Connect with us

Kosovë

Tërnava bën thirrje që besimtarët të respektojnë masat kundër virusit gjatë Bajramit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërvana, në prag të festës së Fitër Bajramit, që shënon fundin e Muajit të Ramazanit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë, duke u bërë thirrje që gjatë shënimit të kësaj feste, të respektojnë masat kundër koronavirusit.

Të enjten, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, një ndër festat kryesore në besimin Islam.

Këtë vit, në Kosovë, Fitër Bajrami do të falet në xhami, por duke respektuar masat kundër koronavirusit.

“Ne nesër kemi festë dhe bashkërisht do të jemi në xhamitë tona për ta falur namazin e Fitër Bajramit, por të kemi kujdes sepse virusi është ende në mesin tonë. Andaj për ta ruajtur veten e shëndetin publik, ne kemi hequr dorë nga ana ceremoniale e manifestimit tradicional të Bajramit. Në xhami do të jemi duke respektuar protokollet kundër COVID-19 dhe për ta falur vetëm namazin e Fitër Bajramit. Ju ftoj që të bëni kujdes edhe me vizitat tradicionale të Bajramit”, tha myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, më 2020, dy festat e Bajramit, besimtarët myslimanë në Kosovë nuk kanë mundur t’i falin në xhami.

Këtë radhë, Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se në xhami do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit dhe jo ai i mëngjesit. Xhamitë, sipas BIK-ut, do të hapen dhjetë minuta para faljes së Bajramit.

Kosovë

“Gratë e Kosovës” me Dakën, kundër presidentes Osmani

Rrjeti i Grave të Kosovës e kanë kundërshtuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror Zgjedhor.Përmes një reagimi thuhet se arsyet e dhëna për shkarkimin e saj nuk qëndrojnë dhe për më tepër thuhet se Dakës iu mveshen disa përgjegjësi që nuk janë të sajat apo vetëm të sajat.“Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes këtij reagimi bashkohet me organizatat e tjera të shoqërisë civile për ta kundërshtuar vendimin e djeshëm të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu për shkarkimin e Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka. Arsyet e dhëna për shkarkimin e Dakës nuk qëndrojnë, e për më tepër mveshin atë me disa përgjegjësi që nuk janë të sajat, apo vetëm të sajat.

KQZ është organ i pavarur kushtetues dhe Kryetarja Daka është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote. Ndër arsyet e shkarkimit figurojnë edhe shkelja e të dhënave personale, si dhe problemet me listat e votuesve. Asnjëra nga këto të dyja nuk bien nën përgjegjësinë e Kryetares së KQZ-së, njëra është në fushëveprimtarinë e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, kurse tjetra është përgjegjësi e Agjencionit për Regjistrim Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thuhet në reagim.Mes tjerash, në komunikatë më tej thuhet se kjo përveç që do të ndikojë në punën e pavarur të KQZ-zë mund të ndikojë edhe në mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.“Po ashtu, sjellim ndërmend se ky vendim i Presidentes Osmani vie në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, dhe përveç që konsiderohet ndikim në punën e pavarur të KQZ-së, mund edhe të ndikojë në organizimin e mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Gjithashtu, kujtojmë se para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme nacionale të shkurtit të vitit 2021, RrGK përmes një kumtese për media, bëri thirrje që ky proces të zhvillohej brenda rregullave kushtetuese, frymës demokratike dhe çdo mospajtim të adresohej përmes rrugëve institucionale.

Këtë thirrje po e përsërisim edhe sot, dhe atë jo vetëm për partitë politike, por për çdo figurë institucionale që mbi supe bart përgjegjësinë e përfaqësimit të unitetit të popullit, siç është roli i Presidentes së Kosovës. Gjersa jemi dëshmitarë të fuqizimit politik të grave në shoqërinë kosovare, RrGK do të vazhdojë përpjekjet e kahmotshme drejt rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje, si dhe do të kërkojë llogaridhënie për vendimet që prekin themelet demokratike mbi të cilat jemi duke e ndërtuar shoqërinë e shtetin tonë”.
Shperndaje

Continue Reading

Kosovë

Kurti: Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë

Takimi i parë mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç i mbajtur me ndërmjetësim të BE-së në Bruksel, ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete. Pas takimit, kryeministri i Kosovës Kurti deklaroi se ka prezantuar katër ide të reja për negociim me Serbinë. Të nënshkruhet marrëveshje e paqes, ku Kosova dhe Serbia do të zotoheshin që nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën, pas njohjes së ndërsjellët mes dy vendeve të aplikohet parimi i reciprocitetit dypalësh, duke u krijuar në Kosovë Këshill Kombëtar për serbët, ashtu siç e kanë shqiptarët që jetojnë në Serbi, ridizajnimin e marrëveshjes së CEFA-s, si dhe çështja e të pagjeturve.

Për çështjen e të pagjeturve të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte ‘naçelnik (shefi) i qarkut të Kosovës’, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq – deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Kurti tha se tre ide janë refuzuar nga Vuçiç, ndërsa për propozimin për ridizajnimin e Ceftas, pala serbe nuk është përgjigjur. Nga ana tjetër, presidenti Serb Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se me Kurtin nuk kanë rënë dakord për asgjë. Sipas tij pala kosovare është shprehur se nuk pranon marrëveshjet e arritura deri më tani.

Nuk dëshirojnë fare të bisedojnë për Asociacionin e Kosovës. Së dyti, ata kërkuan me urgjencë dhe menjëherë të dëgjojnë se kur do ta pranojmë Kosovën e pavarur dhe së treti, ata i quajnë incidente dhe provokime faktin që serbët dëshirojnë të marrin pjesë në liturgjitë në kishat e tyre, sepse tokat për ato kisha janë dhënë mbase në kohën e pushtetit të Slobodan Milosheviqit – u shpreh Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Ndërkohë emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se takimi në mes Kurtit dhe Vuçiqit, nuk ishte i lehtë. Ai shtoi se të dy vendet nuk kanë rrugë tjetër, përveç dialogut.

Për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të dy liderët të dinë se nuk ka rrugë tjetër përveç normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ata u dakorduan që të punojnë në normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, nëpërmes dialogut – tha Miroslav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i BE-së.

Që Kosova dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër përveç dialogut, e tha edhe përfaqësuesi i BE-së për Politika të Jashtme, Joseph Borrell. Ai nënvizoi se nuk duhet të ketë vonesa në këtë proces. Takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit, me ndërmjetësim të BE-së, duhet të mbahet deri në fund të muajit korrik, me gjasë më datë 25 korrik./Lajmpress.org

Continue Reading

Kosovë

Vuçiq: Gjithë natën s’kam fjetur duke menduar se çfarë do të bëj sot

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk do të ndalë asnjëherë dialogun.

“Nuk do ndalim asnjëherë dialogun, padyshim se ka detyra që duhet të përmbushën nga pala prej Prishtinës. Kjo është pranuar nga dy përfaqësuesit e BE-së. Kishim negociata serioze dhe ne kemi nënshkruar dokumente të cilat duhet të njihen, të implementohen dhe të përmbushën në mënyrën që duhet”.

I pari i Serbisë tha se nuk ka fjetur gjithë natën duke menduar për atë se çfarë do të bëjë sot në takim.

“Isha gati për takim dhe ata dolën me tema krejt të reja”, tha Vuçiq./gazetablic.com

Continue Reading

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares