dashur të sakrifikojë shumë.
Në një bisedë që ka pasur me Sarën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ajo ka zbuluar se për tre vite ka paguar 700 euro për një dhomë të vogël me qira në Milano. Edhe pse ishin shumë para, ajo nuk hoqi dorë nga ëndrra për të jetuar në këtë vend që e pëlqente shumë.

Nishani tha se ia ka dalë e vetme, sepse babai i saj vendosi të mos e ndihmonte me të ardhura, ngaqë nuk donte që ajo të shkëputej nga shtëpia dhe të jetonte vetëm.

Continue Reading

Lajme

Prindërit kundër maskave në shkolla, si do të zhvillohet gjysmëvjetori i dytë?

Published

on

By

Rreth 12 mijë prindër nga nisma “Stop bartjes së maskave në shkollë” kërkojnë të shfuqizohet mbajtja e maskave për nxënësit. Trajçe, prind i dy fëmijëve habitet se si fëmijët me prindërit e tyre nëpër kafene e kënde lojërash qëndrojnë pa maska, e në shkollë detyrohen t’i vendosin.

“Është absurd që fëmijët të mbajnë maska kur jemi në situatë kur askush nuk po i bartë maskat, duam ta pranojmë ose jo. Unë nuk njoh ndonjë person të rritur që bartë maskën për 8-9 orë pa ndërprerje, ndërsa e njëjta praktikohet te fëmijët. Më tragjikja është se një pjesë e nxënësve tashmë dy vjet po bartin maska” – thotë Trajçe Petkovski.

Trajçe druan edhe për shëndetin mendor të fëmijëve, se detyrimi për mbajtje të maskës mund të sjellë ankth dhe fobi të ndryshme.

“Paramendoni sikur ju si fëmijë të jeni të bombarduar për dy vjet, vaksina, të sëmurë, të vdekur, kujdes këtë, mos e bëj atë, mos po teshtin ai, mos kollitet tjetri. Këto janë trauma të mëdha të cilat ne të rriturit nuk i vërejmë, por fëmijët i marrin si informacione dhe janë trauma për tërë jetën. Duhet që të ndërpritet kjo dhe të krijojmë gjenerata të reja të shëndosha, që do të jenë e ardhmja e Maqedonisë”

Ndërkaq, ditëve në vijim Komisionit për sëmundje ngjitëse do të diskutojë mbi këtë temë

Continue Reading

 

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares