Connect with us

Kronikë e zezë

Iu bë atentat në afërsi të shtëpisë, ndërron jetë në spital ish-kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka

Published

on

Ka ndërruar jetë në spital ish-kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka. 64 vjeçarit iu bë atentat në afërsi të banesës së tij në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, teksa dodhej i shoqëruar nga vëllai dhe bashkëshortja.

Ai u qëllua nga persona të paidentifikuar pas shpine dhe mori plagë në shtyllën kurrizore, por nuk arriti dot të mbijetojë pavarësisht se u nis menjëherë për në spital.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me periudhën 2011-2015 kur Ujka ka shërbyer si kryetar komune, pasi ai është plagosur edhe 2 herë të tjera.

Kronikë e zezë

Vrau fqinjën dhe e hodhi në kanal, 58 vjeçari del para gjykatës së Beratit

Published

on

By

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 58 vjeçarin e arrestuar për vrasjen e fqinjes së tij në fshatin Havales të Kuçovës.

Gjatë seancës që zgjati rreth 60-minuta, prokurori Elidon Hyseni, në bazë të provave të grumbulluara ka kërkuar vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tij dhe caktimi e masës së sigurisë “arrest në burg” pa afat.

Gjyqtarja Matilda Llangozi, pasi u njoh me provat e organit të akuzës, e cilësoi “të ligjshëm” arrestimin e 58-vjeçarit dhe caktoi për vrasësin Fetah Marra masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat. Idris Kazazi, avokati i vrasësit, i caktuar nga shteti, ka deklaruar se vrasësi e ka pranuar krimim dhe ka shprehur pendesë.

Në lidhje me faktin që gruaja u gjet gjysëm e zhveshur në kanal, vrasësi ka deklaruar se në momentin e tërheqjes zvarrë për ta hedhur në kanal,i janë hequr tutat.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Përplasi dy kalimtarët në afërsi të City Mall, policia arreston shoferin 22 vjeçar

Published

on

By

Shoferi i ri i vili shkaktoi aksidentin e djeshëm në afërsi të City Mall është arrestuar nga policia.

Mësohet se 22 vjeçari ka qënë shofer i ri në eksperinecë pasi vetëm një vit më parë ishte pajisur me patentë, teksa ka humbur kontrollin duke kaluar në korsinë e kalimtarëve. Si pasojë ka marrë përpara dy persona të dy 24 vjeç.

Kalimi në korsinë e këmbësorëve ka rezultuar fatal për një vajzë të re 24-vjeçare nga Radovishi, e cila ka humbur jetën. I lënduar ka mbetur edhe një këmbësor nga Radovishi, i cili ndodhet në spital. Ata u goditën nga një person 22 vjeçar i cili po ngiste veturën e tipit “Citroen”, shkruan Alsat.

Shoferit i është marrë mostër gjaku dhe urine për të përcaktuar nëse ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo drogës. Menjëherë pas aksidentit, semaforët në kryqëzimin në City Mall nuk kanë funksionuar fare dhe më pas është ndezur vetëm drita e verdhë. Tani mbetet dilema nëse semaforët kanë funksionuar në momentin e aksidentit dhe kush ka kaluar në të kuqe.

Faktori njerëzor është pothuajse gjithmonë shkaktar i aksidenteve, veçanërisht shpejtësia. Vetëm vitin e kaluar, policia regjistroi më shumë se 100,000 shoferë që kanë vozitur shpejtë. Ka pasur edhe një rast kur një automjet ka lëvizur me shpejtësi 300 kilometra në orë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

U vaksinua dy ditë më parë, humb jetën në mënyrë të mistershme i riu në Elbasan

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë dje.

Mësohet se shtetasi Erind Shuteriqi ka ndërruar jetë. Familjarët kanë thënë se i afërmi i tyre ka pësuar atak kardiak.

Shuteriqi ishte vaksinuar para dy ditësh me vaksinën “Pfizer”, që të mbrohej nga Covid. Nuk është kryer ende ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar saktë shkaqet e vdekjes.

I riu nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Continue Reading

 

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares