Connect with us

Lajme

KLSH kallëzon në prokurori shtatë funksionarë në Sarandë dhe Shkodër: Abuzuan me detyrën

Kontrolli i Lartë i shtetit ka kallëzuar në prokurori shtatë funksionarë publikë në Shkodër dhe Sarandë. Në një njoftim për shtyp KLSH bën të ditur se gjatë aludimit të kryer në Kadastrën e Sarandës janë gjetur problematika të menaxhimit të aseteve dhe pasurisë publike, duke dalë në përfundim se veprimtaria e tre ish-zyrtarëve ka pasur devijime ligjore.

Ndërkohë, KLSH ka zbuluar shkelje edhe nga katër funksionarë të drejtësisë së Rrugëve në Shkodër të cilët kanë kryer veprime të kundraligjshme.

“Në kuadër të angazhimit për të luftuar pa kompromis veprimet abuzive dhe ato të mashtrimit financiar me pronën publike, me synim përmirësimin e qeverisjes publike, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë ushtrimit të punës audituese ka konstatuar shkelje të cilat përbëjnë vepër penale në dy institucione:

KLSH ushtroi auditimin tematik në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe në Bashkinë Sarandë, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me trojet e shitura nga Bashkia Sarandë dhe kalimi i tyre në pronësi të personave privatë. Rezultatet e këtij auditimi kanë evidentuar problematikat e menaxhimit të aseteve dhe pasurisë publike, si dhe përgjegjësitë përkatëse nga tre ish-zyrtarët, veprimtaria e të cilëve ka rezultuar me mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e regjistrimeve të pronave të kryera në mungesë të titujve të pronësisë, të cila kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar shkelje edhe nga katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve Rajoni Verior Shkodër, për të cilët ka rezultuar se kanë kryer veprime të kundraligjshme gjatë ushtrimit të detyrës. Në përfundim të procesit të auditimit janë konstatuar një sërë shkeljesh mbi zbatimin e ligjshmërisë në prokurimin e fondeve publike dhe sipërmarrjet e mirëmbajtjes së segmenteve rrugore në juridiksionin që mbulon Drejtoria e Rrugëve e Rajonit Verior Shkodër.

Sa më sipër, për veprimet që kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit nga tre funksionarë të DVASHK Sarandë si dhe për zbatimin e procedurave të prokurimit në kundërshtim me Ligjin Nr. 9643 Dt. 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, për katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve të Rajonit Verior Shkodër, KLSH i është drejtuar Prokurorisë ku kërkon ndjekje për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal”, përmbyll KLSH

Lajme

Nga nesër punon reparti për pasaporta! Në bazë të cilave kushte do të udhëtojnë atyre që ju ka skaduar afati?

Reparti i pasaportave nga nesër përsëri do të punojë pas përditësimit disa ditorë të softuerit. Me lirimin e masave është rritur edhe interesi për udhëtim te qytetarët. Nuk është i vogël numri i atyre që në moment të fundit kanë vërejtur se u ka skaduar afati i pasaportës, thonë nga MPB, duke pasur parasysh se më shumë se një vit nuk i kanë përdorur për shkak të pandemisë. Kështu që rreth 3 -4 mijë kërkesa ka në ditë dhe andaj do të punohet me orare të vazhduar, në dy nderime dhe gjatë fundjavës. Për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve të cilët për shkak të pandemisë nuk kanë mundur të vazhdojnë pasaportat, Parlamenti solli vendim me të cilin vazhdohet afati i pasaportave dhe ky vendim hyn në fuqi nga 1 korriku dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

“Qytetarët e Maqedonisë pa marrë parasysh a kanë pasaportë bullgare apo tjetër, duhet të largohen nga vendi ynë me pasaportë maqedonase, pa marrë parasysh nëse u ka skaduar afati, hyrja do ju lejohet, por për dalje ju nevojitet pasaportë e vlefshme”, deklaroi Toni Angellovski – zëdhënës i MPB-së./lajmpress.org

Continue Reading

Kosovë

“Gratë e Kosovës” me Dakën, kundër presidentes Osmani

Rrjeti i Grave të Kosovës e kanë kundërshtuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror Zgjedhor.Përmes një reagimi thuhet se arsyet e dhëna për shkarkimin e saj nuk qëndrojnë dhe për më tepër thuhet se Dakës iu mveshen disa përgjegjësi që nuk janë të sajat apo vetëm të sajat.“Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes këtij reagimi bashkohet me organizatat e tjera të shoqërisë civile për ta kundërshtuar vendimin e djeshëm të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu për shkarkimin e Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka. Arsyet e dhëna për shkarkimin e Dakës nuk qëndrojnë, e për më tepër mveshin atë me disa përgjegjësi që nuk janë të sajat, apo vetëm të sajat.

KQZ është organ i pavarur kushtetues dhe Kryetarja Daka është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote. Ndër arsyet e shkarkimit figurojnë edhe shkelja e të dhënave personale, si dhe problemet me listat e votuesve. Asnjëra nga këto të dyja nuk bien nën përgjegjësinë e Kryetares së KQZ-së, njëra është në fushëveprimtarinë e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, kurse tjetra është përgjegjësi e Agjencionit për Regjistrim Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thuhet në reagim.Mes tjerash, në komunikatë më tej thuhet se kjo përveç që do të ndikojë në punën e pavarur të KQZ-zë mund të ndikojë edhe në mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.“Po ashtu, sjellim ndërmend se ky vendim i Presidentes Osmani vie në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, dhe përveç që konsiderohet ndikim në punën e pavarur të KQZ-së, mund edhe të ndikojë në organizimin e mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Gjithashtu, kujtojmë se para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme nacionale të shkurtit të vitit 2021, RrGK përmes një kumtese për media, bëri thirrje që ky proces të zhvillohej brenda rregullave kushtetuese, frymës demokratike dhe çdo mospajtim të adresohej përmes rrugëve institucionale.

Këtë thirrje po e përsërisim edhe sot, dhe atë jo vetëm për partitë politike, por për çdo figurë institucionale që mbi supe bart përgjegjësinë e përfaqësimit të unitetit të popullit, siç është roli i Presidentes së Kosovës. Gjersa jemi dëshmitarë të fuqizimit politik të grave në shoqërinë kosovare, RrGK do të vazhdojë përpjekjet e kahmotshme drejt rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje, si dhe do të kërkojë llogaridhënie për vendimet që prekin themelet demokratike mbi të cilat jemi duke e ndërtuar shoqërinë e shtetin tonë”.
Shperndaje

Continue Reading

Lajme

Gjyqi për organizatorët e “27 Prillit”, drejt fundit

Gjykimi për porositësit e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit është drejt përfundimit. Sot në Gjykatën Penale janë paraqitur provat e fundit nga pala mbrojtëse. Për më 1 korrik janë caktuar fjalët përmbyllëse të Prokurorisë kurse mbrojtja fjalën përmbyllëse do ta thotë në seancat e 6 dhe 12 korrikut. Pas kësaj, Penalja mund të caktojë dhe ta shpall aktgjykimin. Në procesin e dytë për hyrjen në Kuvend gjykohen ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski./Alsat

Continue Reading

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares