Connect with us

Kuriozitete

Mendonit se fshinte stilolapsin? Zgjidhet misteri, ja për çfarë shërben pjesa blu e kësaj gome

Kur kemi qenë në shkollë të gjithë mendonim se pjesa blu e gomës shërbente për të fshirë stilolapsin, mirëpo asnjëhere nuk e arrinim këtë qëllim.

E vetmja gjë që përftonim nga pjesa blu e gomës mbi fletën tonë ishte një njollë e madhe ose një vrimë në fletoren tonë.

Por, problem nuk qëndronte te goma, por te informacioni i gabuar.  Goma fshirëse, e kuqe në njërën anë dhe blu në anën tjetër, ka qenë gjithmonë në qendër të një pyetje: Cili është ndryshimi midis dy ngjyrave?

Për vite me radhë është përfolur se pjesa e kuqe është përdorur për të fshirë lapsin dhe pjesa blu, duke qenë gërryese, për të fshirë stilolapsin, por në të vërtetë nuk ka asnjë shpjegim shkencor për këtë.

Mirëpo, ka marrë fund dilema pasi sot ka mbërritur përgjigjja e pyetjes që ka intigruar disa breza. Pjesa blu nuk përdoret për të fshirë stililapsin, por lapsin, me ndryshimin e vetëm që ndërsa ana e kuqe funksionon vetëm në letër, ana blu është efektive edhe në sipërfaqe më problematike, si kartoni apo papirusi./GazetaExpress/

Kuriozitete

Angelov: Nuk kam frikë nga shkarkimi

Unë nuk kam frikë nga vdekja, dhe jo nga shkarkimi i Qeverisë, tha drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave Stojançe Angelov në një intervistë për “Sitel”.

Ai thotë se Qeveria vendos, dhe atij nuk i intereson.

“Unë do të pranoj çdo vendim. Nuk kam frikë nga vdekja, e jo më nga shkarkimi”, tha Angelov.

Ai tha se zjarri në Koçan ishte menaxhuar me sukses. Thotë se puna e tij është mosmirënjohëse dhe vuri në dukje se kur gjeneralët bëjnë luftë dhe mijëra njerëz vriten, atëherë ata marrin medalje ose përgjegjësi.

Angelov kohët e fundit tha se nëse përcaktohet përgjegjësia e tij, ai do të tërhiqet dhe do të largohet nga vendi./Telegrafi/

Continue Reading

Kuriozitete

Dy vetura filluan të garojnë mes vete, por BMW përfundoi e rrokullisur

Një shembull tjetër i të cilit drejtuesit e prodhuesit gjerman kanë një reputacion të keq.

Videoja tregon një BMW të filmuar me një aparat fotografik nga Mercedes.

Shoferi i BMW -së injoron turmën dhe i ‘dorëzohet’ gazit.

Fillon të bëjë sllallom ku lë gjithnjë e më pak hapësirë ​​të lirë, kështu që ndryshimi i korsive është i shpejtë dhe më i rrezikshëm. Mercedes ndjek hapat e tij dhe regjistron gjithçka.

Një sekondë më vonë, ai ishte dëshmitar i kontaktit të BMW me një veturë tjetër, siç duket një Mini.

Shoferi humbet kontrollin, fluturon jashtë rrugës dhe pasi godet një pemë përmbyset dhe përfundon i rrokullisur. Le të shpresojmë që askush nuk është lënduar rëndë.

Continue Reading

Kuriozitete

Burri garon me qenin për ngrënien e petullave, ja kush fiton

Në internet janë publikuar pamje qesharake, ku një burrë dhe qeni i tij bëjnë një garë interesante – kush po e ha vargun e petullave më shpejt.

Sidoqoftë, ndoshta gara ishte paksa “e padrejtë”, sepse burri për vete kishte vendosur copëza të petullave, ndërsa qeni para vetes kishte petulla të plota, shkruan Gazeta Express.

Videon e ka publikuar tabloidi britanik, Daily Mail, dhe ajo ka marrë rreth 1.000 reagime në Facebook për disa minuta.

Qeni duket garues i fortë, sepse me shpejtësi i përtyp dhe i gëlltit petullat. Nga fundi i vargut me copat e ushqimit, ai i lë petullat e veta dhe ia merr copat pronarit, duke e bërë edhe më qesharake pamjen./Kosovarja/

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares