Connect with us

Lajme

Po digjet deponia e Tetovës(VIDEO)

Published

on

Prej në mëngjes po digjet deponia e Tetovës, ndërkohë që në terren kanë dalë ekipet e zjarrfikësve të cilët po bëjnë shuarjen e zjarrit.

Nga djegia e deponisë është krijuar një re e zezë mbi gjithë qytetin duke shfaqur kështu shqetësim tek banorët e qytetit të Tetovës.

Menjëherë në vendngjarje kanë dalë ekipe të zjarrfikësve, ndërkohë që në terren është edhe kryetarja e komunës Teuta Arifi, e cila nga afër ndjek tentativat e zjarrfikësve për të shuar zjarrin e deponisë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=HQeLiMoGkus

Botë

“Ajo kishte qëlluar veten, unë i dhashë fund…”, 30-vjeçari rrëfen krimin e tmerrshëm, vrau të dashurën shtatzënë

Published

on

By

Një ditë pas zbulimit të krimit makabër në Itali, ku Giulia Tramontano 29-vjeçarja në muajin e shtatë të shtazënisë që u vra nga partneri i saj, është zbardhur dëshmia e këtij të fundit përpara hetuesve.

Alessandro Impagnatiello i cili ka pranuar vrasjen e të fejuarës së tij Giulia Tramontano, e vetmja formë pendimi që ka kuptim është t’i japë fund jetës së tij.

Këto janë fjalët që 30-vjeçari i tha avokatit të tij në përfundim të marrjes në pyetje, ku u dha masa e sigurisë së arrestit me burg.

30 vjeçari ka pranuar që e ka qëlluar me thikë partneren e tij shtatzënë dhe se ka vepruar i vetëm në krim, po ka mohuar që ta jetë bërë vrasjen me paramendim.

30-vjeçari akuzohet për vrasje me dashje të rëndë me paramendim, fshehje të kufomës dhe abort pa konsensus se ka goditur me thikë vajzën dhe më pas ka tentuar t’i vërë flakën me alkool dhe benzinë në vaskë.

Sipas prokurorëve Alessia Menegazzo dhe Letizia Mannella, ai kishte vendosur tashmë të vriste 29-vjeçaren përpara se ajo të kthehej në shtëpi, siç tregohet, midis elementëve të ndryshëm të mbledhur nga hetuesit, nga kërkimit në internet në orën 19:00 të së shtunës, me fjalën kyçe “vaskë qeramike e djegur”.

Continue Reading

Kosovë

“Rrespekte për bukuroshen”, i bllokuar prej ditësh në ndërtesë, kryetari i Komunës Zveçan gjen kohë për Miss-in

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Lulzim Hetemi i cili është prej ditësh i bllokuar në objektet e komunës, si pasojë e protestave të serbëve, mesa duket po e kalon kohën e tij brenda më mirë se sa mendonim.

Hetemi ka komentuar në një foto të faqes “Mitrovica Sot” në Facebook, ku flitet për Mejreme Hajdaraj e cila ka fituar në Egjipt “Miss Elite World 2023”.

“Rrespekt për Bukuroshen”, ka komentuar kryetari i Zveçanit. Në komentin e tij, Hetemi ka bashkangjitur dhe një foto nga brenda objektit të komunës, ku shihet flamuri i Kosovës, i cili mund të jetë bërë shkak i entuziazmit të tij për të komentuar.

 Komenti i Lulzim Hetemit për missin nga Kosova
Komenti i Lulzim Hetemit për missin nga Kosova

Lulzim Hetemi tha pak ditë më parë për mediet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk e ka problem të qëndrojë brenda në objekt.

“Mirë jam, edhe me shëndet jam mirë.Unë sonte muj me dalë, nesër muj me dalë, nuk e kam problem”, tha ai. E përsa i përket ushqimit, kryetari i Komunës Zveçan tha se policia i sillte për të ngrënë sa herë që ndërronin turnet dhe nga ana higjenike nuk ka ankesa. “Po hamë bukë si në hotel. Policia na e sjellë, kur ndërrohen na e bjen ushqimin”.Edhe me u la mirë, edhe banjo ka, të gjitha janë. Unë jam në vendin tim”, u shpreh ai.

Continue Reading

Shqipëri

“Tersi” vijon, një tjetër autobus aksidentohet në Tiranë, hyn si “klient” në lokal

Published

on

By

Udhëtimi me autobus në Tiranë ëhstë një sfidë më vete, pasi pasiguria ëhstë shumë e madhe. Në harkun e një viti kanë ndodhur më shumë se pesë aksidente të autobusëve në Tiranë, ku dy prej tyre kanë përfunduar në lanë.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares