Connect with us

Kosovë

Solidarizim me Matoshin, nesër organizohet “Ecim për Adrianën”

Published

on

Një ecje solidarizimi do të mbahet të martën për aktoren dhe deputeten Adriana Matoshi e cila sot gjatë ditës njoftoi se i është rikthyer tumori në tru.

Sipas njoftimit ecja do të mbahet nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar i Prishtinës.

“Në nder të aktores së mirënjohur dhe shumë të dashur për gjithë publikun shqipfolës, Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostikua me tumor në tru, organizohet ecja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

“Duam që me anë të kësaj ecje, të solidarizohemi me sfidën e Adrianës, për të cilën lutemi të gjithë që ta fitoj si çdo peripeci që e ka kaluar në jetë”.

Matoshi sot përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se pas 10 vjetësh i është rikthyer tomori në tru. Ajo ka marrë mbështetja nga figura të ndryshme në vend.

Ndërkaq përmes postimit të saj ku ka treguar për sëmundjen ka bërë thirrje te të gjithë që ta duan vetën dhe t’i kushtojnë rëndësi vetvetes.

Njoftimi i saj, ku foli për kthimin e sëmundjes, u shpërnda në Facebook mbi 1000 herë për tetë orë, ndërkohë mori edhe rreth 10 mijë komente mbështetëse.

Kosovë

Ditë e veçantë për Vjosa Osmanin, vjen në jetë anëtarja e re që gëzon familjen

Published

on

By

Në familjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit sot ka festë dhe gëzim. Osmani është bërë hallë për herë të parë dhe lajmin e ëmbël e ka dhënë ajo vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mirë se erdhe Aura!”, shkruan Vjosa Osmani krahas fotos së mbesës, teksa  falënderon vëllain e saj dhe bashkëshorten e tij për anëtaren e re në familjen e tyre: “Na gëzuat pa fund”. Edhe dy motrat e presidents kanë shprehur lumturinë dhe entuziazmin për ardhjen në jetë të mbesës së tyre.
Continue Reading

Kosovë

E pazakontë! 67-vjeçari në Kosovë zbulon që kishte dy organe gjenitale

Published

on

By

Një ngjarje e pazakontë është zbuluar në Kosovë nga mjekët, ku një 67-vjeçar është konstatuar me dy organe gjenitale. Rastin e ka bërë publik e famshmja ‘Daily Mail’, e cila tregon se mjekët   që operuan në “hernien” e babait të tre fëmijëve u befasuan kur zbuluan se fryrja në ijë nga e cila ankohej ai, në të vërtetë ishte diçka tjetër.

Kirurgët inspektuan masën 15 cm me 10 cm, vetëm për të zbuluar një mitër dhe vezoret që kishte brenda saj, duke e bërë kështu rastin e parë me “Mullerian Persistent (PMDS)” – një gjendje jashtëzakonisht e rrallë që ndodh kur burrat kanë gjithashtu organe riprodhuese femërore.

Vetëm 200 raste janë raportuar në literaturën mjekësore të botës.

Pacienti vuante nga një gungë prej 10 vitesh që bëhej më e madhe kur ngrihej në këmbë ose kollitej, por rrafshohej kur shtrihej. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ai e kishte pasur gungën që nga lindja apo është zhvilluar gjatë rritjes së tij.

Njerëzit me PMDS janë në rrezik më të lartë për të qenë infertilë, por mjekët vunë re se gjendja e pazakontë nuk ndikoi kurrë në aftësitë riprodhuese.

Continue Reading

Kosovë

Masat e reja anti-Covid/ Revoltohen qytetarët në pikën kufitare të RMV me Kosovën: Nuk është normale

Published

on

By

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut kthehen mbrapsht në pikat kufitare me Kosovën. Sipas mediave maqedonase masat e reja kanë shkaktuar revolte tek qytetarët.

Nga sot të gjithë personat që nuk i përmbushin kushtet nuk mund të hynë në territorin e Kosovës. Ky vendim i Qeverisë në Prishtinë ka revoltuar qytetarët, thonë se nuk kanë mundur të informohen në kohë, pasi vendimi u mor shumë shpejt.

“Po na kthyen se na kërkojnë vaksinën e tretë, ka dy i kemi por kjo nuk është normale në gjithë Evropën udhëtojmë me dy vaksina por çfarë të bëjmë”, tha një qytetar.
“Prej kosovarëve është marr vendimi që nuk lejojnë pa tri doza! Po do ta provoj ta shoh nëse dal mirë”- thotë një tjeter.
Nga ana tjetër në hyrje të Maqedonisë shumë makina me shtetas të Kosovës hynin në vendin tonë. Disa prej tyre nuk e dinin që në të kthyer në Kosovë do të jenë të detyruar që të bëjnë test PCR nëse kanë dy doza të vaksinës. Ata që ishin të njoftuar thonë se kostoja për një familje 4 anëtare do të jetë minimumi 100 euro vetëm për testime.

“Nuk e di nuk kemi asnjë informacion … le të na mbajnë nëse duan s’kemi çfarë të bëjmë. A është në rregull? Asgjë jo, por nuk merret vesh është përzier çdo gjë me politikë e me pandemi etj”, shprehet një qytetar.

“Edhe pse kjo nuk është normale për mua se kur i ke dy vaksina ti je i mbrojtur 70% nga kovidi por duhet ti bëjmë patjetër.Kjo nuk është aspak në rregull, por s’kemi ç’të bëjmë”, tha një qytetar.
Autoritetet e Kosovës thonë se këto vendime janë marrë në mbrojtje të mospërhapjes së variantit Omicron. Nga masa lirohen shtetasit e huaj që tranzitojnë përmes territorit Kosovar brenda tre orësh dhe personat nën moshën 12 vjeçare. Nga ana tjetër OBSH kërkoi lehtësim të masave të qarkullimit në të gjitha vendet. Disa prej shteteve tani më kanë vendosur të heqin kufizimet, siç është Britania e Madhe që nga 27 janari do të heq përdorimin e detyrueshëm të maskave dhe pasaportave të vaksinimit. Shembullin e Mbretërisë së Bashkuar pritet ta ndjek Spanja dhe disa vende të tjera të BE-së që synojnë heqjen e izolimit.

Continue Reading

 

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares