Connect with us

Botë

Ambasadori i Izraelit: Kemi kapacitet për ta rrafshuar Gazën, por nuk do ta bëjmë këtë. Duam paqe

Drejtori për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht ambasadori në Maqedoninë e Veriut , Dan Oryan, në një intervistë ekskluzive për T7, ka folur për konfliktin e fundit që po zhvillohet në Izrael në mes të këtij të fundit dhe palestinezëve.

Ndër të tjera Oryan tha se Izraeli ka kapacitet ta rrafshojë Gazën, por nuk do ta bëjë këtë. Kjo për shkak se sipas tij, Izraeli do paqe.

“Izraeli ka kapacitete për ta rrafshuar Gazën, por ne nuk po e bëjmë këtë. Nuk jemi të interesuar për ta bërë këtë. Ne duam që të jetojmë në paqe dhe harmoni sa më shumë që është e mundshme”, është shprehur Oryan.

Ndërsa për Hamasin, ambasadori tha se është vetëm një organizatë terroriste që lanson mijëra raketa mbi Izraelin.

“Në rend të parë dhe mbi të gjitha, është organizata e Hamasit, që në deklaratën e saj, në kushtetutën e saj e ka thirrjen për vrasjen e hebrenjve. Nuk ka të bëjë asgjë me Malin e Tempullit (Xhamia Al-Aqsa), me asgjë tjetër. Kështu thuhet në mënyrë specifike aty. Vrasja e hebrenjve është një nga objektivat e kësaj organizate dhe fatkeqësisht ata e kanë marrë peng tërë popullin e Gazës”, është shprehur ambasadori Oryan.

 

Botë

Policia e Dubait liron Sedat Pekerin

Turku Sedat Peker, I cili gjatë kësaj periudhe aktivisht ka shpërndarë vido në YouTube që lidhen me politikanët turk, është marrë në Dubai, është marrë në pyetje nga policia, kurse pas disa orëve është liruar. Këtë, sic transmeton REL njoftimin e Agjencisë së Lajmeve Rojters, e ka deklaruar këshilltari i Pekerit për marrëdhënie me opinionin, por edhe vetë Sedat Pekeri në rrjetin social Tuitter.

Që nga fillimi I muajit të kaluar, Sedat Pekeri është në Dubai dhe nga atje shpërndanë video në YouTube, që kanë edhe nga 100 milionë klikime, ku flet për lidhjet mes nëntokës kriminale turke dhe përfaqësuesve të partisë turke në pushtet AKP të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Emre Olur, I cili thotë se me vite punon për Pekerin, për agjencinë e lajmeve Rojters ka theksuar se policia e ka ftuar Pekerin për të dhënë deklaratë, pas cka ai ka shkuar vullnetarisht. Mbrëmë vonë Peker ka thënë se ka biseduar me policinë dhe se është njoftuar për kërcënime ndaj jetë”

“Biseduam për akuza serioze kundër meje. Policia më tha se unë jam mysafir në vendin e tyre dhe se nuk ka një vendim të Interpolit për mua” – ka shkruar Sedat Peker në Tuitter.

49 vjecari Sedat Peker është I dënuar në Turqi. Vlerësohet si shef ultranacionalist I krimit, kurse është arratisur nga Turqia që të mos arrestohet.

Emri I tij është I njohur edhe në Maqedoninë e Veriut ku ishte përmendur se gjendet në mesin e personave që u janë dhënë pasaporta me identitet të rrejshëm nga ana e të punësuarve në policinë e RMV-së. Ai gjatë një periudhe ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut, kurse gjatë këtij muaji, policia në Stamboll kishte arrestuar shtetasin e RMV-së, Boban Tomovskin, që kishte qenë bashkëpunëtor I tij.

Mediat turke kishin njoftuar se nuk ka informacione nëse Tomovski ka kryer vepra penale në Turqi, por thuhet se Sedat Pekeri ka qëndruar në shtëpinë e tij derisa ka qenë në RMV.

Sedat Pekeri që vlerësohet si një kundërshtar I madh I Qeverisë së Erdoganit, deri në Janar ka qenë në RMV, kurse me numër amzë të huaj ka marrë edhe pasaportë maqedonase nën emrin Xhadin Amedovski. Edhe pse ai dhe avokati I tij kanë mohuar se kanë pasaportë maqedonase, emri I Pekerit gjendet në akuzën për rastin “Sozia” ku ishin zbuluar 215 pasaporta me identitet të rrejshëm. /kLANmACEDONIA

Continue Reading

Botë

Sedat Peker arrestohet në Dubai?!

Një gazetar turk, ka raportuar se krimineli, Sedat Peker është arrestuar në Dubai, pasi paraprakisht, autoritetet turke kishin shpallur fletëarrest për të.

Peker, krahas që në Turqi njihet si njëri ndër kryesorët e orgnizatës kriminale, në Maqedoninë e Veriut është i përfshirë një një rast për falsifikim të pasaportave.

Informacionin për arrestimin e tij, e ka bërë të ditur gazetari Alisher Delek./TV21

Continue Reading

Botë

Opozita e përzë nga pushteti 12-vjeçar Benjamin Netanyahun, ky do jetë kryeministri i ri i Izraelit

Lideri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, Benjamin Netanyah, është dëbuar nga zyra e kryeministrit pasi u la jashtë koalicionit të rivalëve nga i gjithë spektri politik izraelit, duke i dhënë kështu fund 12 vjetëve pushtet të tij.

Udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid, fitoi mocionin e mosbesimit në Knesset, parlamenti i Izraelit, me 60-59 ulëse, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lapid nuk do të bëhet fillimisht kryeministër. Në vend të kësaj, sipas një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, ish armiku i tij dhe avokati i ekstremit të djathtë, Naftali Bennett, do të kurorëzohet si udhëheqësi i vendit.

Bennett, i cili ka përjashtuar konceptin e shtetit të Palestinës dhe dëshiron që Izraeli të mbajë në kontroll të gjitha tokat, do të jetë kryeministër për dy vitet e para të një mandati katër-vjeçar përpara se t’i dorëzohet Lapid.

E vetë-përshkruar si “qeveria e ndryshimit” – përzierje e politikanëve të kundërshtuar ideologjikisht nga nacionalistët fetarë hebre – do të betohet më vonë në parlament, të dielën. /Gazeta Express/

Continue Reading

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares