Connect with us

Lajme

Premtimet e komunës mbeten në “baltë”, Dizhoni në gjendje të rënduar, plaku: Vetëm para duan!

“Pamjet të cilat i ndoqët pak më herët, vijnë nga lagjja Dizhon e Komunës së Çairit. Kjo gjendje sipas banorëve të cilët nuk kanë guxim të flasin para kamerës është tash e 4 vite, se gjendja është katastrofale e thonë edhe fëmijët e lagjes”, Mevludin Imeri, gazetar News33.

Të vetmin që arritëm ta bindim për të folur është ky plak nga lagjja. Thotë se asflatimi i rrugicës u është premtuar shumë vite më parë. Plaku thotë se hera e fundit që kanë marrë premtim ka qenë gjashtë muaj më herët.

“Ka gjashtë muaj që na thanë se do e asfaltojnë por nuk e bënë. Kanalet i ndruan, shumëçka u bë, pastaj na thanë se do e bëjmë për gjashtë muaj. Do e bëjnë një hudër. Vetëm para duan. Nesër nuk shkoj në xhami, sepse është shumë baltë, nuk hy në xhami me baltë”, tha plaku guximtar.

Burimet tona pranë komunës thonë se puna është zvarritur për shkak të punës së ngadaltë që e bën ndërmarrja ujë dhe kanalizime.

Kjo nuk është lagjja e vetme që është në këtë gjendje në lagjen Dizhon. Por banorët nuk pranojnë prononcim publik./News33/

Lajme

Çfarë e kishte pyetur Goran Bregoviç kriminelin e luftës Radovan Karaxhiçin, kur e kishte takuar në një hotel?

Shkruan: Emin Azemi

Tani që po shkon në Korçë, i ftuar të merr pjesë në Festën e Birrës, atij mund t’i bëhen pyetje shtesë mbi takimin  me Karaxhiqin.

Nga ai mund të kërkohet edhe ndonjë sqarim shtesë mbi këngën “Kallashnjikov,  e cila u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Vojislav Sheshelit e “tigrave” të Arkanit.

Kjo nuk është hera e parë që Bregoviqi do të dalë para publikut në Shqipëri. Ai kishte mbajtur koncert të madh në Tiranë në vitin 2014 kur edhe kishte marrë çmimin “Çelësi i Tiranës” në atë kohë nga Edi Rama i cili ishte kryetar i bashkisë.

Goran Bregoviqin nuk e kemi patjetër ta urrejmë që të tregojmë sa patriotë jemi (sepse jo pak shqiptarë i dëgjojnë këngët e tij dhe të Cecës së Arkanit), por e pakta që mund të bëjmë do të ishte që të mos e ftojmë në ndonjë event shqiptar.

Continue Reading

Kuriozitete

Angelov: Nuk kam frikë nga shkarkimi

Unë nuk kam frikë nga vdekja, dhe jo nga shkarkimi i Qeverisë, tha drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave Stojançe Angelov në një intervistë për “Sitel”.

Ai thotë se Qeveria vendos, dhe atij nuk i intereson.

“Unë do të pranoj çdo vendim. Nuk kam frikë nga vdekja, e jo më nga shkarkimi”, tha Angelov.

Ai tha se zjarri në Koçan ishte menaxhuar me sukses. Thotë se puna e tij është mosmirënjohëse dhe vuri në dukje se kur gjeneralët bëjnë luftë dhe mijëra njerëz vriten, atëherë ata marrin medalje ose përgjegjësi.

Angelov kohët e fundit tha se nëse përcaktohet përgjegjësia e tij, ai do të tërhiqet dhe do të largohet nga vendi./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Arrestohen katër persona, dyshohen se shkaktuan zjarret në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar një person, me iniciale Ll.A.(32) nga Republika e Shqipërisë i cili në mënyrë ilegale ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut për shkak se ekziston dyshimi se i njëjti ka shkaktuar zjarr në fshatin Pozharan të Gostivarit.

Një tjetër person dyshohet për zjarrin në Staro Nagoriçan dhe kundër tij janë duke vepruar policët dhe prokurori publik.

Gjatë ditës së djeshme, siç thuhet në njoftim, dy persona janë arrestuar të cilët dyshohet se kanë shkaktuar zjarr para fshatit Bllacë drejt Katllanovës.

“MPB apelon që në mënyrë rigoroze të respektohet ndalesa për lëvizje në pyje, qytetarët maksimalisht t’u shmangen ndezjes së zjarreve, mbeturinave dhe mbetjeve nga të mbjellat, të mos hedhin cigare të pa ndezura dhe të mos hedhin shishe të qelqit dhe mjete të tjera të cilat pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell, mund të shkaktojnë zjarr”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Kanë përkujtuar se shkaktimi i zjarreve, qëllimshëm ose jo, paraqet vepër penale e cila sanksionohet me burg deri në 8 vjet./Telegrafi/

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares