Connect with us

Sport

Shpërthen festa në Milano, Interi kampion i Italisë

Barazimi i Atalantës ka bërë që Interi të jetë zyrtarisht kampion i Italisë.

Pas 11 vitesh ata u kthyen që të jenë përsëri mbretërit e Italisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Futboll

Struga vetëm një ndeshje larg ëndrrës Evropiane, Vardari bije nga liga

Ekipi i Struga Trim Lum ka arritur të sigurojë një fitore të rëndësishme si vendase kundër Vardarit. Me tre pikët e fituara ekipi i Struga Trim Lum afrohet edhe shumë më pranë ëndrës evropiane, kurse vardari me humbjen e kësaj ndeshje e ka të sigurtë rënijen nga liga e parë dhe vendin e sigurtë në ligën e dytë të Maqedonisë.

Edhe pse ndeshja me Sileksin është vendimtare nëse Struga do të marrë pjesë në garat evropiane, stafi teknik është ndarë shumë i kënaqur me fitoren kundër Vardarit me çrast kanë bërë një reagim.

Fitore që na shpien drejt Europës dhe historisë, shkruhej në fillim të reagimit.

 

Postimi i plotë:

 

Fitore minimale 1:0 ndaj Vardarit, por që mund të vlejë shumë, pasi kjo fitore na e ka hapur rrugën drejt Evropës dhe historisë së klubit tonë. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij takimi, që të dy trajnerët vendosën të jenë shumë të kujdesshëm me anën ofensive, edhe pse ekipi ynë që nga fillimi e kërkonte fitoren e shumë dëshiruar. Marjan Altiparmakovski, ishte i pari që u kanos që në minutën e 3-të, ndërsa i njëjti në fund doli të jetë edhe heroi i takimit, kur në minutën e 67-të shënoi nga pika e bardhë.

Ishte ky goli i 5-të në 5 takimet e fundit për Altiparmakovski, i cili është ri zgjuar mu në momentin e duhur për skuadrën tonë, duke ndihmuar Struga Trim Lum drejt realizimit të ëndrrës.

Në fund fitore më se merituar e Struga Trim Lum, falë kjo edhe meritës së madhe të të gjithë futbollistëve, të cilët edhe sot treguan se me shumë dashuri luajnë për fanellat “bardh e kuq” dhe për gjithë qytetin e Strugës, që duhet të jetë krenare me këtë skuadër.

 

Continue Reading

Futboll

Chelsea i jep shkollë Realit, finale angleze në Champions League

Chelsea e ka eliminuar Real Madridin për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve. Blutë, në finale do të përballen me Manchester Cityn, do të jetë finale tërësisht angleze.

Chelsea i ka dhënë shkollë futbolli Real Madridit duke e mundur 2-0 në sfidën e kthimit në “Stamford Bridge”, për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Blutë ishin më kërkues që në minutën e parë, ani pse edhe Reali kishte shanset e veta.

Timo Werner realizoi për 1-0 në minutën e 28-të, pas një topi të kthyer nga shtylla pas goditjes së Havertz, që i zuri në ‘gjumë’ mbrojtjen e Realit.

Në pjesën e dytë, derisa Reali po e kërkonte golin e barazimit, linin  shumë hapësira në mbrojtje, por futbollistët e Chelseat gabonin, megjithatë vetëm deri në minutën e 85’, kur Mason Mount realizoi për 2-0.

Kështu, Chelsea e mundi me rezultat të përgjithshëm 3-1 për t’u kualifikuar në finale ku do të përballen me Manchester Cityn e Pep Guardiolës. /Gazeta Express/

 

Continue Reading

Basketboll

Lakers zhgënjen sërish, Tatum “magjik” në suksesin e Boston

Yjet e skuadrës si LeBron James dhe Anthony Davies janë rikthyer tashmë, por rezultatet pozitive të Los Angeles Lakers nuk duken ende në horizont, pasi kalifornianët pësuan humbjen e dytë radhazi dhe të katërtën në 5 javët e fundit.

Në sfidën e zhvilluar në “Staples Center”, Lakers u dorëzuan përballë Sakramento Kings me rezultatin e ngushtë 106-110, pasi përjetuan një “black out” total në fraksionin e fundit të lojës, kur edhe shpërdoruan një epërsi prej 11 pikësh.

Një nga përballjet më interesante të mbrëmjes ishte ajo mes Phoenix Suns dhe Utah Jazz, dy ekipe që do të duelojnë deri në fund për kreun e Konferencës së perëndimit dhe që aktualisht janë me pikë të barabarta.

Në “Phoenix Suns Arena” ishin vendasit ata që triumfuan me rezultatin bindës 121-100 dhe regjistruan fitoren e tretë radhazi, ndërsa Utah, pas një ecurie mjaft të mirë javët e fundit, ka pësuar humbjen e tretë në 4 sfidat e fundit.

Devin Booker ishte protagonist absolut i suksesit të Phoenix, pasi shënoi 31 pikë, rikuperoi tre topa dhe dha dy asiste, ndërsa për miqtë e Jazz bëri një paraqitje deri diku të pranueshme vetëm Bogdanovic.

Mbrëmje magjike për Jayson Tatum, që la gjurmë në një sfidë spektakolare si ajo mes Boston Celtics dhe San Antonio Spurs, e cila përfundoi me rezultatin 143-140 vetëm pas luajtjes së kohës shtesë.

Në “TD Garden” të Bostonit, 23-vjeçari Tatum ia doli të shënojë plot 60 pikë, të rikuperojë 8 topa dhe të japë 5 asiste, duke lënën në hije kundërshtarët e tij si De Rozan e Walker, që të dy bashkë shënuan 54 pikë.

Gjysma e parë e lojës shkoi tërësisht në favor të San Antonios, që krijoi një epërsi prej 30 pikësh, por në gjysmën e dytë të ndeshjes skenën “e pushtoi” Tatum, i cili me formën e jashtëzakonshme bëri që koha e rregullt të mbyllej në barazim e më pas në shtesë fitorja shkoi për Celtics.

Skuadra kryesuese e Konferencës së Lindjes, Brooklyn Nets u thye në shtëpi me rezultatin 109-128 nga Portland Trail Blazers, me këta të fundit që iu falën një forme mjaft të mirë të Damian Lillard, me 32 pikë të shënuara, 7 rikuperime dhe 9 asiste.

Me James Harden që vijon të jetë i dëmtuar, Kyrie Irving nuk mjaftoi për Brooklyn, që gjithsesi ndodhet në pozita komode dhe nuk rrezikon të humbë kreun e renditjes, duke qenë se sezoni i rregullt është drejt përfundimit.

Në sfidat e tjera Philadelphia 76ers triumfoi me rezultatin 126-104 ndaj Atlanta Hawks, Washington Wizards mposhti Cleveland Cavaliers me shifrat 93-122, ndërsa Milwaukee Bucks fitoi 98-108 në transfertën ndaj Chicago Bulls. /SS/

Continue Reading

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares