Connect with us

Uncategorized

LLATASI, ZËRI I VMRO-SË DHE DANELLA ARSOVSKËS, VOTAT SHQIPTARE I QUAN VOTA KRIMINELE

Published

on

Pas një kohe të gjatë, gjatë ditës të zgjedhjeve, kishim mundësi nëpër ekranet televizive të shohim kthimin në skenë të analistëve të njohur, analistë që njihen si mbështetës të VMRO-së dhe analistë që kanë njollosur shqiptarët ndër vite kudo që ju është dhënë mundësia.

Një ndër ata analist është edhe gazetari Llatas i cili njihet si bashkëpunëtorë I ngushtë i VMRO-së antishqipëtare të Nikolla Gruevskit.

Në kolumnëv e tij të rradhës Llatas pas asnjë mëdyshje i quan votat shqipëtare si “vota kriminele” dhe “vota të narkodilerëve”. Ja cka ka shkruar ai në kolumnën e tij për webfaqen Republika.

“Petre Shilegov, modeli i trafikantëve të drogës, hyn në raundin e dytë me 6,000 vota më pak se Danela Arsovska. Nëse nuk do të ishin trafikantët e tij të drogës, ai do të kishte humbur nga Danela në raundin e parë. Ja ku fitoi Petre Shilegov më shumë vota se Danela Arsovska: +6,000 vota për të në Saraj, +7,500 në Çair, +2,000 në Shutkë… Fat që, Haraçina nuk voton për Shkupin pasiqë ky është rrethi i drogës që mbrohet nga qeveria e LSDM -së dhe BDI -së për të dhënë vota.”

Shtrohet pyetja, a mendon Llatas njejtë edhe për shqiptarët e këtyre lagjeve të cilët ja dhanë votën Danella Arsovskës, ose të njejtin i konsideron si “dobri shiptari”?

Në linkun më poshtë e keni kolumnën e tërë e postuar në webfaqen e republikës.

Промени – Република (republika.mk)

Uncategorized

Vazhdon debati për Qeverinë e re

Published

on

By

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar dita e dytë e diskutimit për Qeverinë e re.

Edhe sot opozita ka kritikuar pushtetin se Qeveria e re është vazhdim i Qeverisë së Zoran Zaev dhe se mandatari Dimitar Kovaçevski është piun i Zaevit.

Deputetë e opozitës shqiptare kanë kritikuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi pasi i njëjti nuk vazhdoi me listën e radhitjes së deputetëve për fjalë që kishte mbetur përgjysmë dje, me ndërprerjen e seancës.

Xhaferi sqaroi se sot vazhdohet me listë të re. Seanca vijoi me përplasje mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe partive pjesë të shumicës parlamentare.

Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, diskutimi për programin dhe përbërjen qeveritare zhvillohet dy ditë.

Seanca filloi dje, ndërkaq votimi i Qeverisë së re duhet të bëhet para mesnatës.

Continue Reading

Uncategorized

Tragjedia e familjes kosovare në Gjermani, burri qëllon për vdekje dy djemtë e tij, bashkëshortja zgjohet nga koma

Published

on

By

Avdije R, gruaja me prejardhje nga Kosova që dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga burri i saj nga Ponosheci i Gjakovës, është zgjuar nga koma artificiale, raporton mediumi gjerman “Bild”.

Ajo i mbijetoi gjakderdhjes së tmerrshme të shkaktuar nga burri i saj, por ende nuk është në gjendje të merret në pyetje, raporton Bild.

Bild shkruan sot se Flamur R. (44) qëlloi dy djemtë e tij (11, 13) dhe gruan e tij Advije R. (38), pastaj veten në shtëpinë e tyre në Hamburg të Gjermanisë.

Mbijetoi vetëm Advije R., e shtrirë në spital me disa plagë me armë zjarri. Tani ajo është zgjuar nga koma artificiale.

Si e priti vdekjen e djemve dhe çfarë e shtyu babanë në aktin e tij gjakatar, 38-vjeçarja nuk mund të pyetet ende.

“Ju nuk mund ta merrni ende në pyetje sepse, sipas vlerësimit mjekësor, ajo nuk është ende e gatshme,” tha kryeprokurorja Ulla Hingst të enjten.

Sipas konstatimeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë me nga një të shtënë djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç në orët e vona të mbrëmjes së 26 dhjetorit, përpara se të qëllonte veten me armë.

Advije R. u plagos rëndë në spital me disa plagë me armë zjarri dhe fillimisht ishte në gjendje kome artificiale.

Nga provat mjeko-ligjore rezulton se Flamur R. ka tërhequr këmbëzën të paktën tetë herë. “Tetë gëzhoja u gjetën në shtëpi,” tha Hingst.

Mësohet se 44-vjeçari nuk kishte patentë armësh. Motivi i tij mbetet i paqartë.

 

 

 

 

 

 

Continue Reading

Uncategorized

TRAGJIKE/ Aksident masiv në Milot – Rubik, një prej mjeteve përfshihet nga flaka, ndërron jetë 3 vjeçari

Published

on

By

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Rubik, në të cilin janë përfshirë 3 makina.

Një prej mjeteve është përfshirë nga flakët, ndërkohë që mësohet se ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./shkruan newsbomb, përcjell news33.tv

Continue Reading

 

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares