Connect with us

Lajme

Ali Ahmeti ua uron shqiptarëve Ilindenin

Kryetari i BDI-së ka uruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut festën e Ilindenit.

“Festa e sotme na gjenë në vigjilje të 20 vjetorit të Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe të 30 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Si edhe para 118 viteve, kjo ditë i takon të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sot kur po ndërtojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë jemi afër idealit për liri dhe barazi të kryengritësve të bashkuar të Krushevës.

Jetojmë në të njejin qiell, thithim të njejtin ajër, na ngroh i njejti diell, duam paqën, sigurinë, stabilitetin dhe përparimin, në frymën e manifestit të kryengritjes së përbashkët, andaj dhe unë sot po marrë pjesë në shënimet shtetërore për të dërguar porosi që mos ti shmangemi rrugës së duhur të integrimit shoqëror si të barabartë dhe europian si ideal.

jemi bashkë këto vite kemi dëshmuar se vetëm të bashkuar mund të dalim të suksesshëm në sfidat nëpër të cilat kemi hasur.

Gëzuar Dita e Republikës të gjithëve”, ka shkruar Ahmeti./Almakos/

Lajme

Tragjike në Vlorë, 23 vjeçarja ndërron jetë pas operacionit

Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës.

Bëhet me dje se 23-vjeçarja ka ndërruar jetë pas një operacioni që kishte bërë pasi ishte diagnostifikuar me infeksion në bark.

Mësohet se pas operacionit e reja ka kaluar në gjendje shoku, ku për pasojë ka ndërruar jetë. Edhe pse mjekët kanë ndërhyrë menjëherë duket se e kanë pasur të pamundur për ta rikthyer në jetë.

Nuk dihet ende se çfarë kompikacionesh ka pasur 23-vjeçarja që I ka shkaktuar vdekjen.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Rast tragjik në Xhon Kenedi, grabitet barnatorja, nga stresi vdes pronari

Në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair pas grabitjes së një barnatoreje, ka ndërruar jetë pronari i saj, A.S., 40-vjeçar si pasojë e stresit që ka marrë.

“Më 22.09.2021 në ora 20.40 është denoncuar se në një barnatore në rrugën “Xhon Kenedi” një person duke kërcënuar me thikë të punësuarën, e ka marrë qarkullimin ditor. Pas dhjetë minutash më vonë në barnatore ka ardhur pronari A.S.(40), të cilit, sipas të denoncimit, i është përkeqësuar. Për kohë të shkurtër në barnatore ka ardhur Ndihma e Shpejtë dhe me veturën e tyre është dërguar në kompleksin “Nënë Tereza” – Klinika e Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Botë

Po jepnin emisionin “Live”, burri shfaqet lakuriq pas moderatorëve (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në emisionin NBC ” Today ” në Amerikë.
Teksa emisioni po transmetohej ‘Live’ pas prezantuesve ka kaluar një burrë i zhveshur, i cili po bënte vrap.

Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga prezantuesit Hoda Kotb , Savannah Guthrie dhe Craig Melvin, të cilët njoftuan publikun që një burrë lakuriq të kalonte pas rrugës Manhattan.

Menjëherë në emision u futën reklama, në mënyrë që burri të mos kalonte sërish i zhveshur prapa studios televizive e cila shihet se është e rrethuar me xhama.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares