Një grua nga Kentucky, SHBA, është bërë virale pasi ndau së fundmi në TikTok historinë e pazakontë që vjen pas emrit të saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përdoruesja e medieve sociale, me emrin Kristina, shpjegoi se si prindërit e saj bënë një marrëveshje para se ajo të lindte – nëse do të kishin një djalë, nëna e saj po planifikonte ta quante fëmijën me emrin e babait të saj, por nëse do të ishte vajzë, babai i Kristinës do ta zgjidhte emrin.

Kur foshnja erdhi në jetë, ishte një vajzë, dhe derisa nëna e saj ishte po e merrte vetën pas operacionit, babai i saj zgjodhi një emër dhe plotësoi dokumentet e nevojshme.

Kur nëna e saj e mori vetën, ajo kishte tashmë një vajzë me emrin Kristina.

Për disa muaj, ajo pretendon se iu pëlqente emri – por më pas ata zbuluan të vërtetën në lidhje me frymëzimin që qëndron pas tij.

Rezulton se babai i saj kishte pasur një aferë dhe ai vendosi fshehtas ta quante foshnjën e tij me emrin e dashnores – kështu që nëse ai do të fliste pa qëllim dhe do të thoshte aksidentalisht emrin e saj, të gjithë do të mendonin se ai po fliste për vajzën e tij.

“Kur nëna ime erdhi në vete, mendoj se ajo nuk e urrente emrin, kështu që thjesht u pajtua me këtë fakt, por gjithçka ishte në rregull për disa muaj, derisa mamaja ime zbuloi se babai im po e tradhtonte atë… dhe emri i saj ishte Kristina”, thotë ajo derisa shpjegon historinë në TikTok.

“Kështu që nëse ai do të ngatërrohej dhe do e thërriste atë me emrin e gabuar, ai mund të thoshte se po fliste për mua”, potencoi Kristina. /Telegrafi/