Connect with us

Futboll

Xhaka dhe Shaqiri u dënuan për shqiponjën në “Rusi 2018”, UEFA po mbyll sytë për Arnautoviqin

Futbollisti austriak Marko Arnaudoviq shau me nënë dhe në baza nacionale lojtarin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, shqiptarin Ezgjan Alioski. Në ndeshjen e dy netëve më parë , Arnautoviq sillej si i tërbuar, ndërsa pas saj e pranoi gabimin duke kërkuar falje dhe duke u penduar.

Edhe pse Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut theksoi se ka apeluar rastin në Shtëpin evropiane të futbollit UEFA, megjithatë nga kjo e fundit kanë theksuar për Albanian Post se nuk është hapur asnjë procedurë për dënim disiplinues ndaj Marko Arnautoviqit, përcjell INA.

“Ne dëshirojmë t’ju informojmë se nuk ka procedura disiplinore të hapura për tre ndeshjet e luajtura dje në Kampionatin Evropian”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s.

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dërgoi protest zyrtare drejt UEFA-s për reagimin e Arnautoviqit dhe kërkon dënim të ashpër për reprezentuesin e Austrisë.
“Federata e Futbollit të Maqedonisë dënon ashpër shprehjen në baza nacionale të reprezentuesit të Austrisë, Marko Arnautoviq kundrejt reprezentuesit tonë Ezgjan Alioski pas shënimit të golit në ndeshjen e mbrëmshme me Maqedoninë. Në të njejtën kohë ju informojmë se kemi dorëzuar letër zyrtare deri tek UEFA në të cilën kërkojmë dënim të rëndë për reprezentuesin austriak, Marko Arnautoviq. Si “Shtëpi e Futbollit” gjithmonë jemi kundër nacionalizmit, diskriminimit dhe të gjitha formave tjera të fyerjeve të cilat nuk janë në frymën e futbollit dhe vlerave për të cilat ne të gjithë jemi së bashku. Gjithmonë do të qëndrojmë dhe do ti mbrojmë interesat dhe dinjitetin e reprezentuesve të Maqedonisë kudo që ata do të luajnë”, thekson FFM.
Gjithçka ndodhi në ndeshjen Austri vs. Maqedoni e Veriut, të cilën austriakët e fituan me rezultat 3:1. Në minutën e 89 të ndeshjes, kur rezultati ishte 2:1 në favor të Austrisë, Aranautoviç dribloi bukur dhe arriti të shënojë për ta thelluar epërsinë. Në momentin e dëlirit festiv, ai u kthye nga lojtari shqiptar i Maqedonisë Veriore, Ezgjan Alioski, duke artikuluar disa fjalë, që të përcjella nga gjestet, nuk dukeshin aspak të këndshme. Më vonë, duke rikthyer shiritin e atij momenti në ndeshje, u kuptua se ofendimi kishte qenë i rëndë. “Ta q**** mamanë shqiptare”, ishin fjalët. Aranutoviç do vazhdonte, sikur mos të ndërhynte kapiteni i skuadrës austriake David Alaba për ta ndaluar.

Pas kritikave të shumta drejt lojtarit ofendues, ai shfrytëzoi mediat sociale për të kërkuar falje. Tha se ishte në momentin e ndeshjes dhe çfarë ka thënë s’e përfaqëson atë. Shtoi se ata që shoqërohen më shumë me t’ ia njohin këtë natyrë shumë tolerante. Në fund të statusit të tij në Instagram, faljen e kërkoi edhe në gjuhën shqipe. “Më falni”, shkroi Arnautoviç.

FIFA si ndëshkoi 3 vite më parë dy lojtarët shqiptarë për shkak të simbolit të shqiponjës?!

FIFA tre vite më parë në botërorin “Rusi 2018” ndëshkoi me para futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pasi që festuan fitoren e tyre ndaj Serbisë me shqiponjën me duar. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner ishin dënuar me para, ashtu që dy futbollistët shqiptarë ishin dënuar me nga 10 mijë franga, ndërkaq Lichtsteineri me 5 mijë franga zvicerane. Por dënimi më i madh që ishte komentuar nga futbollistët ishte imazhi i tyre i lakuar nëpër media dhe protagonizmi i madh i panevojshëm, duke i kritikuar Xhakën dhe Shaqirin për nacionalizëm dhe provokim ndaj serbëve. (INA)

Futboll

“Ballistët” kërkojnë “dorëheqje” nga kryesia dhe trajneri i Shkëndijës!

Pas ndeshjeve të dobëta në kupat Evropiane dhe pas tre disfatave të njëpas njëshme, e këto humbje më së shumti I kanë lodhur tifo grupin, Ballistët, të cilët kanë dalë me reagim, njofton News33.

Për situatën që po kalon klubi, “armata” kuq e zi fajson kryesinë e klubit.

Reagimi I plotë:

Tetova, kjo vatër kombëtare në krye me Armatën kuq e zi BALLISTËT është lodhur nga kjo situatë që po e kalon klubi jonë, dita ditës ju jeni fajtorë që krenaria jonë po e humb gjigandizmin dhe euforinë qe e ka pasur si çdoherë kur Shkëndija ishte në skenë. Për këtë, duhet mbani përgjegjësi ju si kryesi, stafi trajnerëve po ashtu edhe ju lojtarë pa zemër dhe pa dinjitet qe jeni në fushë dhe që aspak nuk e djersitni fanellën! Ju duhet ta dini se luani për klubin më të madh shqiptar, Shkëndija është krenari dhe dhemb shumë, prandaj të keni kujdes!  / News33/

 

Continue Reading

Futboll

Ndeshja e së enjtes, reagojnë Shvercerat: Kohërat e vjetra, do ti kthejmë së bashku!

F.c Shkupi këtë javë zhvillon ndeshjen kundër Santa Clara-s të vlefshme për turrin e dytë të Ligës së Conferencave Evropiane,  më të gëzuar me këtë janë sigurisht, tifo grupi i këtij, klubi Shvercerat, të cilët kanë reaguar nëpërmes një postimi në rrjetet sociale.

Kohërat e vjetra, do ti kthejmë së bashku!. Shkupi të enjten përballet me CD Santa Clara, nga Portugalia. Të enjten, ftojmë të gjithë qytetarët e Shkupit, ti bashkëngjiten Shvercerave dhe së bashku ta fitojmë edhe këtë ndeshje! Tubohemi tek Sheshi Skënderbeut në ora 18:00 dhe marshojmë drejt stadiumit, DURT NALT! TI JE DASHURI!”, kanë shkruar Shvercerat.

 

Continue Reading

Futboll

VAKI KOSOVARE: Vazhdon bashkëpunimin me Arbërinë, stërvitet me Malishevën

Klubi Futbollistik “Arbëria” ditë më parë ka rinovuar kontratën me mbrojtësin e mirënjohur kosovar, Arbër Pira.

Pira në stinorin e fundit ka qenë titullar i padiskutuar te skuadra e Arbërisë.

Por, vakitë kosovare nuk kanë fund në futbollin kosovar, raporton Gazetasheshi.com

Klubi Futbollisitk “Malisheva” ka publikuar fotografitë e fundit nga stërvitja dhe aty shihet Pira duke stërvitur me klubin.

I pyetur nga Gazeta “Sheshi”, mbrojtësi i djathtë u përgjigj se është duke u stërvitur deri sa ta fillon Arbëria fazën përgatitore.

Kujtojmë që Pira më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Trepçës ’89. /Gazeta Sheshi/

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares