Connect with us

Futboll

Feyenoordi, i Van Persi-t “shkel” në “Fadil Vokri”, dita dhe ora e zhvillimit të ndeshjes!

Feyenoord nga Roterdami, prej skuadrave me të njohura në Kontinentin e Vjetër, do të zbarkojë në kryeqytetin e Kosovës, hiq më larg se në javën e ardhshme!

Feyenoordi i famshëm do të ndeshet me nënkampionin e Kosovës, Dritën nga Gjilani, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Conference League.

Një emocion i veçantë për gjithë dashamirët e lojës së futbollit në Kosovë, një skuadër e madhe do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja e parë luhet në Prishtinë, në ditën e enjte të 22 korrikut (në orën 21.00).

Drita po përgatitet për këtë sfidë të madhe, një kokëçarje edhe për kryetrajnerin Ardian Nuhiu sepse janë të vetëdijshëm për fuqinë e rivalit, por pretendojnë befasinë e madhe!

Futboll

“Ballistët” kërkojnë “dorëheqje” nga kryesia dhe trajneri i Shkëndijës!

Pas ndeshjeve të dobëta në kupat Evropiane dhe pas tre disfatave të njëpas njëshme, e këto humbje më së shumti I kanë lodhur tifo grupin, Ballistët, të cilët kanë dalë me reagim, njofton News33.

Për situatën që po kalon klubi, “armata” kuq e zi fajson kryesinë e klubit.

Reagimi I plotë:

Tetova, kjo vatër kombëtare në krye me Armatën kuq e zi BALLISTËT është lodhur nga kjo situatë që po e kalon klubi jonë, dita ditës ju jeni fajtorë që krenaria jonë po e humb gjigandizmin dhe euforinë qe e ka pasur si çdoherë kur Shkëndija ishte në skenë. Për këtë, duhet mbani përgjegjësi ju si kryesi, stafi trajnerëve po ashtu edhe ju lojtarë pa zemër dhe pa dinjitet qe jeni në fushë dhe që aspak nuk e djersitni fanellën! Ju duhet ta dini se luani për klubin më të madh shqiptar, Shkëndija është krenari dhe dhemb shumë, prandaj të keni kujdes!  / News33/

 

Continue Reading

Futboll

Ndeshja e së enjtes, reagojnë Shvercerat: Kohërat e vjetra, do ti kthejmë së bashku!

F.c Shkupi këtë javë zhvillon ndeshjen kundër Santa Clara-s të vlefshme për turrin e dytë të Ligës së Conferencave Evropiane,  më të gëzuar me këtë janë sigurisht, tifo grupi i këtij, klubi Shvercerat, të cilët kanë reaguar nëpërmes një postimi në rrjetet sociale.

Kohërat e vjetra, do ti kthejmë së bashku!. Shkupi të enjten përballet me CD Santa Clara, nga Portugalia. Të enjten, ftojmë të gjithë qytetarët e Shkupit, ti bashkëngjiten Shvercerave dhe së bashku ta fitojmë edhe këtë ndeshje! Tubohemi tek Sheshi Skënderbeut në ora 18:00 dhe marshojmë drejt stadiumit, DURT NALT! TI JE DASHURI!”, kanë shkruar Shvercerat.

 

Continue Reading

Futboll

VAKI KOSOVARE: Vazhdon bashkëpunimin me Arbërinë, stërvitet me Malishevën

Klubi Futbollistik “Arbëria” ditë më parë ka rinovuar kontratën me mbrojtësin e mirënjohur kosovar, Arbër Pira.

Pira në stinorin e fundit ka qenë titullar i padiskutuar te skuadra e Arbërisë.

Por, vakitë kosovare nuk kanë fund në futbollin kosovar, raporton Gazetasheshi.com

Klubi Futbollisitk “Malisheva” ka publikuar fotografitë e fundit nga stërvitja dhe aty shihet Pira duke stërvitur me klubin.

I pyetur nga Gazeta “Sheshi”, mbrojtësi i djathtë u përgjigj se është duke u stërvitur deri sa ta fillon Arbëria fazën përgatitore.

Kujtojmë që Pira më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Trepçës ’89. /Gazeta Sheshi/

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares