Connect with us

Lajme

Bedri Ajdari: Të lirohen protestuesit e arrestuar

Bedri Ajdari si njëri nga organizatorët e protestës së sotme për rastin “Monstra”, nëpërmjet një postimi në fejsbuk, ka bërë apel deri te organet e MPB-së që të lirohen protestuesit e arrestuar në protestën e sotme.

“Kerkoj urgjentisht nga organet e MPB-se qe te lirohen protestuesit e arrestuar ne pr*otestat e sotme. Mos perdorni standarde te dyfishta, edhe nga ana juaj kishte provokime(ka video incizim ku pjesetaret e MPB-se hedhin gur drejt protestuesve). Apeloj qe te nderhyj Avokati i Popullit z. Naser Zyberi, qe mos te keqtrajtohen te arre*stuarit sepse ishin Organet e Rendit ato qe na penguan ne te drejten e garantuar me kushtetute per levizje te lire dhe per te protestuar ne menyre demokratike”, shkruan Ajdari.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

Shek Hallaçi nga grupi i “Kumanovës” demanton Agim Nuhiun: Të gjitha dokumentet brenda burgjeve janë në maqedonisht

Shek Hallaqi nga grupi i Kumanovës, ka demantuar zv.ministrin e Drejtësisë, Agim Nuhiu i cili më herët kishte shkruar se Gjuha Shqipe është zyrtare në të gjithë burgjet e Maqedonisë së Veriut, njofton News33.

Hallaqi nëpërmes shkrimit në “Facebook”, ka shkruar se çdo dokument brenda burgjeve është në gjuhën maqedonase dhe në asnjë të tillë nuk figuron fare gjuha shqipe.

“Zotri Agim Nuhiu,ne edhe pse nuk e kuptojmë gjuhën sllavo-maqedonase, megjithatë e dimë se nëpër burgjet e këtij shteti, janë 99% shqiptar, më mirë do ishte të na tregoni, se kur do të filloni të punoni për shqiptarët e pafajshëm nëpër burgje që të lirohen, sepse tani më është e  qartë se këto raste janë të montuara nga shteti dhe gjyqësori i këtij vendi. Gjithashtu çdo dokument brenda burgjeve, është vetëm në gjuhën sllavo-maqedonase, dhe nuk ekziston as edhe një dokument i vetëm në gjuhën shqipe, andaj mos i gënjeni shqiptarët se mjaftë i keni gënjyer për 20 vjet me radhë”, ka shkruar Hallaqi./News33/

 

 

 

Continue Reading

Lajme

Takim Xhaferi me kordinatoret e LSDM-së, BDI-së, VMRO DPMNE-së, Levica!

Në takimin koordinues ishin të pranishëm koordinatorët e Grupeve parlamentare të LSDM-së, BDI-së, VMRO DPMNE-së dhe përfaqësuesi i partisë politike Levica (E majta).
Takimin e jashtëzakonshëm koordinues e caktoi Kryetari i Kuvendit në drejtim të zhbllokimit të punës së përgjithshme të Kuvendit, përfshirë edhe punën e trupave punues, duke e marrë parasysh se puna e një pjese të trupave amë është bllokuar më shumë se 5 muaj. Premisa ishte paralajmëruar në deklaratat e të gjithë faktorëve politikë ditëve të kaluara. Koordinuesit e LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së e njoftuan Kryetarin se për cilat pika është arritur pajtim për zhbllokim.
Kryetari theksoi se nuk guxon të ketë prioretizim të pikave të caktuara sepse liderët e partive politike janë marrë vesh për këtë jashtë Kuvendit, puna e Kuvendit duhet të zhbllokohet në çdo nivel dhe të gjitha partitë politike duhet të braktisin praktikën e mbajtjes peng të procesit të miratimit të ligjeve, mospasjes së kuorumit për shkak të shkaqeve të arsyeshme shëndetësore të deputetëve lidhur me pandeminë e KOVID-19, ose parashtrimin e numrit tejet të madh të amendamenteve për një ligj, duke e ngarkuar edhe shërbimin e Kuvendit e jo vetëm procesin ligjvënës. Kryetari theksoi se praktika e kushtëzimit nuk shkon në favor të askujt. Kryetari është përgjegjës për respektimin e Kushtetutës dhe Rregullores, për ruajtjen e dinjitetit të Kuvendit. Kuvendi është institucion shtetëror, duhet të punojë ë atë mënyrë dhe në punë nuk guxon të ketë ultimatume.
Përfundimi i Takimit koordinues është se nesër (15 prill), Kuvendi vazhdon me punë me seancën 32, ndërsa për dinamikën e mëtejme të punës, do të koordinohen në plotësim

Continue Reading

Kuriozitete

97-vjeçarja e dashuruar me birrën

Robertine Houbrechts nga fshati belg, Muizen, është 97 vjeç  dhe e dashuruar me birrën.

Sipas medias së huaj, çdo natë ajo ende pi deri në 20 birra në barin e saj të preferuar.

“Unë gjithmonë dal e fundit, por mjeku ma lejon”, i tha ajo gazetës belge ”Het Laatste Nieuws”.

“Robertine vjen këtu pothuajse çdo natë, e shoqëruar nga djali i saj Felix, i cili jeton në shtëpi me të, ndërsa shumica e bashkëmoshatarëve të saj bëhen gati për të fjetur. Ajo është sigurisht vizitorja më e vjetër dhe më besnike e lokalit tonë. Të gjithë e njohin atë dhe ajo i njeh të gjithë”, shprehet pronari i lokalit, Fanny Waegemans.

Çdo mbrëmje, rreth orës tetë do të më gjesh këtu, thotë Robertine, ndërsa theksoi se gjithmonë pi ”Jupiler”, asgjë tjetër.

Continue Reading

Recent Posts