Connect with us

Lajme

Detaje nga aksidenti i mbrëmshëm në Shkup: Dy të vdekur, një person i arrestuar, pesë makina të përfshira

Dy persona kanë ndërruar jetë në aksidentin e mbrëmshëm, në Kisella Vodë të Shkupit.

Bëhet fjalë për shoferët e dy makinave, që kanë marrë pjesë në aksident, të moshës 28 dhe 50 vjeçare. Lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një i mitur, që ka qenë bashkudhëtarë.

“Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin e bulevardit Serbia dhe bulevardit Boris Trajkovski, në mes makinave “Volkswagen Passat”, me targa të Shkupit e drejtuar nga R.A (50) nga Studeniçani, makinës “Mercedes” me regjistrim të Shkupit e drejtuar nga H.S (28) nga Shkupi, makinës “Volkswagen Sharan” me targa të Shkupit e drejtuar nga Z.I (30) nga Studeniçani, makinës “Hyundai Accent” me regjistrim të Shkupit e drejtuar nga O.A (25) nga fshati Batincë dhe makinës “Fiat Punto” me regjistrim të Shkupit, e drejtuar nga E.B (30) nga Shkupi. Në aksident në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferët R.A dhe H.S”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se njëri nga shoferët që ka marrë pjesë në aksident është dërguar në mbajtje në stacion policor.

“Lëndime të rënda trupore ka marrë një i mitur që ka qenë në makinën “Volkswagen Passat”, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë edhe bashkudhëtarët në të njëjtën makinë F.A (49), N.A (23) dhe dy të mitur. Gjithashtu janë lënduar shoferët O.A dhe E.B. Pas ndihmës mjekësore, O.A është arrestuar dhe dërguar në stacion policor”, thonë nga MPB.

Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup./Telegrafi/

Lajme

Nga nesër punon reparti për pasaporta! Në bazë të cilave kushte do të udhëtojnë atyre që ju ka skaduar afati?

Reparti i pasaportave nga nesër përsëri do të punojë pas përditësimit disa ditorë të softuerit. Me lirimin e masave është rritur edhe interesi për udhëtim te qytetarët. Nuk është i vogël numri i atyre që në moment të fundit kanë vërejtur se u ka skaduar afati i pasaportës, thonë nga MPB, duke pasur parasysh se më shumë se një vit nuk i kanë përdorur për shkak të pandemisë. Kështu që rreth 3 -4 mijë kërkesa ka në ditë dhe andaj do të punohet me orare të vazhduar, në dy nderime dhe gjatë fundjavës. Për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve të cilët për shkak të pandemisë nuk kanë mundur të vazhdojnë pasaportat, Parlamenti solli vendim me të cilin vazhdohet afati i pasaportave dhe ky vendim hyn në fuqi nga 1 korriku dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

“Qytetarët e Maqedonisë pa marrë parasysh a kanë pasaportë bullgare apo tjetër, duhet të largohen nga vendi ynë me pasaportë maqedonase, pa marrë parasysh nëse u ka skaduar afati, hyrja do ju lejohet, por për dalje ju nevojitet pasaportë e vlefshme”, deklaroi Toni Angellovski – zëdhënës i MPB-së./lajmpress.org

Continue Reading

Kosovë

“Gratë e Kosovës” me Dakën, kundër presidentes Osmani

Rrjeti i Grave të Kosovës e kanë kundërshtuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror Zgjedhor.Përmes një reagimi thuhet se arsyet e dhëna për shkarkimin e saj nuk qëndrojnë dhe për më tepër thuhet se Dakës iu mveshen disa përgjegjësi që nuk janë të sajat apo vetëm të sajat.“Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes këtij reagimi bashkohet me organizatat e tjera të shoqërisë civile për ta kundërshtuar vendimin e djeshëm të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu për shkarkimin e Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka. Arsyet e dhëna për shkarkimin e Dakës nuk qëndrojnë, e për më tepër mveshin atë me disa përgjegjësi që nuk janë të sajat, apo vetëm të sajat.

KQZ është organ i pavarur kushtetues dhe Kryetarja Daka është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote. Ndër arsyet e shkarkimit figurojnë edhe shkelja e të dhënave personale, si dhe problemet me listat e votuesve. Asnjëra nga këto të dyja nuk bien nën përgjegjësinë e Kryetares së KQZ-së, njëra është në fushëveprimtarinë e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, kurse tjetra është përgjegjësi e Agjencionit për Regjistrim Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thuhet në reagim.Mes tjerash, në komunikatë më tej thuhet se kjo përveç që do të ndikojë në punën e pavarur të KQZ-zë mund të ndikojë edhe në mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.“Po ashtu, sjellim ndërmend se ky vendim i Presidentes Osmani vie në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, dhe përveç që konsiderohet ndikim në punën e pavarur të KQZ-së, mund edhe të ndikojë në organizimin e mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Gjithashtu, kujtojmë se para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme nacionale të shkurtit të vitit 2021, RrGK përmes një kumtese për media, bëri thirrje që ky proces të zhvillohej brenda rregullave kushtetuese, frymës demokratike dhe çdo mospajtim të adresohej përmes rrugëve institucionale.

Këtë thirrje po e përsërisim edhe sot, dhe atë jo vetëm për partitë politike, por për çdo figurë institucionale që mbi supe bart përgjegjësinë e përfaqësimit të unitetit të popullit, siç është roli i Presidentes së Kosovës. Gjersa jemi dëshmitarë të fuqizimit politik të grave në shoqërinë kosovare, RrGK do të vazhdojë përpjekjet e kahmotshme drejt rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje, si dhe do të kërkojë llogaridhënie për vendimet që prekin themelet demokratike mbi të cilat jemi duke e ndërtuar shoqërinë e shtetin tonë”.
Shperndaje

Continue Reading

Lajme

Gjyqi për organizatorët e “27 Prillit”, drejt fundit

Gjykimi për porositësit e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit është drejt përfundimit. Sot në Gjykatën Penale janë paraqitur provat e fundit nga pala mbrojtëse. Për më 1 korrik janë caktuar fjalët përmbyllëse të Prokurorisë kurse mbrojtja fjalën përmbyllëse do ta thotë në seancat e 6 dhe 12 korrikut. Pas kësaj, Penalja mund të caktojë dhe ta shpall aktgjykimin. Në procesin e dytë për hyrjen në Kuvend gjykohen ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski./Alsat

Continue Reading

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares