Connect with us

Uncategorized

Media greke nxjerr zbuIuar Ramën/ I ka falur Erdoganit …., ndaj i bën dhurata të shtrenjta ai

Mediat greke kanë shkruar ditën e sotme për vizitën e Ramës në Turqi. Ata kanë analizuar pritjen madhështore që Erdogan i bëri Ramës, duke theksuar se kjo ka ardhur, pasi Rama e ka çuar Shqipërinë në krahët e Turqisë. Ndër të tjera thuhet se Erdogan i bëri Ramës dhurata parazgjedhore, siç ishte spitali i Fierit apo edhe Universiteti.

Ndër të tjera theksohet se Rama nuk ka qenë ndërmjetës për bisedimet Turqi-Greqi, dhe burime pranë medias greke kanë thënë se nëse do kishin nevojë për ndërmjetës do të zgjidhej një vend më prestigjoz.EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Ish-kandidati për deputet i VV’së paralajmëroi bashkimin me Shqipërinë “me grykë të pushkës”, i reagon Gjuriq

Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq, ka reaguar pas paralajmërimit të qeverisë Kurti për kthimin e masës së reciprocitetit me Serbinë dhe deklarimeve të anëtarit të VV’së, Fidan Ademi, për bashkimin me Shqipërinë.

Gjuriq, me anë të ‘Twitter’-it, ka thënë se këto veprime bien ndesh me ato çfarë po kërkon Sekretari amerikan i Shtetit, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Express.

“Sekretari i Shtetit i SHBA u dërgoi një vendim të saktë dhe të mençur krerëve të qeverisë së re në Prishtinë për ta bërë dialogun një nga përparësitë e tyre. Si reagojnë ata? Paralajmërojnë masën e reciprocitetit, bashkimin me Shqipërinë dhe kërkojnë ndjekje penale ndaj Sava Janjic. Duken premtuese”, ironizoi Gjuriq.

Ndryshe, ish-kandidati për deputet, Fidan Ademi, përgjatë një vizite në fshatin Stançiq të Gjilanit, ka paralajmëruar bashkimin e Shqipërisë, qoftë me luftë apo me referendum.

“Një ditë, patjetër, do bashkohet Shqipnia – prej grykë së pushkës, flakës së barotit a kutisë së referendumit!”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Lajme

Zyrtare: Enti Shtetëror për Statistika në heshtje po pranon se diaspora po evidentohet? (FOTO)

Drejtori i Entit shtetëror për Statistikë, Apostoll Simoski ishte i prerë në qëndrimet e tij sa i përket çështjes nëse diaspora po regjistrohet apo evidentohet. Ai theksoi se diapsora siç e parasheh ligji po regjistrohet. Por si duket e vërteta po qëndron pak më ndryshe, shkruan Zyrtare.net

Gjatë një verifikim që ka arritur të bëj portali Zyrtare.net ka arritur të has se në ueb faqen e Entit shtetëror për Statistika, gjegjësisht në faqen e krijuar për procesin e regjistrimit https://popis2021.stat.gov.mk/ në ballinën ku tregohen informacione për rrjedhën e procesit në diasporë shihet se në verzionin e faqes në gjuhën maqedonase qëndron se sa persona janë evidentuar e jo sa persona janë regjistruar. (Në foton e më poshtme ballina e faqes së regjistrimit në gjuhën maqedone)

 

 

Ndërsa në verzionin e faqes së regjistrimit https://popis2021.stat.gov.mk/ në gjuhën shqipe qëndrojnë të dhëna se sa personat janë regjistruar përmes aplikacionit për vetë-regjistrim. (Shih foton e më poshtme)

 

Se a bëhet fjalë për lëshim teknik apo diçka tjetër, i mbetet Entit shtetëror për statisikë të dal të pastroj këtë dilemë dhe njëherit të sanksionoj përgjegjësit për këtë lëshim.

Ligji për Regjistrim për vitin 2021 edhe metodologjia, e shpjegojnë qartë se popullsia jorezidente regjistrohet. Neni 6 i ligjit saktëson qartë: se në Regjistrim do të përfshihen:

Neni 6 (Ligji për Regjistrim)

1. Personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë vendbanim ose vendqëndrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa marrë parasysh nëse në momentin e Regjistrimit gjenden në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë vendit,
Ndërsa në pikën 5 të Metodologjisë për Regjistrim, potencohen qartë tre kategori të cilat përfshihen në regjistrimin e vitit 2021.
1. Popullsia e plotë rezidente.
2. Popullsia jo e plotë rezidente
3. Popullsia e plotë e regjistruar, e cila do të jetë kategoria që do i përshijë në një vend të gjithë qytetarët e regjistruar, pa dallim nëse janë rezident, ose diasporë.

/Zyrtare.net/

 

Continue Reading

Kosovë

Deputeti i PDK-së akuzon Kurtin për pazare gjatë zgjedhjes së presidentes

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se e respekton Lëvizjen Vetëvendosje si shumicë parlamentare.

Mirëpo sipas Halitit nga Republikë Parlamentare vendi dhe disa shtete tjera të rajonit, janë shndërruar në Republikë Qeveritare.

”Qeveritë, ministrat, kryeministrat gjithmonë në raport me Kuvendin kanë qenë të papërgjegjshëm në tërësi dhe unë kisha me thënë se Kosova dhe disa vende të rajonit nuk janë tërësisht Republika Parlamentare por janë më shumë Republika Qeveritare”.

Haliti foli edhe për Lëvizjen Vetëvendosje që ka shumicën parlamentare teksa tregoi edhe vështirësitë që mund t’i kenë.

”Qeveria vendos për të gjitha çështjet dhe kur ka nevojë reagon në Kuvend që t’i bëjë votat për të votuar ndonjë ligj ose rezolutë e cila është e porositur ndoshta për qëllime të caktuara”, tha Haliti.

”Ata i kanë 59 deputetë dhe unë i respektojë atë shumicë pasi është partia që ka fituar shumë vota dhe ka pothuajse 50 për qind të votave dhe nuk e ka problem për të kaluar të gjitha ligjet ose çështjet që kanë të bëjnë me shumicën e votave në Parlament ashtu siç e kemi pasur edhe ne si koalicion dikur. Por, e shoh problematike pamundësinë për të ndryshuar Kushtetutën me këtë numër votash që kanë dhe kanë po ashtu pamundësi për të votuar disa ligje dhe çështje të cilat kërkojnë 2/3 e votave”, tha Haliti për Klan Kosova.

Deputeti mes tjerash tregoi që e mbështet ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

”Diasporës duhet bërë më e lehtë mënyra e votimi. Diaspora e ka kontributin e vet në luftë dhe financimin e luftës dhe ndihmën financiare pas luftës dhe për këtë duhet të gjejmë mënyra më të lehta që diaspora të votojë”.

”110 deputetë nga secila listë nuk kanë emra por kanë numra dhe komisionerët në qendra votimi janë shndërruar në një problem. Tani duhet parë se si është mënyra më e shpejt për të sanuar këtë pamundësi për të qenë të sigurt në rezultatin e zgjedhjeve”.

”Ka ardhur koha të ndryshojmë ligjin dhe në qoftë se i bëjmë katër zona votimi atëherë do të kishte mundësi pak më mirë me ndodh numri i votimeve dhe të jetë transparent dhe të jetë me teknologji të veçantë me monitor që përcillen nga vëzhguesit, gazetarët dhe shoqëritë civile të cilët e shohin mënyrën e numërimit”, është shprehur Haliti.

Tutje Haliti tha se ka pasur pazare politike për zgjedhjen e presidentit, teksa foli edhe për kalimin e ish-deputetes Adelina Grainca nga PDK-ja në VV.

”Kjo është praktika e partive për të gjetur njerëz me influencë që grumbullojnë vota. Ne jemi takuar në Grupin Parlamentar dhe nuk ka folur asgjë rreth kësaj çështje, kemi qenë në seancë bashkë dhe nuk kemi biseduar diçka për këtë çështje. Unë nuk i di arsyet dhe përmes cilit mekanizëm ka marrë vendimin”.

”Çfarë ka mundur të sheh ajo [Adelina Grainca] nga PDK kur veçse ka filluar të ketë përkrahje, çfarë të sheh PDK-ja në të? Ne jemi të gjithë në të njëjtin pozicion dhe të gjithë jemi deputetë – jemi në opozitë dhe duke qenë të tillë ne s’kemi asnjë lloj mundësie tjetër përveç se me i dhënë mundësinë të flas dhe me hy në betejën politike të opozitarizmit sepse nuk kemi pasur ndonjë fuqi me bë ministër askënd”.

”Në gjithë botën bëhet pazare politike në kushtet kur duhet krijuar qeveri. Në rast se nuk i fiton votat atëherë duhet bërë pazar me një parti tjetër”.

”Po besoj që po, ka pasur pazare në kuptimi e marrëveshjes me siguri mes partive politike”, tha Haliti.

Mes tjerash Haliti tha se është më mirë që është krijuar qeveria dhe zgjedhur presidentja sesa vendi të shkonte sërish në zgjedhje.

Continue Reading

Recent Posts