Connect with us

Lajme

Osama Muadini siguron harxhimet nga Komuna e Kumanovës për Ylli Bilallin për pjesmarrje në Kampionin Evropian në Karate!

Pas aksionit në rrjetet sociale nga Klubi i Karates “Bashkimi 2002” për t’i siguruar mjete finansiare për pjesmarrjen e Ylli Bilallit në Kampionatin Evropian në Tempere të Finlandës, nga 20-22 gusht, këshilltari i Aleancës për shqiptarët ka kontribuar që të sigurohen gjysma e mjeteve të nevojshme nga ana e Komunës së Kumanovës, njofton News33.

“Ftesës sonë iu përgjigjen pozitivisht mjaft dashamire te sportit, përmes te cilëve u mundësua grumbullimi i mjeteve për pjesëmarrje ne ketë ngjarje kaq te rëndësishme sportive, për garuesin tone dhe për ne si klub. Andaj, ne krye te herës, duam te falënderojmë kryetarin e Kumanovës z. Maksim Dimitrievski i cili nga buxheti komunal ndau 30 000 dinarë, dhe përveç qe na përgëzoi për suksesin na beri ftese, duke na e lenë derën te hapur qe sa here te kemi nevoje per ndihme te kësaj natyre t’u drejtohemi gjithsesi. Gjithashtu, nje falenderim te posaçem për Keshilltarin ne Kuvendin Komunal, z. Osman Muadini, i cili kontribuoi në përpilimin dhe insistimin e kërkesës sonë në drejtim të komunës dhe venien e kontaktit me kryetarin e Kumanoves. Jemi në pritje të një përgjigje pozitive edhe nga Lidhja e Sporteve të Kumanovës, që finansiarisht të ndihmojnë pjesmarrjen e Yllit në këtë kampionat evropian. Fteses sone i jane pergjigjur edhe dy dashamire sportiv dhe tonet, te cilet shprehen kerkese qe te mbeten anonim per opinioni e te cilet i falenderojme perzemersisht per ndihmen e dhene. Vlene te theksojme qe nje pjese te shpenzimeve se fundmi jane afruar per t’i mbuluar edhe Agjencioni per Rini dhe Sport dhe Unioni i Karatese se klubeve shqiptare ne MV. Me shpresen dhe besimin qe do te kemi paraqitje te suksesshme dhe serioze edhe nje here i falenderojme donuesit e larteshenuar qe mundesuan pjesemarrjen e garuesit tone ne kete ngjarje te rendesishme sportive dhe per mundesine qe permes këtyre ndimhmave te kemi pergatitje me cilesore gjate kesaj faze pergatitore neper te cilen po kalojmë aktualisht.

Lajme

Tragjike në Vlorë, 23 vjeçarja ndërron jetë pas operacionit

Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës.

Bëhet me dje se 23-vjeçarja ka ndërruar jetë pas një operacioni që kishte bërë pasi ishte diagnostifikuar me infeksion në bark.

Mësohet se pas operacionit e reja ka kaluar në gjendje shoku, ku për pasojë ka ndërruar jetë. Edhe pse mjekët kanë ndërhyrë menjëherë duket se e kanë pasur të pamundur për ta rikthyer në jetë.

Nuk dihet ende se çfarë kompikacionesh ka pasur 23-vjeçarja që I ka shkaktuar vdekjen.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Rast tragjik në Xhon Kenedi, grabitet barnatorja, nga stresi vdes pronari

Në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair pas grabitjes së një barnatoreje, ka ndërruar jetë pronari i saj, A.S., 40-vjeçar si pasojë e stresit që ka marrë.

“Më 22.09.2021 në ora 20.40 është denoncuar se në një barnatore në rrugën “Xhon Kenedi” një person duke kërcënuar me thikë të punësuarën, e ka marrë qarkullimin ditor. Pas dhjetë minutash më vonë në barnatore ka ardhur pronari A.S.(40), të cilit, sipas të denoncimit, i është përkeqësuar. Për kohë të shkurtër në barnatore ka ardhur Ndihma e Shpejtë dhe me veturën e tyre është dërguar në kompleksin “Nënë Tereza” – Klinika e Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Botë

Po jepnin emisionin “Live”, burri shfaqet lakuriq pas moderatorëve (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në emisionin NBC ” Today ” në Amerikë.
Teksa emisioni po transmetohej ‘Live’ pas prezantuesve ka kaluar një burrë i zhveshur, i cili po bënte vrap.

Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga prezantuesit Hoda Kotb , Savannah Guthrie dhe Craig Melvin, të cilët njoftuan publikun që një burrë lakuriq të kalonte pas rrugës Manhattan.

Menjëherë në emision u futën reklama, në mënyrë që burri të mos kalonte sërish i zhveshur prapa studios televizive e cila shihet se është e rrethuar me xhama.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares