Connect with us

Lajme

Ka shumë gjasa që ngjarjet e sotme janë fillimi i fundit të kësaj qeverie!

Shkruan, Besian LEKA – Gazetar

Si ka mundësi që revolucionit “Laraman” iu lejua që të ngjyros gjithë kryeqytetin, ndërsa shqiptarëve u mohohet e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore para Qeverisë?

Çfarë pritën ata që të bëjnë protestuesit pasi ua morrën të drejtën e garantuar me Kushtetutë (protestën)? Të sprapsen e të kthehen nëpër shtëpia? Të izolohen në “Distriktin – Çair”? Apo të luftojnë për të drejtën e tyre?

Në çfarë u ngjajnë shqiptarët? Në rebelë, seperatistë, iridentistë dhe terroristë? Po pyes meqë u mohohet e drejta për të protestuar. A jemi ende “Rrezik” për shtetin dhe sigurinë në vend?

Çfarë simbolike pati heqja e mburojave te Qeverisë në fillim të mandatit? I larguat mburojat për t’i zëvendësuar me kordonë policie apo sepse nuk keni pse të mbroheni dhe fshiheni nga qytetarë tuaj?

Dështim total i partive në pushtet për të menaxhuar me pakënaqësitë e njerëzve që nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa gjykim të drejtë dhe jetë të lirë! Si ka mundësi që funksionarët tanë në Qeveri nuk reagojnë ndaj standardeve të dyfishta dhe drejtësisë selektive.

Ka shumë gjasa që ngjarjet e sotme janë fillimi i fundit të kësaj qeverie!

Një koalicion që erdhi në pushtet me anë të protestave dhe marrëveshjve jo gjentile, po harron se protestat dhe marrëveshjet jo gjentile mund të jenë fundi i tyre!

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

Rreth 140.000 persona janë regjistruar për vaksinim në Maqedoni

Qeveria planifikon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për nevojën e imunizimit përmes fushatave, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Ne kemi në plan të fillojmë fushatë. Disa prej tyre janë gati, të tjerët janë duke u përgatitur. Shfrytëzoj këtë mundësi përsëri për t’u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen në uebfaqen “vaksinacija.mk”.

Pas disa ditësh do të bëhet azhurnim i sistemit, sa i përket marrjes së njoftimit me SMS pasi qytetarët të regjistrohen në të njëjtën mënyrë ata do të informohen për terminin e vaksinimit”, thotë Filipçe.

Ai shtoi se ndërgjegjësimi i qytetarëve për nevojën për vaksinim është i pranishëm dhe do të rritet më tej.

Continue Reading

Lajme

Daçiç: Arritja e kompromisit për Kosovën prioritet kryesor i Serbisë

Kryetari i Kuvendi të Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se gjetja e një kompromisi për çështjen e Kosovës është prioriteti më i rëndësishëm shtetëror dhe nacional i Serbisë dhe theksoi se përfaqësuesit shtetëror të Serbisë e dinë se ata kanë një partner të sinqertë në Presidentin e SHBA-së Joseph Biden.

“Ne kishim një diplomaci të pandërprerë dhe shumë të gjallë [me SHBA], e cila arriti kulmin në fillim të shtatorit të vitit të kaluar me një takim midis Presidentit Vuçiç dhe pastaj Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur u arrit një marrëveshje e rëndësishme në lidhje me Kosovën, por edhe çështje të tjera të rëndësishme”, tha Daçiq në konferencën “Një vit më vonë: Marrëdhëniet serbo-amerikane përballë sfidave të COVID 19”.

Siç raporton REL, Daçiç ka thënë se ndryshimi i administratës amerikane dhe ardhja e Presidentit Biden, për Serbinë, nënkupton vetëm vazhdimin e punës së vazhdueshme dhe të partneritetit për gjetjen e një kompromisi për çështjen e Kosovës, si prioritetit më të rëndësishme shtetëror dhe nacional të Republikës së Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Ne e dimë se kemi gjithashtu partner të sinqertë në presidentin Biden, Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre, dhe energjinë e tyre të mirë për të zgjidhur çështjen e Kosovës, si dhe çështje të tjera të rëndësishme me interes të përbashkët, përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe besim të mirë”, tha Daçiq.

Procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë filloi në vitin 2011 në nivelin teknik, kurse në vitin 2012 filluan bisedimet në nivelin politik për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Në dhjetë vitet e fundit, Kosova dhe Serbia kanë arritur rreth 30 marrëveshje, shumë prej të cilave nuk janë zbatuar në terren.

Continue Reading

Lajme

Mësimi online ka ndikuar në ndryshimin e shprehjeve gjuhësore që po përdorin nxënësit në Maqedoni

Mësimi online, përmes pajisjeve teknologjike, ka ndikuar edhe në ndryshimin e shprehjeve gjuhësore që po përdorin nxënësit, thonë mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut.

Shprehjet si: OK, like, live, delete, nice, gjithnjë e më shumë po zënë vend në komunikimin e përditshëm të të rinjve dhe jo vetëm gjatë komunikimit në mediat sociale.

Naser Miftari, profesor në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, që është pjesë e projektit “Shkolla dhe të mësuarit në shekullin XXI”, thotë për Radion Evropa e Lirë se përfshirja e fjalëve të huaja gjatë komunikimit teksa zhvillohet procesi mësimor, është nxitur edhe nga vetë mësimdhënësit.

“Askush nuk mund ta mohojë se gjuha digjitale është gjithnjë e më e pranishme në mesin tonë. Kur them në mesin tonë, nuk i përjashtoj as nxënësit e as mësimdhënësit. Duke menduar se mësimdhënësit mund të jenë sa më afër nxënësve, që të arrijnë qëllimin (që nxënësit të mësojnë sa më mirë mësimet), përdorimi i gjuhës digjitale bëhet rutinë dhe kështu shmanget përgjegjësia e përdorimit të drejtë të gjuhës shqipe, që është një nga detyrat kryesore të mësimdhënësve”, thotë Miftari.

Në këtë drejtim, Leonora Kaliqi, nën e katër fëmijëve – tre prej të cilëve vijojnë mësimin online në nivelin fillor, të mesëm dhe universitar – thotë se e sheh që fëmijët e saj, gjithnjë e më shumë po përdorin fjalë të huaja gjatë komunikimit.

“Shoh se fëmijët e mi gjithnjë e më shumë, në të folurën e përditshme kanë përfshirë shprehje që përdoren gjatë komunikimit digjital. Pra, përdorin fjalë si ‘like’ në vend pëlqej ose kur bëjnë detyra thonë se ua kanë bërë ‘save’, pra i kanë ruajtur. Pra, këto fjalë dita-ditës po futen në komunikimin e përditshëm për shkak të mësimit online, përkatësisht komunikimit përmes veglave digjitale”, thotë Kaliqi.

Vjollca Berisha, ligjëruese në Fakultetin e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Tetovës, thotë se gjuha digjitale po lë gjurmë të thella në përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe, veçanërisht te gjeneratat e reja.

Ajo thekson se për shkak të pandemisë së koronavirus, e ka bërë edhe më të pranishme teknologjinë, gjuhën informatike në mesin e nxënësve, duke bërë që ata të përdorin më shumë fjalë të huaja. Berisha thotë se kjo gjë kërkon vëmendje institucionale dhe ndërgjegjësim gjuhësor, që të luftohet kjo dukuri.

“Depërtimi i fjalëve të huaja, ekonomizimi i gjuhës është proces i natyrshëm në cilëndo gjuhë, por duhet të bëhet kujdes që sa më tepër gjuha të kontrollohet e pastrohet”, thotë Berisha.

“Sado që ligjërimi i shkruar dallon nga ai i folur, në kohën e internetit këto ligjërime janë afruar shumë, janë përzierë tiparet. Ky ndikim i huaj ndikon keq edhe në sintaksën e brezit të ri. Fatkeqësisht, brezi ynë i ri, edhe kur flet shqip, jo rrallë sintaksën e kanë të përçudnuar nga ndikimi i gjuhëve të huaja”, shton Berisha.

Në anën tjetër, Bojan Kordallov, specialist për marrëdhënie me publikun dhe mediat e reja, thotë për Radion Evropa e Lirë se mësimi online e ka anën e saj pozitive, pasi sipas tij, nxënësit dhe mësimdhënësit tani po posedojnë më shumë shkathtësi digjitale.

“Unë jam për atë që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike në shkollë. Por, krahas kësaj, duhet mundësuar edhe digjitalizimi i procesit mësimor sepse ky është trend i kohës. Këtë na e mësojë pandemia se sa është e rëndësishme që të kemi sa më shumë mundësi për të komunikuar përmes pajisjeve të ndryshme digjitale. Nuk ka rëndësi aq shumë gjuha sesa që ka rëndësi zhvillimi i komunikimit”, thotë Kordallov.

Continue Reading

Recent Posts