Connect with us

Kosovë

Situata me zjarret në Kosovë, katër vatra aktive

Numri i vatrave aktive me zjarr në vend ka në katër, nga 50 sa ishin.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj.

“Situata me zjarre në Kosovë, ora 10.00. Numri i vatrave të zjarrit ka rënë. Aktualisht janë aktive katër  vatra zjarri”.

Koqinaj bëri të ditur se në Suharekë, rajoni i Prizrenit janë dy lokacione: Vraniç dhe Bukosh, pastaj Parku Nacional “Bjeshkët e Nemuna” dhe në Janjevë, zjarr fushor dhe malor.

“Në të gjitha këto lokacione , NJPZSH  janë në veprim, deri sa në Rajonin e Pejës, Bjeshkët e Nemuna në  veprim përveç NJPZSH( Njësive Profesionale Zjarre fikje Shpëtim) janë edhe njësi të FSK-së dhe mbështetje sipas kërkesës edhe nga KFOR-i”.

Ndryshe, deri tani lidhur me zjarrvënie, ​Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar. Njëri është arrestuar në Zubin Potok dhe tjetri në Babimovc të Obiliqit. /Telegrafi/

Kosovë

“Vendimi për targat i drejtë”, Kurti: I vetmi person që do incidente është Vuçiç

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka folur për situatën në veri me rastin e aplikimit të masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

Kurti tha se i vetmi person i icli kërkon incidente është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë, sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog”, tha kryeministri.

Kujtojmë se dy ditë më parë qeveria e Kosovës vendosi që automjetet me targa serbe duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës dhe ta paguajnë një taksë për këtë.

Continue Reading

Kosovë

Qytetarët mbushin makinat me ushqime e pije për policët në Veri të Kosovës

Të shumtë kanë qenë atë qytetarë të cilët kanë vendosur që të dërgojnë ushqime për policët e Kosovës, pas vaktit të varfër që u publikua ditën e djeshme me të cilin ushqehen policët.

Në disa foto të cilat qarkulluan në rrjet dje shihej një çantë shumë e varfër e cila mbante një copë bukë, një pashtetë të lirë dhe një jogurt të lirë dhe e cila po iu shërbehet policëve të Kosovës në Bërnjak.

Një pamje e tillë ka prekur shumë qytetarë, të cilët janë shprehur të indinjuar me ushqimin që u shërbehet Policëve të Kosovës, ndërkohë që ata po përballen me protestuesit serbë dhe me strukturat e dyshimta kriminale në veri për shkak të vendimit për reciprocitet në targa.

Prandaj dhe qytetarët kanë dërguar për policët pije dhe ushqime të shumta.

Continue Reading

Kosovë

Vendimi i Kosovës për targat, serbët në protestë, vijojn të mbyllura i pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut

Është dita e tretë sot që dogana në Jarinjë dhe në Bërnjak vijon të jetë e bllokuar. Serbët vijojnë të protestojnë pas marrjes së vendmit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave.

Që do të thotë se makinat me targa serbe nuk hyjnë dot në Kosovë, por duhet të pajisen me targa të Kosovës përkohësisht.

Protestuesit edhe gjatë natës kanë mbetur në doganë duke këkruar që vendimi të ndryshohet. Kujtojmë që qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targa duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares