Connect with us

Botë

Shqiptarit nga Likova i digjet vetura në Austri, dyshon se iu bë nga kundërshtarët politikë

Published

on

Mëngjesi i së enjtes, për Ardit Z. nga Welsi i Austrisë së Epërme ishte tronditës nga ngjarja që i kishte ndodhur një dite më parë.

Shqiptari nga komuna e Likovës së Maqedonisë së Veriut, që prej një viti ka zgjedhur që në targat e veturës së tij të shënojë “WE OEVP. Me këtë gjestë ai ka dashur të tregoj simpatinë që e ka për partinë e cila qeverisë Austrinë, partia ÖVP. Ky ka qënë dhe motivi që disa persona të panjohur i vënë flakën veturës së tij.

“Në fillim mendova se ishte një shaka e keqe nga kolegët kur dikush më thirri se vetura ime ishte në flakë. Por, kur më telefonoi policia, e kuptova se bëhet fjalë për diçka serioze. Më duket shumë tronditëse që diçka e tillë po ndodh në Austri”

Vetura e Arditit ishte e parkuar në lagjen Neustadt të Welsit. Sipas dyshimeve të deritashme, personat e panjohur, mendohet se e kishin larë veturën e tij me benzinë apo naftë dhe ishin përpjekur t’i vinin flakën.

“Dëshmitarët që kanë kaluar aty pranë, kanë bërë disa video derisa vetura digjej, por ata po ashtu me shishe të ujit kanë arritur edhe ta shuajnë zjarrin si dhe kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë”,  shprehet Ardit

Ekipi i zjarrfikëseve menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Ata kanë shuar zjarrin, ndërsa policia i ka tashmë të gjitha provat.

Për rastin e ndodhur, Arditi thotë se: “Çdokush ka të drejtë të shprehë lirisht mendimin dhe simpatinë e tij për një parti, qoftë me fjalë, shkrim apo fotografi. Ne jetojmë në një Republikë Demokratike ku kritikat ndaj një partie tjetër politike sigurisht që lejohen, por në asnjë mënyrë nuk tolerohen aktet “terroriste”. Aktet e tilla janë shumë të tmerrshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë tonë”./News33

Botë

Lë fëmijën në karrocë jashtë dyqanit dhe futet brenda të blejë, videoja shkakton debat

Published

on

By

Një  tik toker vuri në qendër të sulmeve në tik tok një mama e cila la karrocën me fëmijën jashtë dyqanit për të blerë ushqim me vazjën tjetër të saj.

Një fenomen që e kemi parë edhe në Tiranë dhe që shumë alarmohen dhe e quajnë të papranueshme ndërsa të tjerë thonë se nuk mund të ndodhë asgjë.

Videoja u regjistrua në Los Angeles, dhe djali shoqëron vidoen me mbishkrimin “Do kishit dëshirë tia rrëmbenit fëmijën për ti dhënë një leksion kësaj nëne?”

Vidoeja vetëm 9 sekonda u pa mbi 4.3 milion shikime dhe 590 mijë like në më pak se një javë por shkaktoi mjaft debat mes komentuesve kjo për shkak dhe të zakoneve të secilit shtet.

Për disa komentues kjo është e zakonshme për shkak dhe të shtetit ku jetojnë dhe ku shkalla e kriminalitetit është e ulët.

Një komentues e sheh një veprim të zakonshëm por një tjetër thotë se kjo nuk është e zakonshme në SHBA ku fëmijët ti rrëmbejnë.

Ndërkohë një tjetër shkruante se është shumë normale në disa shtete.

Po ju si e gjykoni? A është normale të lësh fëmijën në karrocë jashtë dyqanit sa të blesh ushqimin?

Mamaja e fëmijës në karrocë doli nga dyqani kur pa gruan që regjistronte të voglin dhe mori karrocën dhe e futi brenda.

Continue Reading

Botë

Ndërron jetë pas betejës së gjatë me kancerin komediani i njohur

Published

on

By

Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare komediani Louie Anderson. Aktori vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin.

Ylli i serialit televiziv “Baskets” dha frymën e tij të fundit në Las Vegas, ku u shtrua në spital në fillim të kësaj jave.  Ai fitoi 3 herë çmimin e rëndësishëm “Emmy”, si dhe luajti disa role në filmat “Search Party”, “Young Sheldon”, “Touched by an Angel”, “Chicago Hope” dhe “Grace Under Fire”, si dhe një film të paharrueshëm në filmin hit të vitit 1986 “Ferris Bueller’s Day Off”.

Anderson është autori i librave më të shitur Dear Dad — Letters From a Adult Child, Goodbye Jumbo… Hello Cruel World, The F Word, how to Survive Your Family, dhe Hey Mami.

Continue Reading

Botë

Kanibali arratiset nga spitali psikiatrik dhe sulmon një grua

Published

on

By

Një kanibal është arratisur nga një spital psikiatrik në Toulouse të Francës.

Mediat vendase bëjnë me dije se kanibali arriti të arratisej duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së stafit.

Ai doli në rrugë dhe sulmoi një grua 72-vjeçare duke e hedhur në tokë. Prokurori tha se një qytetar arriti ta neutralizojë duke e mbajtur deri sa mbërritën forcat e policisë.

Autori akuzohet për dy vrasje në vitin 2013, si dhe për kanibalizëm. Ai është një ish-ushtar i kthyer nga Afganistani i diagnostifikuar me çrregullim të stresit post-traumatik, PTSD.

Continue Reading

 

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares