Connect with us

Lajme

Skandal! Qeni i shtrirë në mes të shtretërve në spitalin e Kërçovës (VIDEO)

Published

on

Kosovë

Çitaku: Pse Vjosa Osmani e Albin Kurti e urrejnë Edi Ramën

Published

on

By

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka kritikuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe ministren e Jashtme dhe të Diasporës Donika Gërvalla-Schëarz.

Kjo pasi sipas saj asnjëri nga ta nuk reaguan për fjalimin e djeshëm të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Çitaku tha se Osmani, Kurti dhe Gërvalla e urrejnë Ramën.

“Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën. Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karrshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB”, tha Çitaku.

Kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku ndër të tjera kërkoi rrëzimin e raportit të Dick Marty për trafik organesh në Kosovë, si dhe miratimin e një raporti të ri në OKB, që sado pak do të zhbëjë ato dëme të shkaktuara nga raporti fiktiv i Dick Marty.

Continue Reading

Botë

Kemi nevojë të nxisim ekonominë, kryeministrja britanike premton lehtësime për emigrantët

Published

on

By

Rregullat e imigracionit do të zbuten në Britaninë e Madhe, si pjesë e misionit të kryeministres Liz Truss për të lehtësuar mungesat e fuqisë punëtore dhe për të nxitur rritjen e ekonomisë në vend.

Truss është përballur me kërkesat e industrisë për më shumë punëtorë migrantë për t’u dhënë viza për të ardhur në Britani, pasi mungesa e fuqisë punëtore është një nga shqetësimet kryesore të shprehura nga punëdhënësit në një sërë sektorësh, shkruan The Independent.

Gjatë fushatës së saj për udhëheqjen konservatore, Truss premtoi të trajtojë mungesat e fuqisë punëtore në bujqësi, të shkaktuara pjesërisht nga kufizimet e lirisë së lëvizjes pas Brexit dhe të theksuara nga pandemia.

Një raport i fundit i qeverisë paralajmëroi se mungesa të tilla po ndikonin negativisht në sektorin e ushqimit dhe bujqësisë.

Qeveria pritet të përcaktojë planin e saj për reformën e migracionit më vonë këtë vit.

Continue Reading

Botë

Përmbytjet në Itali, qytetari shkon të votojë me kanoe

Published

on

By

Teksa vendi është në zgjedhje parlamentare, disa zona po përballen me reshje shiu dhe përmbytje. Ishulli Ischia mëngjesin e sotëm ajo u zgjua me pjesë të rrugëve të përmbytura për shkak të motit të keq.

Në ditën e zgjedhjeve në Itali ka edhe nga ata që nuk heqin dorë nga vota dhe kalojnë rrugët e Corso di Lacco Ameno, me kanoe.

Për qytetarin italian, Michele Schiano vota është e shenjtë dhe ai vendosi me çdo kusht që të hidhte votën për të preferuarin e tij.

Continue Reading

 

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares