Connect with us

Kuriozitete

97-vjeçarja e dashuruar me birrën

Robertine Houbrechts nga fshati belg, Muizen, është 97 vjeç  dhe e dashuruar me birrën.

Sipas medias së huaj, çdo natë ajo ende pi deri në 20 birra në barin e saj të preferuar.

“Unë gjithmonë dal e fundit, por mjeku ma lejon”, i tha ajo gazetës belge ”Het Laatste Nieuws”.

“Robertine vjen këtu pothuajse çdo natë, e shoqëruar nga djali i saj Felix, i cili jeton në shtëpi me të, ndërsa shumica e bashkëmoshatarëve të saj bëhen gati për të fjetur. Ajo është sigurisht vizitorja më e vjetër dhe më besnike e lokalit tonë. Të gjithë e njohin atë dhe ajo i njeh të gjithë”, shprehet pronari i lokalit, Fanny Waegemans.

Çdo mbrëmje, rreth orës tetë do të më gjesh këtu, thotë Robertine, ndërsa theksoi se gjithmonë pi ”Jupiler”, asgjë tjetër.

Kuriozitete

Binjakët më identike në botë ndajnë të dashurin e njëjtë, shtratin e tualetin

Anna dhe Lucy DeCinque shpesh përshkruhen si “binjaket më identike në botë”. Motrat 35-vjeçare ndajnë gjithçka – nga i dashuri i tyre 37-vjeçar Ben Byrne, te rrobat dhe një shtrat i madh.

Ato shkojnë edhe në tualet së bashku.

Anna i tha NY Post: “Kur ajo shkon në tualet, unë shkoj me të; kur ajo bën dush, shkoj me të. Ne kurrë nuk jemi ndarë. Nuk mendoj se do të funksiononim pa njëra-tjetrën. Kemi ankth ndarjeje. Ne jemi të lidhura shumë”.

Lucy shtoi: “Ne mendojmë për njëra-tjetrën si person”.

Fatmirësisht, i dashuri i binjakëve Ben, është shumë mirëkuptues. Dhe motrat thonë se ato nuk pranojnë të shoqërohen me njerëz që kritikojnë stilin e tyre të jetës, shkruan KlanKosova.

Lucy shpjegoi: “Ben e kupton lidhjen tonë dhe nuk na gjykon. Kështu ka qenë nga dita e parë. Asnjëherë nuk ka pasur xhelozi. Unë nuk e di se si kemi pasur të dashur të veçantë. Njerëzit mund të na gjykojnë se si u pëlqen – kështu funksionon për ne”.

Në të ardhmen, motrat duan që partneri i tyre Ben, t’i lë shtatzënë në të njëjtën kohë.

 

Continue Reading

Kuriozitete

Problemi matematikor që ka ‘çmendur’ internetin – a mund ta zgjidhni ju si duhet?

Detyra matematikore që u shpërnda në internet është bërë edhe një herë virale në Twitter sepse përdoruesit në asnjë mënyrë nuk mund të bien dakord për zgjidhjen e kësaj detyre.

Ekuacioni duket i thjeshtë dhe i qartë: 8 ÷ 2 (2 + 2) =?

Nuk ka operacione të pazakonta ose numra konfuzë, por njerëzit janë akoma të hutuar sepse disa pretendojnë se zgjidhja është 16 dhe disa ajo zgjidhje është 1.

Edhe llogaritës të ndryshëm japin rezultate të ndryshme.

Sidoqoftë, pyetja u shtrua në një mënyrë mashtruese. Sipas rregullave të algjebrës, përgjigja duhet të jetë 16 sepse kllapat zgjidhen së pari, dhe pjesëtimi dhe shumëzimi kanë të njëjtin përparësi, kështu që problemi zgjidhet në mënyrë që nga e majta në të djathtë, shkruan IFL Science.

Disa argumentojnë se ekuacionit i mungojnë disa kllapa që do të lejonin njerëzit të dilnin me zgjidhjen e duhur.

Mund të keni (8 ÷ 2) x (2 + 2), e cila do të ishte e barabartë me 16, ose mund ta shkruani si 8 ÷ [2x (2 + 2)], që do të ishte e barabartë me 1.

Të dyja këto mundësi sigurisht që do të ishin më të thjeshta, por ndoshta atëherë detyra nuk do të bëhej hit në internet.

Continue Reading

Kuriozitete

Dhjetë njerëzit e jashtëzakonshëm që me të vërtetë nuk do të besoni se ekzistojnë

Planeti i Tokës popullohet me rreth shtatë miliardë banorë.

Disa njerëz mjaft të mahnitshëm jetojnë në këtë planet.

Por herë pas here zbulojmë dikë jashtëzakonisht të jashtëzakonshëm.

Sot do të shohim dhjetë njerëz për të cilët nuk do të besoni se ekzistojnë vërtetë.

Continue Reading

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares