Connect with us

Lajme

Arrestohen tre persona, dy të plagosur, MPB flet për ngjarjet në Saraj

Tre persona nga fshati Bojanë, komuna e Sarajit janë arrestuar pas përleshjeve me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Saraj, njofton News33.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nga përleshja kanë mbetur të lënduar dy persona.

Sipas informacioneve njëri po trajtohen në spitalin e Qytetit kurse tjetri i lënduar po trajtohet në spitalin shtetërorë.

“SPB Shkup ka privuar nga liria AG (23), MG (30) dhe GG (25), të gjithë nga fshati Bojanë, Shkup, me dyshimin se të njëjtit më 27.07.2021 rreth orës 22:40, para një objekti në Saraj, morën pjesë në prishjen e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga atje njoftojnë se rasti ka ndodhur për shkak të një keqkuptimi të vjetër mes grupesh dhe në këtë rast janë përdorur edhe armë zjarri.

“V.G u plagos nga një armë zjarri, dhe ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtator”, dhe F.M. ka pësuar dëmtime nga një objekt i mprehtë dhe është transferuar në Kompleksin e Klinikës Nënë Tereza për trajtim mjekësor. Të tre personat u mbajtën në stacionin policor për procedime të mëtejshme. Po merren masa për zbardhjen e çështjes”, thonë nga MPB./News33/

 

 

 

Kronikë e zezë

Rast tragjik në Xhon Kenedi, grabitet barnatorja, nga stresi vdes pronari

Në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair pas grabitjes së një barnatoreje, ka ndërruar jetë pronari i saj, A.S., 40-vjeçar si pasojë e stresit që ka marrë.

“Më 22.09.2021 në ora 20.40 është denoncuar se në një barnatore në rrugën “Xhon Kenedi” një person duke kërcënuar me thikë të punësuarën, e ka marrë qarkullimin ditor. Pas dhjetë minutash më vonë në barnatore ka ardhur pronari A.S.(40), të cilit, sipas të denoncimit, i është përkeqësuar. Për kohë të shkurtër në barnatore ka ardhur Ndihma e Shpejtë dhe me veturën e tyre është dërguar në kompleksin “Nënë Tereza” – Klinika e Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Botë

Po jepnin emisionin “Live”, burri shfaqet lakuriq pas moderatorëve (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në emisionin NBC ” Today ” në Amerikë.
Teksa emisioni po transmetohej ‘Live’ pas prezantuesve ka kaluar një burrë i zhveshur, i cili po bënte vrap.

Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga prezantuesit Hoda Kotb , Savannah Guthrie dhe Craig Melvin, të cilët njoftuan publikun që një burrë lakuriq të kalonte pas rrugës Manhattan.

Menjëherë në emision u futën reklama, në mënyrë që burri të mos kalonte sërish i zhveshur prapa studios televizive e cila shihet se është e rrethuar me xhama.

Continue Reading

Botë

Industria ushqimore organike biznes në lulëzim; por a janë në të vërtetë më të shëndetshme dhe më të sigurta?

Industria ushqimore organike është një biznes në lulëzim, me shitjet që u rritën vitin e kaluar me 12.4% në 61.9 miliardë dollarë në SHBA.

Sidoqoftë, shumica e njerëzve nuk e dinë se çfarë do të thotë në të vërtetë “organike”.

Sipas Departamentit të Agrokulturës në SHBA, do të thotë që ushqimi është prodhuar duke përdorur metoda organike.

Këto metoda përfshijnë një listë të standardeve federale që adresojnë gjëra të tilla si pjelloria e tokës, kontrolli i dëmtuesve dhe barërave të këqija dhe praktikat e rritjes së kafshëve.

Por ka të dhëna kontradiktore nëse ushqimet organike janë në të vërtetë më të shëndetshme dhe më të sigurta.

Për shembull, një raport i vitit 2005 nga Universiteti i Kalifornisë Riverside sugjeron që mbetjet e pesticideve në kulturat organike dhe konvencionale janë shumë të ulëta për të pasur efekte negative në shëndet.

Shumë ekspertë gjithashtu pajtohen se nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm ushqimor midis të lashtave organike dhe atyre konvencionale.

Për të qenë të sigurt, ekspertët pajtohen që industria ushqimore organike është këtu për të qëndruar.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares