Connect with us

Maqedoni

Shqiptarët e Amerikës në këmbë, nesër bëhet regjistrimi i organizuar te xhamia në Çikago

Behuni pjese e regjistrimit 2021 ne Maqedoni. Neser, e Diele 21 Mars, nga ora 2 pas dite do te jemi te xhamia per te ju ndihmuar ne plotesimin e aplikacionit te regjistrimit. Ju duhet numri amze te cilin do ta gjeni te pashaporta, letra e njoftimit apo çertifikata e lindjes nga Maqedonia e Veriut.

Per familjet qe nuk i kan femijet te regjistruar, ju mund ta beni ate vetem me çertifikaten e lindjes se tyre, dhe çertifikatat e prinderive. Keta çertifikata pastaj mund te ja leshoni ndonji familjari atje ne MV dhe ata do te mund ti regjistrojne edhe keta persona.

Nese ju duhet notarizim, do ta kemi edhe vulen e notarizimit me vete.
Te gjithe jeni te mireseardhur. (Vullnet Dervishi, Çikago, SHBA)

Lajme

Cipras: Pa Marrëveshjen e Prespës do të kishim fqinj jostabil

Marrëveshja e Prespës është e dobishme për vendin, patriotik, i dobishëm për popujt në rajon të cilët duhet të jetojnë në paqe dhe perspektiva, thelbi është se arritëm diçka historike për Ballkanin dhe vendin, tha lideri i SYRIZËS dhe ish kryeministër grek Aleksis Cipras gjatë pjesëmarrjes së tij në forumin ekonomik Delfi të cilën e ka ndjekur drejtpërdrejtë edhe kryeministri Zoran Zaev.

“E rëndësishme është në fqinjësinë tonë të kemi aleat, ndërsa jo armik. Duke e marrë parasysh atë që këtu është zotëri Zaev do të them se kjo marrëveshje, e ndryshoi lojën e Ballkanit, e ndryshoi lojën në drejtim pozitiv. Pa këtë marrëveshje dhe pa perspektivën evropiane edhe për Maqedoninë e Veriut e cila është stabilizuar si vend edhe për Shqipërinë, kam ndjenjë se mund të kishim shumë fqinj jostabil. Në kufirin tonë verior do të kishte jostabilitet si ai që e shohim në Libi, ndërsa ndoshta edhe vendet e treta do të ishin aktive atje, ndërsa ndoshta edhe Turqia do të luante rol”, theksoi Cipras.

Continue Reading

Lajme

Detektohet lloji i Nigerisë! Oficeri i Maqedonisë nuk është infektuar me llojin e Afrikës së Jugut

Oficeri i Maqedonisë i cili është sjellë nga Afrika nuk është infektuar me llojin e Afrikës së Jugut të koronavirusit, por tek ai është detektuar lloji i Nigerisë. Sipas analizave të ASHAM-it, te oficeri është detektuar lloji i Nigerisë, edhe pse të dyja llojet kanë shumë ngjashmëri, por megjithatë nuk bëhet fjalë për të njëjtin lloj. Lloji i Nigerisë gjithashtu është shumë i shpeshtë në vendet afrikane, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Prej atje, bëjnë me dije se pacienti në fjalë është në fazë shërimi./Lajmpress

Continue Reading

Lajme

Zaevi nga Athina: Problemi me Sofjen, qesharak

Kryeministri Zoran Zaev në forumin ekonomik “Delfi” në Athinë, kërkoi ndihmë nga Greqia për të gjetur zgjidhje për problemet me Bullgarinë. Sipas Zaev, rasti është sajuar nga Bullgaria. “Unë nuk mund t’ju shpjegoj se cili është problemi tani, sepse problemi është qesharak dhe nuk ekziston”, ka deklaruar Zaev. Megjithatë, ai shprehu optimizëm rreth bisedimeve me Sofjen, duke shpjeguar se procesi është ngadalësuar për shkak të zgjedhjeve në Bullgari. Në të njëjtën kohë, ministri alternativ i jashtëm grek Militiadis Varviciotis ka thënë se Athina nuk pajtohet me ndarjen e mundshme të Shkupit dhe Tiranës në rrugën për në BE. Sipas tij, me pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE, të gjithë kufijtë tokësorë të Greqisë më në fund do të jenë drejt vendeve anëtare të Unionit./Alsat

Continue Reading

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares