Connect with us

Lajme

Shqiptarja e LSDM-së, bojkoton Maksim Dimitrievskin dhe ri-punesimin e Bojan Iliç

Përpos këshilltarëve shqiptar nga Aleanca për Shqiptarët, Alternativa e BDI-ja seancën e sotme për votimin e planit për ndryshim të punësimeve, me të cilën parashihej ri-punësimi i Bojan Iliç, seancën e ka bojkotuar edhe një këshilltare e LSDM-së, raporton News33.

Është pikërisht Hana Xheladini nga partia e Maksim Dimitrievskit, ajo e cila i’u bashkëngjit bojkotit të cilin e bënë këshilltarët shqiptar në komunën e Kumanovës.

Daljen nga mbledhja të Hana Xheladinit nuk e mirkuptoi kryetarja e këshillit të Kumanovës, e cila reagoi ashpër kundër këshilltares.

Ndryshe edhe pse këshilltarët shqiptar bojkotuan, LSDM-ja në bashkëpunim me këshilltarët e VMRO-së të cilēt qëndruan në mbledhje miratuan punësimin e Bojan Iliçit në njësitin e zjarrfikësve./News33.tv/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kuriozitete

97-vjeçarja e dashuruar me birrën

Robertine Houbrechts nga fshati belg, Muizen, është 97 vjeç  dhe e dashuruar me birrën.

Sipas medias së huaj, çdo natë ajo ende pi deri në 20 birra në barin e saj të preferuar.

“Unë gjithmonë dal e fundit, por mjeku ma lejon”, i tha ajo gazetës belge ”Het Laatste Nieuws”.

“Robertine vjen këtu pothuajse çdo natë, e shoqëruar nga djali i saj Felix, i cili jeton në shtëpi me të, ndërsa shumica e bashkëmoshatarëve të saj bëhen gati për të fjetur. Ajo është sigurisht vizitorja më e vjetër dhe më besnike e lokalit tonë. Të gjithë e njohin atë dhe ajo i njeh të gjithë”, shprehet pronari i lokalit, Fanny Waegemans.

Çdo mbrëmje, rreth orës tetë do të më gjesh këtu, thotë Robertine, ndërsa theksoi se gjithmonë pi ”Jupiler”, asgjë tjetër.

Continue Reading

Kuriozitete

Blogerja tregon se si ju mbyll syri pas përdorimit të botoksit

Blogerja nga Chicago, Whitney Buha, ka treguar historinë e saj personale për rrezikun nga ndërhyrjet kozmetike.

Historia filloi para tri javësh kur ajo ndau në Instagram një vizitë për të bërë botoks si zakonisht dhe e gjitha shkoi gabim.

Buha, e cila ka blogun e saj “Something Whitty”, ka treguar se një injektor me proteinë i cili u vendos gabimisht afër syrit të saj, bëri që syri i majtë të zvogëlohet, ndërkaq i djathti të jetë shumë i hapur.

“Kjo është shumë e turpshme, dhe unë vërtetë nuk dua ta tregoj këtë por të gjithë po më thonë ‘a mund ta shohim këtë të lutëm’. Nuk e dija që kjo është e mundshme”, tha ajo përmes një video të cilën e kishte postuar në Instagram, duke treguar diferencën dramatike mes madhësisë së syve të saj.

Ajo shpjegon se pasi e kishte vërejtur se çfarë kishte ndodhur ajo ishte kthyer në klinikë përsëri për të marrë më shumë ose për të hequr duke pretenduar ta kthente syrin siç e kishte pasur, por krejt e kundërta kishte ndodhur.

“Saherë që kthehesha, kjo po ndodhte”, tha ajo e dëshpëruar.

Që prej herës së parë që kishte ndodhur ajo i ka mbajtur të informuar ndjekësit e saj lidhur me progresin e shënuar.

Continue Reading

Kuriozitete

Çifti bëhet viral, pasi i fejuari i propozon me 5 unaza

Një çift nga Atlanta u bë qendra e vëmendjes së botës pasi i dashuri i propozoi me 5 unaza të fejuarës së vetë.

William Hunn dhe Brittney Miller kishin plan të vizitonin një bodrum vere për shijim të verës, por planet në fakt nuk ishin këto.

Hunn kishte përgatitur një surprizë për të dashurën e tij, të cilën ajo e kuptoi pasi ata shkuan në aeroport.

Ai kishte siguruar një gjiro me helikopter mbi qytetin e Atlanta, dhe sapo zbritën nga helikopteri, ata ishin të pritur nga disa miq të afërt, një fotograf, dhe një kameraman.

Ata ishin mbledhur aty për të qenë dëshmitarë të momentit magjik kur Hunn i propozoi Miller. Videoja emocionuese u publikua në Instagram, ku Miller mund të shihet e përlotur nga gëzimi.

Një mik i tyre shihet tek i kalon në dorë Hunn një mbajtëse me 5 unaza fejese, që ajo të zgjedhë atë që preferon.

Miller tha se sapo pa miqtë e tyre ajo mendoi me vete: “O zot, po ndodhë, do të ndodhë tani.

Hunn dëgjohet tek i thotë asaj, mund të provosh të pesta dhe të zgjedhësh atë që të pëlqen.

Miller tha se nëse ai do të ftonte familjen dhe do ta surpirzonte me vetëm një unazë ajo do të ishte më se e lumtur, por kjo ishte shumë unike dhe speciale.

Hunn kishte ftuar të gjithë familjen e Miller, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të SHBA, dhe ai nuk i kishte takuar të gjithë më parë.

Prindërit, gjyshërit nga të dy anët e familjes, dhe vëllezër e motra, të gjithë ishin aty për ditën e saj të veçantë dhe pas propozimit ata patën një gosti familjare.

Çifti nuk kanë as një vit të plotë që janë në lidhje. Ata ishin takuar për herë të parë para 10 viteve në universitet dhe kishin qenë miq të mirë.

Ata planifikojnë që të mos e nxitojnë dasmën menjëherë, dhe mendojnë të martohen pas të paktën një viti.

Continue Reading

Recent Posts