Connect with us

Lajme

“Alfa”, familjarët e të dënuarve kërkojnë drejtësi: Dy vite presim rigjykimin e rastit (Video)

Ndonëse Gjykata Penale në Shkup, në fillim të këtij viti vendosi që të refuzojë rigjykimin e rastit “Alfa”, familjarët e të dënuarve në këtë rast nuk i kanë humbur shpresat se procesi do të nis nga fillimi dhe do të zbardhet e vërteta, shkruan gazeta LAJM. Jetulla Qerimi, vëllai i Rexhail Qerimit, të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”, tha se qëllimisht po zvarritet ndriçimi i rastit pasi sipas tij, ka shumë prova për pafëjsinë e të dënuarve.

“Megjithëse ka gati dy vite që kemi bërë kërkesë për rigjykimin e rastit, kjo çështje po zvarritet. Po presim çdo ditë që të fillojë rigjykimi i rastit por akoma nuk na japin përgjigje të saktë për këtë çështje. Ne kemi pritur që ky rast të zbardhet më shpejtë por dikush si duket po e pengon këtë proces, apo ndoshta edhe politikanëve nuk i konvenon prandaj edhe zvarritet ky rast, për të cilin ka shumë dëshmi për pafajësinë e të burgosurve”, tha për gazetën LAJM, Jetulla Qerimi, vëllai i Rexhail Qerimit, i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”.

Kohë më parë, avokatja Artene Iseni, njoftoi se ka ankimuar në Gjykatën e Apelit, vendimin e fundit të Gjykatës Penale në Shkup, e cila më 26 janar të këtij viti, vendosi që të refuzojë rigjykimin e rastit “Alfa”.

“Kemi bërë kërkesë për përsëritjen e procedurës si mjet i jashtëzakonshëm juridik. Edhe pse Gjykata e Apelit ka dhënë udhëzime të qarta se lënda duhet të përsëritet, Gjykata Penale e ka refuzuar kërkeskën për përsëritjen e procedurës. Vendimin do ta ankimojë në afat prej 3 ditësh në Gjykatën e Apelit dhe do të kërkojë që rasti sërish të kthehet në rigjykim. Gjykata ka thënë se Maqedonia nuk posedon pajisje për zbardhur videon e shfaqur në opinion pasi rezulucioni është shumë i dobët. Por, Byroja për Ekspertiza ka dhënë përgjigje positive se mund ta bëjë, por Gjykata nuk e ka pritur”, ka thënë muaj më parë avokatja Artene Iseini .

Më tej ajo ka sqaruar se, njëri nga të dënuarit me burg të përjetshëm në këtë rast, Agim Islami është dënuar vetëm me dy prova që, sipas saj, janë të pabaza. “Agim Islami është i dënuar me burg të përjtshëm në bazë të dy provave, njëra është mbetje e cigares (filteri) që u gjet jashtë veturës, te fshesat e dritares, të cilën cigare e ka pirë një femër dhe Agimi, dhe kjo cigare është gjetur shumë kohë pas ngjarjes. Shtrohet pyetja, a është ruajtur ADN-ja e Agimit pas një kohë kur është gjetur dhe a ka pas kushte të përshtatshme atmosferike për tu ruajtur ADN-ja e tij? Dhe, prova tjetër është një konzervë pashteteje, e gjetur në fshatin Përnjarcë në të cilën gjykata konkludon se ka ADN të Agimit edhe pse në atë pashtetë nuk ka gjurmë papilare të gishtërinjëve, pra gjykata supozon se e ka ngrënë si kafshë vetëm pse i ka mbetur pështyma. Vetëm me këto dy prova është dënuar përjete Agimi”, tha avokatja Artene Iseini për gazetën LAJM.

Më 26 nëntor të vitit 2008, në parkingun e fakultetit matematiko natyror në Shkup, me një breshëri plumbash nga kallashnikovi, ishte vrarë polici shqiptar nga njësiti policor Alfa, 38 vjeçari Afrim Arifi, kurse të plagosur mbetën dy kolegët e tij maqedonas me të cilët kishte qenë në patrullë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski. Në prill të vitit 2010, për këtë vrasje me burgim të përjetshëm u dënua Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës dhe Agim Islami nga Shkupi. Me nëntë vjet burg u dënua Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtorë në këtë vrasje, kurse me burg te përjetshëm u dënua edhe Almir Drpljani, i cili ishte në arrati, por më vonë u ekstradua në Maqedoni për ta vuajtur burgun./Lajmpress.org

Lajme

Nga nesër punon reparti për pasaporta! Në bazë të cilave kushte do të udhëtojnë atyre që ju ka skaduar afati?

Reparti i pasaportave nga nesër përsëri do të punojë pas përditësimit disa ditorë të softuerit. Me lirimin e masave është rritur edhe interesi për udhëtim te qytetarët. Nuk është i vogël numri i atyre që në moment të fundit kanë vërejtur se u ka skaduar afati i pasaportës, thonë nga MPB, duke pasur parasysh se më shumë se një vit nuk i kanë përdorur për shkak të pandemisë. Kështu që rreth 3 -4 mijë kërkesa ka në ditë dhe andaj do të punohet me orare të vazhduar, në dy nderime dhe gjatë fundjavës. Për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve të cilët për shkak të pandemisë nuk kanë mundur të vazhdojnë pasaportat, Parlamenti solli vendim me të cilin vazhdohet afati i pasaportave dhe ky vendim hyn në fuqi nga 1 korriku dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

“Qytetarët e Maqedonisë pa marrë parasysh a kanë pasaportë bullgare apo tjetër, duhet të largohen nga vendi ynë me pasaportë maqedonase, pa marrë parasysh nëse u ka skaduar afati, hyrja do ju lejohet, por për dalje ju nevojitet pasaportë e vlefshme”, deklaroi Toni Angellovski – zëdhënës i MPB-së./lajmpress.org

Continue Reading

Kosovë

“Gratë e Kosovës” me Dakën, kundër presidentes Osmani

Rrjeti i Grave të Kosovës e kanë kundërshtuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror Zgjedhor.Përmes një reagimi thuhet se arsyet e dhëna për shkarkimin e saj nuk qëndrojnë dhe për më tepër thuhet se Dakës iu mveshen disa përgjegjësi që nuk janë të sajat apo vetëm të sajat.“Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes këtij reagimi bashkohet me organizatat e tjera të shoqërisë civile për ta kundërshtuar vendimin e djeshëm të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu për shkarkimin e Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka. Arsyet e dhëna për shkarkimin e Dakës nuk qëndrojnë, e për më tepër mveshin atë me disa përgjegjësi që nuk janë të sajat, apo vetëm të sajat.

KQZ është organ i pavarur kushtetues dhe Kryetarja Daka është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote. Ndër arsyet e shkarkimit figurojnë edhe shkelja e të dhënave personale, si dhe problemet me listat e votuesve. Asnjëra nga këto të dyja nuk bien nën përgjegjësinë e Kryetares së KQZ-së, njëra është në fushëveprimtarinë e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, kurse tjetra është përgjegjësi e Agjencionit për Regjistrim Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thuhet në reagim.Mes tjerash, në komunikatë më tej thuhet se kjo përveç që do të ndikojë në punën e pavarur të KQZ-zë mund të ndikojë edhe në mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.“Po ashtu, sjellim ndërmend se ky vendim i Presidentes Osmani vie në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, dhe përveç që konsiderohet ndikim në punën e pavarur të KQZ-së, mund edhe të ndikojë në organizimin e mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Gjithashtu, kujtojmë se para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme nacionale të shkurtit të vitit 2021, RrGK përmes një kumtese për media, bëri thirrje që ky proces të zhvillohej brenda rregullave kushtetuese, frymës demokratike dhe çdo mospajtim të adresohej përmes rrugëve institucionale.

Këtë thirrje po e përsërisim edhe sot, dhe atë jo vetëm për partitë politike, por për çdo figurë institucionale që mbi supe bart përgjegjësinë e përfaqësimit të unitetit të popullit, siç është roli i Presidentes së Kosovës. Gjersa jemi dëshmitarë të fuqizimit politik të grave në shoqërinë kosovare, RrGK do të vazhdojë përpjekjet e kahmotshme drejt rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje, si dhe do të kërkojë llogaridhënie për vendimet që prekin themelet demokratike mbi të cilat jemi duke e ndërtuar shoqërinë e shtetin tonë”.
Shperndaje

Continue Reading

Lajme

Gjyqi për organizatorët e “27 Prillit”, drejt fundit

Gjykimi për porositësit e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit është drejt përfundimit. Sot në Gjykatën Penale janë paraqitur provat e fundit nga pala mbrojtëse. Për më 1 korrik janë caktuar fjalët përmbyllëse të Prokurorisë kurse mbrojtja fjalën përmbyllëse do ta thotë në seancat e 6 dhe 12 korrikut. Pas kësaj, Penalja mund të caktojë dhe ta shpall aktgjykimin. Në procesin e dytë për hyrjen në Kuvend gjykohen ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski./Alsat

Continue Reading

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares