Connect with us

Kosovë

Shoku i 17 vjeçarit që u vra në Gllogjan zbulon bisedën e fundit me Ledionin: Më tregoi për problemin që kishin…

Published

on

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Gllogjan, dëshmi të tjera vazhdojnë të dalin. Arlind Beka, shoku i Ledion Hamzajt, i mban lotët që të mund ta përshkruajë me fjalën më të mira shokun e tij të bankës, i cili vdiq.

News33 përcjell se vetëm një ditë më parë ai kishte qëndruar bashkë me Ledionin, i cili zakonisht shkonte në shtëpi më herët se të premten mbrëma. Arlindi  kujton që Ledioni ia kishte përmendur ditë më parë një ndodhi në të njëjtin autobus ku u vra.

“Na ka treguar për shoferët që ka pasur probleme diçka, një ditë duke ardhur prej Baballoqit, konflikt shpejtësie muj me thanë, janë shty njëri me tjetrin të dy autobusët, puna për m’i marrë udhëtarët”./News33

Kosovë

Ditë e veçantë për Vjosa Osmanin, vjen në jetë anëtarja e re që gëzon familjen

Published

on

By

Në familjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit sot ka festë dhe gëzim. Osmani është bërë hallë për herë të parë dhe lajmin e ëmbël e ka dhënë ajo vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mirë se erdhe Aura!”, shkruan Vjosa Osmani krahas fotos së mbesës, teksa  falënderon vëllain e saj dhe bashkëshorten e tij për anëtaren e re në familjen e tyre: “Na gëzuat pa fund”. Edhe dy motrat e presidents kanë shprehur lumturinë dhe entuziazmin për ardhjen në jetë të mbesës së tyre.
Continue Reading

Kosovë

E pazakontë! 67-vjeçari në Kosovë zbulon që kishte dy organe gjenitale

Published

on

By

Një ngjarje e pazakontë është zbuluar në Kosovë nga mjekët, ku një 67-vjeçar është konstatuar me dy organe gjenitale. Rastin e ka bërë publik e famshmja ‘Daily Mail’, e cila tregon se mjekët   që operuan në “hernien” e babait të tre fëmijëve u befasuan kur zbuluan se fryrja në ijë nga e cila ankohej ai, në të vërtetë ishte diçka tjetër.

Kirurgët inspektuan masën 15 cm me 10 cm, vetëm për të zbuluar një mitër dhe vezoret që kishte brenda saj, duke e bërë kështu rastin e parë me “Mullerian Persistent (PMDS)” – një gjendje jashtëzakonisht e rrallë që ndodh kur burrat kanë gjithashtu organe riprodhuese femërore.

Vetëm 200 raste janë raportuar në literaturën mjekësore të botës.

Pacienti vuante nga një gungë prej 10 vitesh që bëhej më e madhe kur ngrihej në këmbë ose kollitej, por rrafshohej kur shtrihej. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ai e kishte pasur gungën që nga lindja apo është zhvilluar gjatë rritjes së tij.

Njerëzit me PMDS janë në rrezik më të lartë për të qenë infertilë, por mjekët vunë re se gjendja e pazakontë nuk ndikoi kurrë në aftësitë riprodhuese.

Continue Reading

Kosovë

Masat e reja anti-Covid/ Revoltohen qytetarët në pikën kufitare të RMV me Kosovën: Nuk është normale

Published

on

By

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut kthehen mbrapsht në pikat kufitare me Kosovën. Sipas mediave maqedonase masat e reja kanë shkaktuar revolte tek qytetarët.

Nga sot të gjithë personat që nuk i përmbushin kushtet nuk mund të hynë në territorin e Kosovës. Ky vendim i Qeverisë në Prishtinë ka revoltuar qytetarët, thonë se nuk kanë mundur të informohen në kohë, pasi vendimi u mor shumë shpejt.

“Po na kthyen se na kërkojnë vaksinën e tretë, ka dy i kemi por kjo nuk është normale në gjithë Evropën udhëtojmë me dy vaksina por çfarë të bëjmë”, tha një qytetar.
“Prej kosovarëve është marr vendimi që nuk lejojnë pa tri doza! Po do ta provoj ta shoh nëse dal mirë”- thotë një tjeter.
Nga ana tjetër në hyrje të Maqedonisë shumë makina me shtetas të Kosovës hynin në vendin tonë. Disa prej tyre nuk e dinin që në të kthyer në Kosovë do të jenë të detyruar që të bëjnë test PCR nëse kanë dy doza të vaksinës. Ata që ishin të njoftuar thonë se kostoja për një familje 4 anëtare do të jetë minimumi 100 euro vetëm për testime.

“Nuk e di nuk kemi asnjë informacion … le të na mbajnë nëse duan s’kemi çfarë të bëjmë. A është në rregull? Asgjë jo, por nuk merret vesh është përzier çdo gjë me politikë e me pandemi etj”, shprehet një qytetar.

“Edhe pse kjo nuk është normale për mua se kur i ke dy vaksina ti je i mbrojtur 70% nga kovidi por duhet ti bëjmë patjetër.Kjo nuk është aspak në rregull, por s’kemi ç’të bëjmë”, tha një qytetar.
Autoritetet e Kosovës thonë se këto vendime janë marrë në mbrojtje të mospërhapjes së variantit Omicron. Nga masa lirohen shtetasit e huaj që tranzitojnë përmes territorit Kosovar brenda tre orësh dhe personat nën moshën 12 vjeçare. Nga ana tjetër OBSH kërkoi lehtësim të masave të qarkullimit në të gjitha vendet. Disa prej shteteve tani më kanë vendosur të heqin kufizimet, siç është Britania e Madhe që nga 27 janari do të heq përdorimin e detyrueshëm të maskave dhe pasaportave të vaksinimit. Shembullin e Mbretërisë së Bashkuar pritet ta ndjek Spanja dhe disa vende të tjera të BE-së që synojnë heqjen e izolimit.

Continue Reading

 

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares