Connect with us

Futboll

Video-loja FIFA 22 vjen në muajin tetor – publikohet një video e shkurtër promovuese

EA Sports ka publikuar trailerin e parë për FIFA 22 dhe konfirmoi se loja do të dalë në treg më 1 tetor.

Versioni i gjeneratës së re do të përdorë teknologji të re që do ta bëjë këtë lojë sportive, sipas njoftimeve të botuesit, të duket më realiste se kurrë.

Ajo do të punojë në teknologjinë e re të hipermocionit që do të adaptojë animacionet e futbollistëve sa të zgjasë ndeshja.

EA pretendon që algoritmi më i lartë i të mësuarit të makinës do të marrë informacione nga mbi 8.7 milionë korniza dhe do të krijojë realizëm organik të futbollit në kohë reale në ndërveprime të ndryshme që ndodhin në fushë.

Për të futur në lojë teknologjinë e re, EA organizoi ndeshje 11 me 11 me lojtarë profesionistë të veshur me kostume të reja Xsens për të regjistruar lëvizjen. Kostumet regjistrojnë çdo prekje, start, sprint dhe duel të të gjithë lojtarëve, ndërsa luajnë me intensitet të lartë.

Kjo solli mbi 4000 animacione të reja në FIFA 22. EA gjithashtu thotë se AI do të përmirësohet në mënyrë drastike në simulimin e ri të futbollit.

FIFA 22 do të dalë në treg më 1 tetor për PS5, PS4, Xbox Series X / S, Xbox One dhe PC.

Mund të shikoni trailerin e ri më poshtë. /Telegrafi/

Futboll

“Ballistët” kërkojnë “dorëheqje” nga kryesia dhe trajneri i Shkëndijës!

Pas ndeshjeve të dobëta në kupat Evropiane dhe pas tre disfatave të njëpas njëshme, e këto humbje më së shumti I kanë lodhur tifo grupin, Ballistët, të cilët kanë dalë me reagim, njofton News33.

Për situatën që po kalon klubi, “armata” kuq e zi fajson kryesinë e klubit.

Reagimi I plotë:

Tetova, kjo vatër kombëtare në krye me Armatën kuq e zi BALLISTËT është lodhur nga kjo situatë që po e kalon klubi jonë, dita ditës ju jeni fajtorë që krenaria jonë po e humb gjigandizmin dhe euforinë qe e ka pasur si çdoherë kur Shkëndija ishte në skenë. Për këtë, duhet mbani përgjegjësi ju si kryesi, stafi trajnerëve po ashtu edhe ju lojtarë pa zemër dhe pa dinjitet qe jeni në fushë dhe që aspak nuk e djersitni fanellën! Ju duhet ta dini se luani për klubin më të madh shqiptar, Shkëndija është krenari dhe dhemb shumë, prandaj të keni kujdes!  / News33/

 

Continue Reading

Futboll

Ndeshja e së enjtes, reagojnë Shvercerat: Kohërat e vjetra, do ti kthejmë së bashku!

F.c Shkupi këtë javë zhvillon ndeshjen kundër Santa Clara-s të vlefshme për turrin e dytë të Ligës së Conferencave Evropiane,  më të gëzuar me këtë janë sigurisht, tifo grupi i këtij, klubi Shvercerat, të cilët kanë reaguar nëpërmes një postimi në rrjetet sociale.

Kohërat e vjetra, do ti kthejmë së bashku!. Shkupi të enjten përballet me CD Santa Clara, nga Portugalia. Të enjten, ftojmë të gjithë qytetarët e Shkupit, ti bashkëngjiten Shvercerave dhe së bashku ta fitojmë edhe këtë ndeshje! Tubohemi tek Sheshi Skënderbeut në ora 18:00 dhe marshojmë drejt stadiumit, DURT NALT! TI JE DASHURI!”, kanë shkruar Shvercerat.

 

Continue Reading

Futboll

VAKI KOSOVARE: Vazhdon bashkëpunimin me Arbërinë, stërvitet me Malishevën

Klubi Futbollistik “Arbëria” ditë më parë ka rinovuar kontratën me mbrojtësin e mirënjohur kosovar, Arbër Pira.

Pira në stinorin e fundit ka qenë titullar i padiskutuar te skuadra e Arbërisë.

Por, vakitë kosovare nuk kanë fund në futbollin kosovar, raporton Gazetasheshi.com

Klubi Futbollisitk “Malisheva” ka publikuar fotografitë e fundit nga stërvitja dhe aty shihet Pira duke stërvitur me klubin.

I pyetur nga Gazeta “Sheshi”, mbrojtësi i djathtë u përgjigj se është duke u stërvitur deri sa ta fillon Arbëria fazën përgatitore.

Kujtojmë që Pira më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Trepçës ’89. /Gazeta Sheshi/

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares