Connect with us

Futboll

Xherdan Shaqiri flet para ndeshjes me Italinë: Jam më i vjetër tani, por po përpiqem ta ndihmojë kombëtaren me gola dhe asistime

Xherdan Shaqiri është një nga lojtarët më të mirë në kombëtaren e Zvicrës.Anësori me prejardhje shqiptare ishte i pranishëm së bashku me trajnerin Vladimir Petkovic në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Italisë, përcjell GazetaBlic Sport.
Në ndeshjen kundër Mancini, ish-trajneri i tij në Inter: “Mezi pres të luaj këtë ndeshje, mezi pres të shoh Roberto nesër përsëri. Ai është një njeri i shkëlqyeshëm, jam i lumtur që gjërat po shkojnë mirë për të. Italia është një ekip i shkëlqyeshëm, ndër favoritët. Ne e pamë ndeshjen e Italisë në ndeshjen e parë, jam i lumtur për të. Ai është një trajner i shkëlqyeshëm”, tha fillimisht Shaqiri.

Për rolin e tij “Do të jetë e njëjtë si gjithmonë, unë kam luajtur në ekipin kombëtar për 11 vjet. Unë kam luajtur gjithmonë në të njëjtën mënyrë që nga dita e parë. Unë jam më i vjetër, por stili im nuk ka ndryshuar. Unë përpiqem të ndihmoj ekip me asistime ose gola, për të ndihmuar shokët e skuadrës, kështu fitohen ndeshjet”, përfundoi ai./GazetaBlic Sport

Futboll

“Ballistët” kërkojnë “dorëheqje” nga kryesia dhe trajneri i Shkëndijës!

Pas ndeshjeve të dobëta në kupat Evropiane dhe pas tre disfatave të njëpas njëshme, e këto humbje më së shumti I kanë lodhur tifo grupin, Ballistët, të cilët kanë dalë me reagim, njofton News33.

Për situatën që po kalon klubi, “armata” kuq e zi fajson kryesinë e klubit.

Reagimi I plotë:

Tetova, kjo vatër kombëtare në krye me Armatën kuq e zi BALLISTËT është lodhur nga kjo situatë që po e kalon klubi jonë, dita ditës ju jeni fajtorë që krenaria jonë po e humb gjigandizmin dhe euforinë qe e ka pasur si çdoherë kur Shkëndija ishte në skenë. Për këtë, duhet mbani përgjegjësi ju si kryesi, stafi trajnerëve po ashtu edhe ju lojtarë pa zemër dhe pa dinjitet qe jeni në fushë dhe që aspak nuk e djersitni fanellën! Ju duhet ta dini se luani për klubin më të madh shqiptar, Shkëndija është krenari dhe dhemb shumë, prandaj të keni kujdes!  / News33/

 

Continue Reading

Futboll

Ndeshja e së enjtes, reagojnë Shvercerat: Kohërat e vjetra, do ti kthejmë së bashku!

F.c Shkupi këtë javë zhvillon ndeshjen kundër Santa Clara-s të vlefshme për turrin e dytë të Ligës së Conferencave Evropiane,  më të gëzuar me këtë janë sigurisht, tifo grupi i këtij, klubi Shvercerat, të cilët kanë reaguar nëpërmes një postimi në rrjetet sociale.

Kohërat e vjetra, do ti kthejmë së bashku!. Shkupi të enjten përballet me CD Santa Clara, nga Portugalia. Të enjten, ftojmë të gjithë qytetarët e Shkupit, ti bashkëngjiten Shvercerave dhe së bashku ta fitojmë edhe këtë ndeshje! Tubohemi tek Sheshi Skënderbeut në ora 18:00 dhe marshojmë drejt stadiumit, DURT NALT! TI JE DASHURI!”, kanë shkruar Shvercerat.

 

Continue Reading

Futboll

VAKI KOSOVARE: Vazhdon bashkëpunimin me Arbërinë, stërvitet me Malishevën

Klubi Futbollistik “Arbëria” ditë më parë ka rinovuar kontratën me mbrojtësin e mirënjohur kosovar, Arbër Pira.

Pira në stinorin e fundit ka qenë titullar i padiskutuar te skuadra e Arbërisë.

Por, vakitë kosovare nuk kanë fund në futbollin kosovar, raporton Gazetasheshi.com

Klubi Futbollisitk “Malisheva” ka publikuar fotografitë e fundit nga stërvitja dhe aty shihet Pira duke stërvitur me klubin.

I pyetur nga Gazeta “Sheshi”, mbrojtësi i djathtë u përgjigj se është duke u stërvitur deri sa ta fillon Arbëria fazën përgatitore.

Kujtojmë që Pira më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Trepçës ’89. /Gazeta Sheshi/

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares