Connect with us

Familja

“Për Pak Dashuri” është romani më i ri i shkrimtares Afërdita Xheladini Aliu

“Për Pak Dashuri” është libri më i ri i shkrimtares Afërdita Xheladini Aliu. Ky roman paraqet një dramë të vërtet, të fuqishme dhe prekëse, e ndërthurur me shumë vuajtje, sakrificë, vështirësi. Por, mbisundon dashuria që sjell jeta në rrugëtimin e dy femrave ndër vite dhe që në mënyrë autentike shtjellohen në këtë roman.

Mes regresives dhe të vjetrës, shkrimtarja në këtë libër sjell progresiven dhe të renë. Ajo me talentin e saj prek tema që zgjojnë kërshërinë e lexuesit. Mbi dhimbjen dhe vuajtjen ajo vë me mjeshtëri në spikamë dashurinë, që simbolizon shpresën për të ardhmen.

“Fokusi i veprave të mija vazhdon të mbetet gruaja. Romani ‘Për pak dashuri’ paraqet një dramë tejet të fuqishme dhe prekëse, të ndërthurur me shumë vuajtje, sakrificë, vështirësi dhe shumë dashuri që i sjell jeta në rrugëtimin e dy femrave ndër vite dhe që në mënyrë autentike shtjellohen në këtë roman”, potencon autorja Afërdita Xheladini Aliu.

Romanin “Për Pak Dashuri” lexuesit mund ta gjejnë edhe në Librarinë “Nobel” në Shkup dhe Tetovë, por i njëjti është edhe në raftet e disa librarive në Kosovë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Familja

Shndërrimi i pabesueshëm, familja transformon furgonin e vjetër në një kamper luksoz

Një familje, e përbërë nga 4 persona, ka shndërruar një furgon të vjetër të tyre në një kamper luksoz.

E gjitha puna e familjes Hoker, që jeton në Den Bosch të Holandës, ndodhi gjatë verës së vitit të kaluar, ku secili anëtar dha kontributin e tij në këtë ndryshim, ndërsa kishte detyra specifike.

Ata hoqën të gjithë aksesorët e vjetër të makinës në pjesën e brendshme dhe e transformuan furgonin e tipit “Volkswagen”, prodhim të vitit 2013.

Përveç punës, familja shpenzoi edhe rreth 4300 dollarë për këtë shndërrim drastik, por tashmë ata kanë fituar një kamper luksoz, me të cilin mund të udhëtojnë të gjithë së bashku.

Continue Reading

Familja

Si t’ia bëni që fëmijët të mos kenë më frikë nga errësira

Gjatë një sondazhi, ku morën pjesë rreth 122 persona, 54% e tyre listuan errësirën si një nga 5 frikërat më të mëdha. Është afër mendsh që nëse të rriturit i tremben errësirës, fëmijët gjithashtu

Përbindëshat dhe hijet e frikshme bëhen pjellë e imagjinatës së tyre dhe shpesh kjo frikë mund të kthehet në problem për fëmijët apo dhe gjithë familjen.

A ka ndonjë mënyrë që ju vjen në ndihmë për t’i qetësuar nga kjo lloj frike? Sigurisht që po!

1. Fillimisht, dëgjo me vëmendje fëmijën

Merreni seriozisht frikën e fëmijës suaj. Mos e lini thjesht me fjalinë “monstrat nuk ekzistojnë” pasi thjesht do ta bëni situatën më keq.

Pyetini nga çfarë kanë frikë ekzaktësisht dhe tregojini që i kuptoni shumë mirë ato. Më pas, sigurohuni që janë të sigurt dhe se do të jeni aty për ta nëse do të ndjejnë frikë sërish gjatë natës.

2. Motivojini fëmijët

Studimet kanë treguar se komplimentet ndryshojnë mënyrën e mendimit. Kjo do të thotë që nëse ju i thoni vetes diçka pozitive, pas pak do të filloni ta besoni atë. Nëse i thoni fëmijës suaj që është trim apo i lavdëroni për përballjen e tyre nga frika do t’jua bëni më të thjesht. Fjalët pozitive do ta ndihmojnë seriozisht ta kalojnë frikën e errësirës dhe të besojnë se poshtë krevatit nuk ka asnjë monstër.

3. Kthejeni dhomën e errët në kënd lojërash

Në perceptimin e fëmijëve një dhomë e errët është e frikshme dhe e rrezikshme, por ju mund ta ndryshoni mënyrën se si e shohin ata. Përshembull, nisni të bëni performanca në errësirë. Një tjetër opsion? Organizoni mini-festa dhe lidheni këtë me errësirën!

4. Përdorni hilen 10 sekondëshe
Arsyeja pse fëmijët kanë frikë nga errësira ndoshta nuk bazohet tek frika prej saj, por tek tranzicioni drejt errësirës. Kur i fikim dritat menjëherë, na duket sikur verbohemi për pak sekonda dhe duhet kohë të ambientohemi. Këto janë pikërisht çastet kur fëmija nis të frikësohet.

Për t’jua bërë më të thjeshtë, kërkojini të mbyllin sytë ndërkohë që dritat janë ende ndezur. Pasi t’i keni fikur ato, vendosni duart tek sytë e fëmijëve dhe numëroni bashkë gjer në 10. Kur t’i hapin sytë, dhoma nuk do të duket dhe aq e errët sa më parë, aq më tepër nëse i lini një abazhur të vogël pranë.

Continue Reading

Familja

Frikë ndaj refuzimit? Zbuloni nëse kjo ju detyron të vazhdoni një marrëdhënie që s’ia vlen

Nga Natalie Mossayebi, blogere

Dy muajt e parë të bllokimit, unë dhe partneri im u çuditëm me të vërtetë se sa mirë po ja kalonim. Njerëzit përreth meje më tregonin se si po luftonin në marrëdhëni

et e tyre, dhe unë mendoja se sa me fat isha për të qenë në një marrëdhënie që po lulëzonte gjatë këtyre kohërave të vështira

Por atëherë gjërat filluan të ndryshojnë. Në fakt, nuk ishin marrëdhëniet që ndryshuan, kuptova se si po ndryshoja në marrëdhënie. Unë po ndryshoja veten për të kënaqur partnerin tim. O jo! Po e bëja përsëri. Kuptova që e kisha formuar veten për të qenë ajo që mendova se ai donte të isha.

Modeli im i vjetër kishte ardhur për të thënë përsëri përshëndetje dhe më kujtonte kush nuk isha. Dhe unë e kisha bërë këtë gjatë gjithë marrëdhënies! Sepse është kaq mirë të jesh i dashur, i pëlqyer dhe i pranuar nga tjetri, a nuk është kështu? Por është një rrugë e rrezikshme që nëse e vazhdoni, do të përfundoni plotësisht duke humbur veten.

Bllokimi nga coronavirusi më dha shumë kohë për vetë-reflektim. Së pari, fillova të vëreja se si po ndryshoja, se si dukesha dhe vishesha për ta kënaqur atë. Dhe pastaj u bëra e vetëdijshme se sa kohë po kaloja duke u shqetësuar për atë që po mendonte dhe po bënte ai dhe mezi kuptova që nuk i kisha kushtuar kohë vetes as që ta pyesja se çfarë doja. Unë isha e humbur në botën e tij.

Unë po ndiqja ëndrrën e tij dhe jo timen.

Kur e kuptova këtë, i dashuri im u lëndua. Shumë keq. Ai u ndje sikur nuk më njihte as mua; ai e humbi besimin tek unë dhe filloi seriozisht të dyshonte në marrëdhënie. Dhe nuk e fajësoj! Vendosëm të kalonim pak kohë të vetëm për t’i kuptuar gjërat, kështu që shkova dhe qëndrova me motrën time për disa ditë.

U ndjeva e thyer. Nuk kisha qëndruar ajo që isha dhe si rezultat, isha gati të humbisja njeriun që dua. Kështu që vendosa të bëj ca gërmime. Me kalimin e kohës, teksa qëndroja tek motra, u qetësova shumë. Kam pasur disa seanca të hapjes së zemrës dhe meditimit me miqtë e mi të dashur dhe kuptova se cila ishte frika ime kryesore:

Frika e refuzimit!

Dhe kjo frikë më kishte nxitur gjatë gjithë marrëdhënies. Kisha frikë aq shumë sa ai do të më refuzonte, saqë fillova të ndryshoja veten për ta kënaqur.

Vendosëm ta nisnim nga e para përsëri. Në fakt, për mua ishte më shumë sesa të filloja përsëri. Duhet të njihja se kush isha kur nuk kërkoja miratimin e të dashurit tim.

Fillova të flisja për atë se si doja të ishte marrëdhënia. E lashë mendimin se do të ishim bashkë përgjithmonë.

Megjithëse u ndjeva më e lidhur me veten, pothuajse shumë dyshime po dilnin në sipërfaqe në lidhje me faktin nëse marrëdhënia do të funksiononte dhe nëse ishim të duhurit për njëri-tjetrin. Kisha qenë duke e kompromentuar veten për kaq gjatë! Ndihesha keq, sepse kisha shpërfillur nevojat e mia dhe injorova të vërtetën time, sepse nuk doja të ndieja dhimbjen e refuzimit.

Por zemërimi dhe dyshimet më dhanë edhe më shumë arsye për të treguar versionin e vërtetë të vetvetes. Sepse nëse jam plotësisht vetja dhe jam refuzuar, atëherë a nuk e bën të qartë se ky person nuk është për mua? Dhe a nuk dua të jem me dikë që më do për atë që jam?

Që kur fillova të jem dhe të ndihem më shumë vetja, të vishem sesi dua të vishem, duke shprehur atë që dua të shpreh, dhe të bëj atë që dua të bëj, ka pasur një ndryshim të caktuar në marrëdhënie. Në veten time, unë ndiej një ndjenjë lirie, fuqizimi dhe lehtësie. Dhe gjërat po ndryshojnë për mirë në shumë aspekte të tjera të jetës sime.

Duke nderuar veten dhe nevojat tuaja, një nga dy gjëra mund të ndodhë:

Ose personi tjetër do të frymëzohet nga origjinaliteti juaj dhe ndjenja e re e vetvetes dhe marrëdhënia do të lulëzojnë në mënyra të mrekullueshme, të papritura; ose, do të zbuloni se jeni të mospërputhshëm dhe se e vetmja gjë që duhet të bëni është ta lini njëri-tjetrin dhe të gjeni dikë që është më i përshtatshëm.

Sido që të jetë, duhet të qëndroni në momentin e tanishëm, të dilni nga mendja juaj shqetësuese dhe të përdorni një praktikë dashurie për veten çdo ditë.

Mos harroni, gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë… jini vetja./Telegrafi/

Continue Reading

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares