Connect with us

Lajme

Ndryshimet e para në administratë, Zudi Koka në krye të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup

Published

on

Në javët në vazhdim priten të jenë vendimtare për të parë se me cilat drejtori do udhëheqin kuadrot e koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa në Komunën e Shkupit pas fitores së kandidates së pavarur për të parën e Shkupit, Danella Arsovska e cila u përkrah nga opozita shqiptare në zgjedhjet lokale të fundit.

Burimet nga koalicioni ASH-AAA bëjnë me dije se jozyrtarisht Zudi Enuzi – Koka këshilltari i sapozgjedhur në Komunën e Çairit nga kuloare tjera brenda strukturave të koalicionit përflitet si Drejtor i mundshëm i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, përcjell News33.

Zudi Enuzi – Koka ishte bartës i listës për këshillin komunal të Çairit nga ASH-AAA.

Lajme

“E turpshme, nuk mundet dikush të…”! Revoltohet Bora Zemani, çfarë i ka ndodhur moderatores?!

Published

on

By

Bora Zemani aktualisht është moderatorja më e dashur dhe më e përfolur në mediat rozë. Kjo pas historisë së dashurisë me aktorin Donald Veshaj.

Kjo bëri që Bora të ketë fansa të shumtë e që e mbështesin atë përmes formave të ndryshme.

Por një gjë që kanë bërë së fundmi ata, nuk i ka pëlqyer aspak moderatores. Madje ajo është revoltuar me ta.

Çështja ka të bëjë me hapjen e një “Instagrami” të rrejshëm në emër të djalit të saj Arborit.

 

“Ky nuk eshte insta i Arbori! Ju lutem beni report!!! Nuk mundet dikush te hapi nje faqe femije dhe aq me teper te flasi ne emer te tij! E turpshme!!, ka shkruar Zemani.

Continue Reading

Lajme

Masat e reja/ Dr.Ilir Hasani i reagon minisrit kosovar: Urgjentisht të shqyrtohet vendimi!

Published

on

By

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani ka reaguar në rrjetin e tij Facebook  pas vendosjes së masave të reja për mbrojtje nga Covid-19 në Kosovë. Neës33.tv përcjell se ka bërë thirrje   homologut të  tij kosovarë Rifat Latifi që të shqyrtojnë vendimin për qarkullim mes qytetarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

“Kufizimi i lëvizjes mes Kosoves dhe Maqedonisë epidemiologjikisht ska asnjëfar peshe për momentin. Situata epidemiologjike këndej dhe mëtan “gardhit” esht lart poshtë e njëjtë. Nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të ministrit Latifi se kend prej kujt po e mbron? Me shumë vështirësi dhe mezi e bëmë hapjen e kufirit, pas kufizimeve të para që ishin vendosur në fillim të pandemisë. Një vendim i tillë i kufizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve tanë, kur tan bota fillon ti tërheq kufizimet dhe certifikatat, do reflektoj në vështirësi të panevojshme në plan ekonomik, social, shpirtnor, etj. Ministër, kolegu im Latifi, respekt si profesionist që je, por vendimin duhet ta rishqyrtojsh urgjentisht”, ka shkruar Hasani.

Continue Reading

Lajme

Nga fejesa me futbollistin, fotot nudo te jeta e vështirë/ Çfarë fshihet pas mbiemrit të Beniada Nishanit?

Published

on

By

Beniada Nishani (Jakic) është një konkurentet më të spikatura të “Big Brother VIP”. Ajo i ka bërë të gjithë për vete me tipin e saj lozonjar dhe të folurën me vështirësi në gjuhën shqipe.

Emri i saj bëri bujë katër vjet më parë, për faktin që ishte imazh i “Playboy” në Portugali dhe kur pozoi nudo për GQ në Itali.

Ajo ka lindur në Durrës më në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali. Beniada njihet jo vetëm si fotomodele, por edhe si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të Mediaset.

“Shumë persona kuriozohen për origjinën time, duke u nisur nga mbiemri Nishani. Unë jam mbesa e Presidentit Bujar Nishani, që është kushëriri i tim eti, dhe bashkë ata janë si vëllezër. Por në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, kam vendosur të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakic (mbiemri i nënës sime)”, ka treguar ajo dikur për revistën “Story”.

Mirëpo, duket se që të arrijë deri këtu fama e saj nuk ka qenë kaq e lehtë, pasi bukuroshes i është dashur të sakrifikojë shumë.
Në një bisedë që ka pasur me Sarën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ajo ka zbuluar se për tre vite ka paguar 700 euro për një dhomë të vogël me qira në Milano. Edhe pse ishin shumë para, ajo nuk hoqi dorë nga ëndrra për të jetuar në këtë vend që e pëlqente shumë.

Nishani tha se ia ka dalë e vetme, sepse babai i saj vendosi të mos e ndihmonte me të ardhura, ngaqë nuk donte që ajo të shkëputej nga shtëpia dhe të jetonte vetëm.

Continue Reading

 

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares