Connect with us

Basketboll

Lakers zhgënjen sërish, Tatum “magjik” në suksesin e Boston

Yjet e skuadrës si LeBron James dhe Anthony Davies janë rikthyer tashmë, por rezultatet pozitive të Los Angeles Lakers nuk duken ende në horizont, pasi kalifornianët pësuan humbjen e dytë radhazi dhe të katërtën në 5 javët e fundit.

Në sfidën e zhvilluar në “Staples Center”, Lakers u dorëzuan përballë Sakramento Kings me rezultatin e ngushtë 106-110, pasi përjetuan një “black out” total në fraksionin e fundit të lojës, kur edhe shpërdoruan një epërsi prej 11 pikësh.

Një nga përballjet më interesante të mbrëmjes ishte ajo mes Phoenix Suns dhe Utah Jazz, dy ekipe që do të duelojnë deri në fund për kreun e Konferencës së perëndimit dhe që aktualisht janë me pikë të barabarta.

Në “Phoenix Suns Arena” ishin vendasit ata që triumfuan me rezultatin bindës 121-100 dhe regjistruan fitoren e tretë radhazi, ndërsa Utah, pas një ecurie mjaft të mirë javët e fundit, ka pësuar humbjen e tretë në 4 sfidat e fundit.

Devin Booker ishte protagonist absolut i suksesit të Phoenix, pasi shënoi 31 pikë, rikuperoi tre topa dhe dha dy asiste, ndërsa për miqtë e Jazz bëri një paraqitje deri diku të pranueshme vetëm Bogdanovic.

Mbrëmje magjike për Jayson Tatum, që la gjurmë në një sfidë spektakolare si ajo mes Boston Celtics dhe San Antonio Spurs, e cila përfundoi me rezultatin 143-140 vetëm pas luajtjes së kohës shtesë.

Në “TD Garden” të Bostonit, 23-vjeçari Tatum ia doli të shënojë plot 60 pikë, të rikuperojë 8 topa dhe të japë 5 asiste, duke lënën në hije kundërshtarët e tij si De Rozan e Walker, që të dy bashkë shënuan 54 pikë.

Gjysma e parë e lojës shkoi tërësisht në favor të San Antonios, që krijoi një epërsi prej 30 pikësh, por në gjysmën e dytë të ndeshjes skenën “e pushtoi” Tatum, i cili me formën e jashtëzakonshme bëri që koha e rregullt të mbyllej në barazim e më pas në shtesë fitorja shkoi për Celtics.

Skuadra kryesuese e Konferencës së Lindjes, Brooklyn Nets u thye në shtëpi me rezultatin 109-128 nga Portland Trail Blazers, me këta të fundit që iu falën një forme mjaft të mirë të Damian Lillard, me 32 pikë të shënuara, 7 rikuperime dhe 9 asiste.

Me James Harden që vijon të jetë i dëmtuar, Kyrie Irving nuk mjaftoi për Brooklyn, që gjithsesi ndodhet në pozita komode dhe nuk rrezikon të humbë kreun e renditjes, duke qenë se sezoni i rregullt është drejt përfundimit.

Në sfidat e tjera Philadelphia 76ers triumfoi me rezultatin 126-104 ndaj Atlanta Hawks, Washington Wizards mposhti Cleveland Cavaliers me shifrat 93-122, ndërsa Milwaukee Bucks fitoi 98-108 në transfertën ndaj Chicago Bulls. /SS/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Basketboll

Werder Bremen konfirmon një rast me COVID-19 në skuadër

Skuadra gjermane përmes një komunikate ka bërë të ditur se një futbollist i tyre ka dalë pozitiv në COVID-Kjo është mësuar pas testimeve të rregullta që bëhen ditën e mërkurë, përcjell lajmi.net.

Werder Bremen nuk ka dhënë emrin e futbollistët të infektuar me COVID-19, por tutje shton se ai është do të qëndrojë i izoluar për 14 ditë.

Kujtojmë se pjesë e Werder Bremen është edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Continue Reading

Basketboll

NBA planifikon të rinisë në korrik, ndeshjet në “Dinsey World”

NBA e ka konfirmuar se është në bisedime me Disneyn për t’i zhvilluar të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezoni 2019/20 në kompleksin sportiv në Disney World në Orlando, me synimin që sezoni të rinisë në korrik.

Zëdhënësi i NBA, Mike Bass, ka bërë të ditur se liga dhe Shoqata e Basketbollistëve Profesionistë janë duke mbajtur negociata me kompaninë Walt Disney për ta gjetur një zgjidhje për rinisjen e sezonit në fund të korrikut, pasi liga u ndërpre më 11 mars, shkaku i koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

“Të gjitha ndeshjet, stërvitjet do të zhvillohen në një njëjtin kampus të organizuar nga NBA, ku do të qëndronin edhe të gjitha lojtarët dhe stafi së bashku”, ka thënë Bass.

“Prioriteti ynë vazhdon të jetë shëndeti dhe siguria e të gjithë të përfshirëve dhe ne jemi duke punuar me ekspertë të shëndetit publik dhe zyrtarë nga qeveria për t’i gjetur disa udhëzime të kuptueshme për t’u siguruar që ta gjejmë një protokoll sa më të përshtatshëm mjekësor”.

Komisionari i NBA, Adam Silver, tha më 12 maj se ai dëshironte të merrte vendimin për fatin e këtij sezoni të ligës brenda dy deri katër javëve të ardhshme.

Sipas ESPN, Silver dhe pronarët e klubeve të NBA arritën marrëveshje që të gjitha ekipet të vendosen në të njëjtin kampus, ku do të zhvilloheshin edhe të gjitha stërvitjet dhe ndeshjet, në mënyrë që lojtarët të ndihen sa më të sigurt. /Gazeta Express/

Continue Reading

Basketboll

LeBron James u ofron bashkëlojtarëve stërvitje private gjatë karantinës

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, raportohet se është bërë nikoqir i disa stërvitjeve private me nga një ose dy bashkëlojtarë të tij, në përgatitje për rinisjen e sezonit që është ndërprerë shkaku i koronavirusit.

Stadium raporton se James po mban seanca stërvitore në ambiente të sigurta me disa bashkëlojtarë të tij në Los Angeles, ku megjithatë po i respektojnë rregullat për distancim, transmeton Gazeta Express.

“LeBron James ka mbajtur seanca stërvitore private me nga një ose dy bashkëlojtarëve në një fushë në një lokacion të mbyllur dhe privat”, shkruan Stadium.

“Të gjitha masat për siguri janë ndërmarrë në këto stërvitje private. Të gjithë të përfshirët janë testuar, të gjithë të përfshirët i kanë praktikuar rregullat për distancim dhe janë siguruar t’i ndjekin të gjitha udhëzimet e autoriteteve”.

“Kemi mësuar se edhe te Clippers janë stërvitur disa lojtarë në të njëjtën mënyrë. Në këtë mënyrë, dy skuadrat po krijojnë lidhje më të mirë mes vete dhe po arrijnë të qëndrojnë në formë, përderisa po afrohet rinisja potenciale e sezonit”.

Jo të gjitha skuadrat kanë marrë leje për t’iu kthyer stërvitjeve në kampet e tyre për shkak se shtetet e ndryshe në SHBA kanë ndërmarrë masa të ndryshme për ta parandaluar Covid-19. Në kampet që janë hapur janë lejuar vetëm stërvitjet individuale.

Komisionari i NBA, Adam Silver, kishte thënë më herët këtë muaj se ai shpreson ta kuptojë përfundimisht se çfarë ndodhë me këtë sezon gjatë dy deri në katër javët e ardhshme, mes spekulimeve se liga do të kthehet verës dhe se të gjithë ndeshjet do të zhvillohet në një ose dy lokacione të vetme – me më së shumti gjasa në Orlando dhe Disney World.

Sezoni 2019/20 i NBA ka qenë i pezulluar që nga 11 marsi për shkak të pandemisë së koronavirusit. /Gazeta Express/

Continue Reading

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares