Connect with us

Maqedoni

Koka: Populli na do të bashkuar, nëse Alternativa bëhet palë me Qeverinë harron premtimet që i ka bërë qytetarëve

Published

on

Kryetari i degës së ASH-së në Çair, Zudi Enuzi Koka ka reaguar në lidhje me “luftën” e shpallur në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook Koka shkruan se kjo luftë e nxitur nga njerëz dashakeq “nuk na duhet” dhe nëse Alternativa  do të bëhet palë me Qeverinë, ato do të jenë në kundërshtim me premtimet që i kanë bërë popullit.

Sipas tij dëshira për të qëndruar bashkë është e madhe, pasi dhe vetë populli e do këtë gjë.

“Lufta facebookiane e nxitur nga njerëz dashakeq nuk na duhet, edhe nëse Alternativa bëhet pjesë e Qeverisë, ky vendim sigurisht do të jetë në kundërshtim me vetveten dhe atë se çka i kanë premtuar popullit. Do të kishim dashur që të qëndronin në koalicion me ne dhe të vazhdojmë të luftojmë së bashku për rrëzimin e kësaj qeverie. Mos të harrojmë se populli na duan të bashkuar”, shkruan ai/news33.

Lajme

Masat e reja/ Dr.Ilir Hasani i reagon minisrit kosovar: Urgjentisht të shqyrtohet vendimi!

Published

on

By

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani ka reaguar në rrjetin e tij Facebook  pas vendosjes së masave të reja për mbrojtje nga Covid-19 në Kosovë. Neës33.tv përcjell se ka bërë thirrje   homologut të  tij kosovarë Rifat Latifi që të shqyrtojnë vendimin për qarkullim mes qytetarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

“Kufizimi i lëvizjes mes Kosoves dhe Maqedonisë epidemiologjikisht ska asnjëfar peshe për momentin. Situata epidemiologjike këndej dhe mëtan “gardhit” esht lart poshtë e njëjtë. Nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të ministrit Latifi se kend prej kujt po e mbron? Me shumë vështirësi dhe mezi e bëmë hapjen e kufirit, pas kufizimeve të para që ishin vendosur në fillim të pandemisë. Një vendim i tillë i kufizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve tanë, kur tan bota fillon ti tërheq kufizimet dhe certifikatat, do reflektoj në vështirësi të panevojshme në plan ekonomik, social, shpirtnor, etj. Ministër, kolegu im Latifi, respekt si profesionist që je, por vendimin duhet ta rishqyrtojsh urgjentisht”, ka shkruar Hasani.

Continue Reading

Lajme

Prindërit kundër maskave në shkolla, si do të zhvillohet gjysmëvjetori i dytë?

Published

on

By

Rreth 12 mijë prindër nga nisma “Stop bartjes së maskave në shkollë” kërkojnë të shfuqizohet mbajtja e maskave për nxënësit. Trajçe, prind i dy fëmijëve habitet se si fëmijët me prindërit e tyre nëpër kafene e kënde lojërash qëndrojnë pa maska, e në shkollë detyrohen t’i vendosin.

“Është absurd që fëmijët të mbajnë maska kur jemi në situatë kur askush nuk po i bartë maskat, duam ta pranojmë ose jo. Unë nuk njoh ndonjë person të rritur që bartë maskën për 8-9 orë pa ndërprerje, ndërsa e njëjta praktikohet te fëmijët. Më tragjikja është se një pjesë e nxënësve tashmë dy vjet po bartin maska” – thotë Trajçe Petkovski.

Trajçe druan edhe për shëndetin mendor të fëmijëve, se detyrimi për mbajtje të maskës mund të sjellë ankth dhe fobi të ndryshme.

“Paramendoni sikur ju si fëmijë të jeni të bombarduar për dy vjet, vaksina, të sëmurë, të vdekur, kujdes këtë, mos e bëj atë, mos po teshtin ai, mos kollitet tjetri. Këto janë trauma të mëdha të cilat ne të rriturit nuk i vërejmë, por fëmijët i marrin si informacione dhe janë trauma për tërë jetën. Duhet që të ndërpritet kjo dhe të krijojmë gjenerata të reja të shëndosha, që do të jenë e ardhmja e Maqedonisë”

Ndërkaq, ditëve në vijim Komisionit për sëmundje ngjitëse do të diskutojë mbi këtë temë

Continue Reading

Lajme

Fatmir Limani fotografohet me Arjanit Hoxha në një takim në Shkup, çfarë po bisedohet?

Published

on

By

 Ditën e sotme Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha është parë në një takim me Fatmir Limanin, kandidatin e pavarur për komunën e Kërçovës në zgjedhjet e fundit.

Foto është dërguar në adresë të INA nga dëshmitarë të këtij takimi që është zhvillu në një lokal të njohur në Shkup.

Ditët e fundit  po përflitet se  po bisedohet për angazhimin politik të Limanit në Lëvizjen BESA,por ende gjithçka është  jozyrtare.

Limani ishte kandidat i pavarur në zgjedhjet e fundit lokale në Kërçove ku grumbulloi afër 5000 vota si dhe lista e tij e këshilltarëve siguroi 3 mandate në Këshillin Komunal.

Continue Reading

 

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares