Connect with us

Kosovë

Pistat e dyshimit, ultimatumi dhe vrasësi në arrati – gjithçka që dihet deri tash për krimin në Gllogjan

Published

on

Një sulm makabër është kryer mbrëmë ndaj një autobusi që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan. Tre persona mbetën të vrarë dhe një person është plagosur.

Të vrarë kanë mbetur dy nxënës dhe shoferi i autobusit. Vrasësi ende është në arrati.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i dha ultimatum vrasësit që të dorëzohet, ndërkaq Policia po heton tri pista që mund të kenë sjellë deri tek ngjarja tragjike.

Një person me kallashnikov i vrau mbrëmë tre persona në një autobus që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan. Nga ky sulm ka mbetur edhe një i plagosur. Në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur shoferi i autobusit që po i transportonte nxënësit. Ndërkaq, ishin plagosur tre nxënës. Dy prej tyre, një vajzë dhe një djalë, nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe vdiqën në Spitalin e Pejës.

Për organet e rendit dorasi është ende i panjohur. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot i dha ultimatum atij që të dorëzohet. Ministri tha se të gjitha kapacitetet shtetërore janë vënë në dispozicion të zbulimit të rastit.

“Unë i bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sepse për çdo ditë ai i rëndon të tjerët, ai që i ndihmon vrasësit implikohet në vepër penale. Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe për qytetarët e Kosovës. Unë mund të garantoj se jemi të vendosur që të gjitha kapacitetet tona shtetërore janë në dispozicion të zbulimit të këtij rasti”, tha ai.

E drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti tha sot, se për këtë rast nuk është i dyshuar vetëm një person. Sipas tij, nga informacionet që kanë marrë në terren, potencialisht janë të përfshirë më shumë se dy persona.

Mehmeti tha se aktualisht janë duke hetuar në tri pista se si mund të ketë ndodhur rasti. Ai ka përjashtuar mundësinë që ky rast ka qenë akt terrorist.

“Aktualisht jemi duke u përballur me një numër të konsiderueshëm të informacioneve rreth rastit dhe kemi sjell njësi shtesë dhe ekspertë të ndryshëm të niveleve hetimore dhe operative. “Mund të flasim për një sistem të diku 2 ose tri pistave të mundshme të hetimit. Të gjitha informacionet që jemi duke i marrë edhe nga provat materiale qojnë në këtë drejtim. Aktualisht po bisedojmë për një person me mundësi të ndërlidhjes edhe me persona të tjerë që nënkupton që mund të ketë më shumë se një të dyshuar. Deri në këtë moment nuk e kemi asnjë të dhënë asnjë provë asnjë informacion që shkon kah akti terrorist ose nga akti  që lidhet me çështje religjioz”, ka thënë ai.

Sot në vendin ku ka ndodhur krimi në Gllogjan, kanë vazhduar ekzaminimet lidhur me rastin. Drejtori i Policisë konfirmoi se janë duke kontrolluar edhe terrenin përreth vendit ku ka ndodhur sulmi me armë.

“Jemi duke e bërë pastrimin e terrenit, përkatësisht shikimin e detajuar të vendit të ngjarjes përfshirë rrethinat ose pjesët anësore të vendit të ngjarjes, përkatësisht vendet ku mund të ketë ndonjë provë, evident tjetër shtesë. Fatkeqësisht ne kemi pasur një mot shumë të keq gjatë gjithë kohës që na ka penguar në këtë shiqim. Na ka penguar  që disa mjete teknike dhe disa mjete që ndihmojnë në gjetjen e gjurmëve të ndryshme. Është dashur që pastrimi i terrenit të fillojë pak me vonesë. Të gjitha njësitet janë në vend të ngjarjes duke e pastruar terren”, ka thënë ai.

Për këtë ngjarje, dje kanë folur edhe dëshmitarët. Një prej dëshmitarëve që ka qenë në autobus në momentin kur ka ndodhur sulmi, ka thënë se sulmi është bëtë nga një person i maskuar me kallash në dorë.

“Jemi kon tu ec me autobus. Edhe na ka dal një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajt drejtë neve. Gjithçka ka ndodh shumë shpejt”, ka thënë ai i cili ka qenë i ulur ne ulëset e para të autobusit.

E vrasësi ende nuk është kapur nga Policia e Kosovës, ndonëse sipas raportimeve mbrëmë janë bastisur tri lokacione, por që nuk është gjetur asgjë.

Autobusi ka qenë duke qarkulluar në relacionin Gjakovë – Deçan, në kohën kur kanë ndodhur të shtënat.

Nuk është ende e qartë nëse autobusi ka qenë cak i të shtënave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e kanë cilësuar ngjarjen si “tronditëse” dhe i kanë ftuar organet e rendit që t’i zbulojnë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë.

Megjithë këto ende nuk dihet ende autori e as motivet e sulmit që tronditi Deçanin mbrëmjen e së premtes.

Ngjarjen e kanë dënuar edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe partive politike në Kosovë.

Ndërkohë, dy nxënësit që mbetën të vdekur gjatë këtij sulmi, do të varrosen nesër në orën 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan.

Kosovë

Ditë e veçantë për Vjosa Osmanin, vjen në jetë anëtarja e re që gëzon familjen

Published

on

By

Në familjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit sot ka festë dhe gëzim. Osmani është bërë hallë për herë të parë dhe lajmin e ëmbël e ka dhënë ajo vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mirë se erdhe Aura!”, shkruan Vjosa Osmani krahas fotos së mbesës, teksa  falënderon vëllain e saj dhe bashkëshorten e tij për anëtaren e re në familjen e tyre: “Na gëzuat pa fund”. Edhe dy motrat e presidents kanë shprehur lumturinë dhe entuziazmin për ardhjen në jetë të mbesës së tyre.
Continue Reading

Kosovë

E pazakontë! 67-vjeçari në Kosovë zbulon që kishte dy organe gjenitale

Published

on

By

Një ngjarje e pazakontë është zbuluar në Kosovë nga mjekët, ku një 67-vjeçar është konstatuar me dy organe gjenitale. Rastin e ka bërë publik e famshmja ‘Daily Mail’, e cila tregon se mjekët   që operuan në “hernien” e babait të tre fëmijëve u befasuan kur zbuluan se fryrja në ijë nga e cila ankohej ai, në të vërtetë ishte diçka tjetër.

Kirurgët inspektuan masën 15 cm me 10 cm, vetëm për të zbuluar një mitër dhe vezoret që kishte brenda saj, duke e bërë kështu rastin e parë me “Mullerian Persistent (PMDS)” – një gjendje jashtëzakonisht e rrallë që ndodh kur burrat kanë gjithashtu organe riprodhuese femërore.

Vetëm 200 raste janë raportuar në literaturën mjekësore të botës.

Pacienti vuante nga një gungë prej 10 vitesh që bëhej më e madhe kur ngrihej në këmbë ose kollitej, por rrafshohej kur shtrihej. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ai e kishte pasur gungën që nga lindja apo është zhvilluar gjatë rritjes së tij.

Njerëzit me PMDS janë në rrezik më të lartë për të qenë infertilë, por mjekët vunë re se gjendja e pazakontë nuk ndikoi kurrë në aftësitë riprodhuese.

Continue Reading

Kosovë

Masat e reja anti-Covid/ Revoltohen qytetarët në pikën kufitare të RMV me Kosovën: Nuk është normale

Published

on

By

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut kthehen mbrapsht në pikat kufitare me Kosovën. Sipas mediave maqedonase masat e reja kanë shkaktuar revolte tek qytetarët.

Nga sot të gjithë personat që nuk i përmbushin kushtet nuk mund të hynë në territorin e Kosovës. Ky vendim i Qeverisë në Prishtinë ka revoltuar qytetarët, thonë se nuk kanë mundur të informohen në kohë, pasi vendimi u mor shumë shpejt.

“Po na kthyen se na kërkojnë vaksinën e tretë, ka dy i kemi por kjo nuk është normale në gjithë Evropën udhëtojmë me dy vaksina por çfarë të bëjmë”, tha një qytetar.
“Prej kosovarëve është marr vendimi që nuk lejojnë pa tri doza! Po do ta provoj ta shoh nëse dal mirë”- thotë një tjeter.
Nga ana tjetër në hyrje të Maqedonisë shumë makina me shtetas të Kosovës hynin në vendin tonë. Disa prej tyre nuk e dinin që në të kthyer në Kosovë do të jenë të detyruar që të bëjnë test PCR nëse kanë dy doza të vaksinës. Ata që ishin të njoftuar thonë se kostoja për një familje 4 anëtare do të jetë minimumi 100 euro vetëm për testime.

“Nuk e di nuk kemi asnjë informacion … le të na mbajnë nëse duan s’kemi çfarë të bëjmë. A është në rregull? Asgjë jo, por nuk merret vesh është përzier çdo gjë me politikë e me pandemi etj”, shprehet një qytetar.

“Edhe pse kjo nuk është normale për mua se kur i ke dy vaksina ti je i mbrojtur 70% nga kovidi por duhet ti bëjmë patjetër.Kjo nuk është aspak në rregull, por s’kemi ç’të bëjmë”, tha një qytetar.
Autoritetet e Kosovës thonë se këto vendime janë marrë në mbrojtje të mospërhapjes së variantit Omicron. Nga masa lirohen shtetasit e huaj që tranzitojnë përmes territorit Kosovar brenda tre orësh dhe personat nën moshën 12 vjeçare. Nga ana tjetër OBSH kërkoi lehtësim të masave të qarkullimit në të gjitha vendet. Disa prej shteteve tani më kanë vendosur të heqin kufizimet, siç është Britania e Madhe që nga 27 janari do të heq përdorimin e detyrueshëm të maskave dhe pasaportave të vaksinimit. Shembullin e Mbretërisë së Bashkuar pritet ta ndjek Spanja dhe disa vende të tjera të BE-së që synojnë heqjen e izolimit.

Continue Reading

 

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares