Connect with us

Lajme

Maqedonia e Veriut rrit pensionet deri në 188 denar

Vendimi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për rritjen e pensioneve për 1.2 për qind ka nxitur reagime të shumë në opinion, kryesisht në mesin e pensionistëve, të cilët vendimin e quajnë “tallje” me dinjitetin e tyre, në kohë kur siç thonë po përballen me rritjen e çmimeve të produkteve elementare ushqimore, që mezi arrijnë t’i sigurojnë me pensionet që marrin.

Sipas vendimit, pensionet me muajit korrik do të jenë më të larta nga 90 (1.50 euro) deri 188 (3 euro) denarë apo mesatarisht nga 120 denarë (2.00 euro).

Bastri Selmani, pensionist nga Shkupi thotë për Radion Evropa e Lirë se merr një pension prej rreth 10 mijë denarë apo 150 euro, ndërsa me rritjen e fundit ka përfituar rritjet prej afër 100 denarë.

“Me vështirësi arrijmë të mbijetojmë. Pensionet janë të ulëta, çfarë të bëjmë me vështirësi ia kalojmë, çmimet ngritjen ndërsa pensionet ulen. Kur të ngriten çmimet, pensionet humbin në vlerë. Tani kanë bërë një rritje prej 100 denarësh, çfarë mund të bëjmë me këto para kur kemi çmimet shkojnë lartë, për shembull një litër vaj ka arritur në 100 denarë, do të thotë me këtë rritje ne mund të marrim vetëm një litër vaj në muaj”, thotë Selmani.

Maqedonia e Veriut numëron rreth 325 mijë pensionistë, prej tyre 64 për qind marrin pension nga 12 mijë deri më 40 mijë denarë. Rreth 98 mijë persona pensionin nuk i kanë më të lartë se 200 euro në muaj, ndërsa një pjesë e konsiderueshme marrin edhe më pak se 150 euro. Nga numri i përgjithshëm i pensionistëve, vetëm 30 prej tyre marrin pension mbi 57 mijë denarë apo rreth 1 mijë euro.

Dragi Argirovski, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve, thotë se rritja e fundit paraqet nënçmim për pensionistët të cilët kanë bërë një jetë punë për ngritjen e këtij shteti, ndërsa në fund shumë prej tyre përfundojnë si raste sociale.

“Kjo rritje e pensioneve është qesharake dhe me të drejtë reagojnë pensionistët, pasi me një rritje të tillë nuk do të mund të blejnë asnjë çokollatë, e të mos flasim për nevojat tjera elementare. Ne konsiderojmë se rritja duhet së paku të ishte nga një mijë denarë (15 euro) apo rritja të jetë në mënyrë lineare me pagat tjera, të jetë në përputhje me rritjen e çmimeve dhe përmbushjen e nevojave tjera”, thotë Argirovski.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska pranon se rritja është e papërfillshme, por se qeveria ka respektuar dispozitat ligjore mbi bazën e të cilave është bërë rritja.

Lajme

Çfarë e kishte pyetur Goran Bregoviç kriminelin e luftës Radovan Karaxhiçin, kur e kishte takuar në një hotel?

Shkruan: Emin Azemi

Tani që po shkon në Korçë, i ftuar të merr pjesë në Festën e Birrës, atij mund t’i bëhen pyetje shtesë mbi takimin  me Karaxhiqin.

Nga ai mund të kërkohet edhe ndonjë sqarim shtesë mbi këngën “Kallashnjikov,  e cila u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Vojislav Sheshelit e “tigrave” të Arkanit.

Kjo nuk është hera e parë që Bregoviqi do të dalë para publikut në Shqipëri. Ai kishte mbajtur koncert të madh në Tiranë në vitin 2014 kur edhe kishte marrë çmimin “Çelësi i Tiranës” në atë kohë nga Edi Rama i cili ishte kryetar i bashkisë.

Goran Bregoviqin nuk e kemi patjetër ta urrejmë që të tregojmë sa patriotë jemi (sepse jo pak shqiptarë i dëgjojnë këngët e tij dhe të Cecës së Arkanit), por e pakta që mund të bëjmë do të ishte që të mos e ftojmë në ndonjë event shqiptar.

Continue Reading

Kuriozitete

Angelov: Nuk kam frikë nga shkarkimi

Unë nuk kam frikë nga vdekja, dhe jo nga shkarkimi i Qeverisë, tha drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave Stojançe Angelov në një intervistë për “Sitel”.

Ai thotë se Qeveria vendos, dhe atij nuk i intereson.

“Unë do të pranoj çdo vendim. Nuk kam frikë nga vdekja, e jo më nga shkarkimi”, tha Angelov.

Ai tha se zjarri në Koçan ishte menaxhuar me sukses. Thotë se puna e tij është mosmirënjohëse dhe vuri në dukje se kur gjeneralët bëjnë luftë dhe mijëra njerëz vriten, atëherë ata marrin medalje ose përgjegjësi.

Angelov kohët e fundit tha se nëse përcaktohet përgjegjësia e tij, ai do të tërhiqet dhe do të largohet nga vendi./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Arrestohen katër persona, dyshohen se shkaktuan zjarret në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar një person, me iniciale Ll.A.(32) nga Republika e Shqipërisë i cili në mënyrë ilegale ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut për shkak se ekziston dyshimi se i njëjti ka shkaktuar zjarr në fshatin Pozharan të Gostivarit.

Një tjetër person dyshohet për zjarrin në Staro Nagoriçan dhe kundër tij janë duke vepruar policët dhe prokurori publik.

Gjatë ditës së djeshme, siç thuhet në njoftim, dy persona janë arrestuar të cilët dyshohet se kanë shkaktuar zjarr para fshatit Bllacë drejt Katllanovës.

“MPB apelon që në mënyrë rigoroze të respektohet ndalesa për lëvizje në pyje, qytetarët maksimalisht t’u shmangen ndezjes së zjarreve, mbeturinave dhe mbetjeve nga të mbjellat, të mos hedhin cigare të pa ndezura dhe të mos hedhin shishe të qelqit dhe mjete të tjera të cilat pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell, mund të shkaktojnë zjarr”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Kanë përkujtuar se shkaktimi i zjarreve, qëllimshëm ose jo, paraqet vepër penale e cila sanksionohet me burg deri në 8 vjet./Telegrafi/

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares