Connect with us

Lajme

SHVL UÇK: Ali Ahmeti të “zgjohet” nga gjumi dhe të mos “ëndërroj”, mjerim se me kë ishte dje në Sllupçan

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Daim Hiseni një ditë pas kremtimit të ditës në të cilën u shpall e lirë Kumanova (2 Maji) ka reaguar duke kundërshtuar kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

Hiseni në një prononcim për News33 ka thënë se për Ahmetin është mjerim se me kë ka shkuar të kremtojë një ditë të tillë. Tha se në mesin e ekipit të Ahmetit nuk ka qenë asnjë familjar, ose pjesëmarrës në luftën e vitit 2001.

“Ishte mjerim dje, dhe sit ë tillë e kemi ndjerë neve, ish pjesëmarrësit në luftën e vitit 2001,se me kë ishte I rrethuar, me kë I shoqëruar e me kë bënte homazhe. Shumë keq që në shoqëruesve nuk kishte asnjë bashkëluftëtarë po as familjar të dëshmorëve, me të cilët ka luftuar krah për krahu. Nuk është problem nëse BDI-ja do të mbetet në pozitë apo opozitë, por nga ato që ishin si synime apo ëndërr e vitit 2001, atë që Ahmeti kishte thënë se kam një ëndërr por e ruan për më tutje. Atij e gjithë jeta do I kaloj ëndërr pa u zgjuar asnjëherë. Premtimet që i jep janë politike dhe nuk e kanë vendin të bëhen para varrezave dhe dëshmorëve, mund të bëhen në sheshe të tjera, për arsye se jo vetëm që ende nuk ju kemi arsyetuar familjeve se pse ranë për këtë dhe bijtë e tyre, por shkojmë edhe në prezencën e varrezave, ku dëshmorët pushojnë të qetë, trillojmë dhe gënjejmë. Ata rrena, nuk I bëjmë vetëm në emër të partisë, por I bëjmë edhe në emër të gjakut dhe shpirtit të atyre që kanë rënë për liri”, tha Hiseni për News33.

Në fund, Hiseni tha se kjo lojë e Ahmetit duhet ndalet dhe nuk duhet lejuar që ky I fundit, së paku me dëshmorët të mos manipulojë./News33/

 

Botë

Ambasadori i Izraelit: Kemi kapacitet për ta rrafshuar Gazën, por nuk do ta bëjmë këtë. Duam paqe

Drejtori për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht ambasadori në Maqedoninë e Veriut , Dan Oryan, në një intervistë ekskluzive për T7, ka folur për konfliktin e fundit që po zhvillohet në Izrael në mes të këtij të fundit dhe palestinezëve.

Ndër të tjera Oryan tha se Izraeli ka kapacitet ta rrafshojë Gazën, por nuk do ta bëjë këtë. Kjo për shkak se sipas tij, Izraeli do paqe.

“Izraeli ka kapacitete për ta rrafshuar Gazën, por ne nuk po e bëjmë këtë. Nuk jemi të interesuar për ta bërë këtë. Ne duam që të jetojmë në paqe dhe harmoni sa më shumë që është e mundshme”, është shprehur Oryan.

Ndërsa për Hamasin, ambasadori tha se është vetëm një organizatë terroriste që lanson mijëra raketa mbi Izraelin.

“Në rend të parë dhe mbi të gjitha, është organizata e Hamasit, që në deklaratën e saj, në kushtetutën e saj e ka thirrjen për vrasjen e hebrenjve. Nuk ka të bëjë asgjë me Malin e Tempullit (Xhamia Al-Aqsa), me asgjë tjetër. Kështu thuhet në mënyrë specifike aty. Vrasja e hebrenjve është një nga objektivat e kësaj organizate dhe fatkeqësisht ata e kanë marrë peng tërë popullin e Gazës”, është shprehur ambasadori Oryan.

 

Continue Reading

Kosovë

Djali 9-vjeç e ka agjëruar krejt Ramazanin, e filloi kur ishte vetëm 8-vjeçar

Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit, raporton Gazeta Express.

Derisa në institucionet shtetërore është ditë feste, disa qytetarë janë parë në shesh të Prishtinës duke shkuar në punë.

Njëri nga qytetarët që ishte duke shkuar në punë ka folur për emisionin #gjesi duke bërë të ditur se ai nuk ka agjëruar ramazanin, por e kanë agjëruar fëmijët e tij.

Më i vogli nga fëmijët sipas të njëjtit ishte vetëm 8-vjeç kur kishte filluar të agjëronte.

Këtë vit, kur ai ka mbushur 9-vjet, prindi i tij thotë se ai e ka agjëruar krejt ramazanin.

“Djali jem 9 vjec e ka agjëru krejt ramazanin. Nuk i kam thanë mos e nino se eka pas me dëshirë. Edhe një vit më herët e ka agjëru, prej 8 vjet”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Continue Reading

Lajme

Cipras: Pa Marrëveshjen e Prespës do të kishim fqinj jostabil

Marrëveshja e Prespës është e dobishme për vendin, patriotik, i dobishëm për popujt në rajon të cilët duhet të jetojnë në paqe dhe perspektiva, thelbi është se arritëm diçka historike për Ballkanin dhe vendin, tha lideri i SYRIZËS dhe ish kryeministër grek Aleksis Cipras gjatë pjesëmarrjes së tij në forumin ekonomik Delfi të cilën e ka ndjekur drejtpërdrejtë edhe kryeministri Zoran Zaev.

“E rëndësishme është në fqinjësinë tonë të kemi aleat, ndërsa jo armik. Duke e marrë parasysh atë që këtu është zotëri Zaev do të them se kjo marrëveshje, e ndryshoi lojën e Ballkanit, e ndryshoi lojën në drejtim pozitiv. Pa këtë marrëveshje dhe pa perspektivën evropiane edhe për Maqedoninë e Veriut e cila është stabilizuar si vend edhe për Shqipërinë, kam ndjenjë se mund të kishim shumë fqinj jostabil. Në kufirin tonë verior do të kishte jostabilitet si ai që e shohim në Libi, ndërsa ndoshta edhe vendet e treta do të ishin aktive atje, ndërsa ndoshta edhe Turqia do të luante rol”, theksoi Cipras.

Continue Reading

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares