Connect with us

Kuriozitete

Emiratet e Bashkuara Arabe po e krijojnë shiun për të ‘luftuar’ me temperaturat 50 gradë Celsius

Emiratet e Bashkuara Arabe po e krijojnë shiun e tyre duke përdorur dronë që fluturojnë në re dhe lëshojnë ngarkesa elektrike për të mposhtur nxehtësinë prej 50 gradë Celsius.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ata dëshirojnë ta formojnë shiun duke përdorur teknologjinë e dronit që iu jep reve një goditje elektrike, për t’i bërë retë të grumbullohen dhe të prodhojnë reshje.

EBA është një nga vendet më të thata në Tokë, dhe shpreson që teknika mund të ndihmojë në rritjen e reshjeve të pakta vjetore të saj.

Dhe po funksionon. Pamjet e lëshuara nga Qendra Kombëtare e Meteorologjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, tregojnë reshjet si të musonit në të gjithë vendin të cilat krijojnë shtresë shiu në autostrada.

Shirat gjithashtu shihen anës rrugëve derisa shoferët në SUV përpiqen të vozisin në shiun e rrëmbyeshëm – pavarësisht se vendi është në mes të një vale të nxehtë vere ku temperaturat janë rritur mbi 50 gradë Celsius. /Telegrafi/

Kuriozitete

Angelov: Nuk kam frikë nga shkarkimi

Unë nuk kam frikë nga vdekja, dhe jo nga shkarkimi i Qeverisë, tha drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave Stojançe Angelov në një intervistë për “Sitel”.

Ai thotë se Qeveria vendos, dhe atij nuk i intereson.

“Unë do të pranoj çdo vendim. Nuk kam frikë nga vdekja, e jo më nga shkarkimi”, tha Angelov.

Ai tha se zjarri në Koçan ishte menaxhuar me sukses. Thotë se puna e tij është mosmirënjohëse dhe vuri në dukje se kur gjeneralët bëjnë luftë dhe mijëra njerëz vriten, atëherë ata marrin medalje ose përgjegjësi.

Angelov kohët e fundit tha se nëse përcaktohet përgjegjësia e tij, ai do të tërhiqet dhe do të largohet nga vendi./Telegrafi/

Continue Reading

Kuriozitete

Dy vetura filluan të garojnë mes vete, por BMW përfundoi e rrokullisur

Një shembull tjetër i të cilit drejtuesit e prodhuesit gjerman kanë një reputacion të keq.

Videoja tregon një BMW të filmuar me një aparat fotografik nga Mercedes.

Shoferi i BMW -së injoron turmën dhe i ‘dorëzohet’ gazit.

Fillon të bëjë sllallom ku lë gjithnjë e më pak hapësirë ​​të lirë, kështu që ndryshimi i korsive është i shpejtë dhe më i rrezikshëm. Mercedes ndjek hapat e tij dhe regjistron gjithçka.

Një sekondë më vonë, ai ishte dëshmitar i kontaktit të BMW me një veturë tjetër, siç duket një Mini.

Shoferi humbet kontrollin, fluturon jashtë rrugës dhe pasi godet një pemë përmbyset dhe përfundon i rrokullisur. Le të shpresojmë që askush nuk është lënduar rëndë.

Continue Reading

Kuriozitete

Burri garon me qenin për ngrënien e petullave, ja kush fiton

Në internet janë publikuar pamje qesharake, ku një burrë dhe qeni i tij bëjnë një garë interesante – kush po e ha vargun e petullave më shpejt.

Sidoqoftë, ndoshta gara ishte paksa “e padrejtë”, sepse burri për vete kishte vendosur copëza të petullave, ndërsa qeni para vetes kishte petulla të plota, shkruan Gazeta Express.

Videon e ka publikuar tabloidi britanik, Daily Mail, dhe ajo ka marrë rreth 1.000 reagime në Facebook për disa minuta.

Qeni duket garues i fortë, sepse me shpejtësi i përtyp dhe i gëlltit petullat. Nga fundi i vargut me copat e ushqimit, ai i lë petullat e veta dhe ia merr copat pronarit, duke e bërë edhe më qesharake pamjen./Kosovarja/

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares