Connect with us

Lajme

VIDEO/ Këngëtarja greke këndon shqip “25 gërsheta”

Këngëtarja greke Glikeria ka surprizuar duke kënduar në gjuhën shqipe. Ajo kishte zgjedhur këngën e famshme të Eli Farës, “25 gërsheta” të cilën e ka sjellë në kanalin televiziv MEGA.

Videoja është shpërndarë nga shumë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Greqi. Kënga e ishte përpunuar nga muzikanti shqiptar në Greqi, Dasho Kurti.

©LAPSI.al

Lajme

Tragjike në Vlorë, 23 vjeçarja ndërron jetë pas operacionit

Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës.

Bëhet me dje se 23-vjeçarja ka ndërruar jetë pas një operacioni që kishte bërë pasi ishte diagnostifikuar me infeksion në bark.

Mësohet se pas operacionit e reja ka kaluar në gjendje shoku, ku për pasojë ka ndërruar jetë. Edhe pse mjekët kanë ndërhyrë menjëherë duket se e kanë pasur të pamundur për ta rikthyer në jetë.

Nuk dihet ende se çfarë kompikacionesh ka pasur 23-vjeçarja që I ka shkaktuar vdekjen.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Rast tragjik në Xhon Kenedi, grabitet barnatorja, nga stresi vdes pronari

Në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair pas grabitjes së një barnatoreje, ka ndërruar jetë pronari i saj, A.S., 40-vjeçar si pasojë e stresit që ka marrë.

“Më 22.09.2021 në ora 20.40 është denoncuar se në një barnatore në rrugën “Xhon Kenedi” një person duke kërcënuar me thikë të punësuarën, e ka marrë qarkullimin ditor. Pas dhjetë minutash më vonë në barnatore ka ardhur pronari A.S.(40), të cilit, sipas të denoncimit, i është përkeqësuar. Për kohë të shkurtër në barnatore ka ardhur Ndihma e Shpejtë dhe me veturën e tyre është dërguar në kompleksin “Nënë Tereza” – Klinika e Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Botë

Po jepnin emisionin “Live”, burri shfaqet lakuriq pas moderatorëve (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në emisionin NBC ” Today ” në Amerikë.
Teksa emisioni po transmetohej ‘Live’ pas prezantuesve ka kaluar një burrë i zhveshur, i cili po bënte vrap.

Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga prezantuesit Hoda Kotb , Savannah Guthrie dhe Craig Melvin, të cilët njoftuan publikun që një burrë lakuriq të kalonte pas rrugës Manhattan.

Menjëherë në emision u futën reklama, në mënyrë që burri të mos kalonte sërish i zhveshur prapa studios televizive e cila shihet se është e rrethuar me xhama.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares