Connect with us

Kosovë

Dëshmitari për News33: Kryeshefi i BDI-së e malltretoi në kufirin e Bllacës Albin Kurtin!

Lajmi se Artan Grubi shpëtoi nga arresti Albin Kurtin e Visar Ymerin pas një ndalimi në kufirin e Maqedonisë është shpërndarë me të madhe në portalet pro-qeveritare.
Por ky lajm rezulton të jetë i pavërtetë.

Janë burimet e afërta të portalit News33 që përgënjeshtrojnë këtë lajm. Burimi ynë thotë se Grubi nuk ka pasur mundësi t’i lirojë sepse Kurti e Ymeri në Bllacë ishin ndalur pikërisht nga njerëzit e BDI-së “Artan Grubi nuk e shpëtoi nga burgu Albin Kurtin Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe aktivisti i atëhershëm i kësaj Lëvizje, Visar Ymeri, dhjetë vite më parë, ishin nisur nga Prishtina për të marr pjesë në një përvjetor të Lëvizjes Zgjohu,në Shkup.

Ata u ndaluan nga policia në hyrje të Maqedonisë, për më shumë se dy orë, ndonëse një pjesë e madhe e policëve dhe komandanti i tyre në stacion kanë qenë shqiptar. Në një kohë kur BDI ishte pjesë e Qeverisë. Artan Grubi nuk ka shkuar në kufij për tu interesuar për fatin e të ftuarve të tij, por ai ka qendruar në lokalin Kap-An në Shkup. Nga Prishtina njoftojnë se me të kuptuar për ndalimin e Kurtit në pikën kufitare aty ka shkuar ekipi i RTK-së në Maqedoni, gazetari Besnik Iseni dhe xhiruesi i tyre Suhejl Jonuzi.

Ata kanë raportuar në Televizion për ndalesën e Kurtit nga policia. Pas marrjes në pyetje fillimisht është liruar Visar Ymeri dhe një orë më vonë Albin Kurti. Që të dy kanë udhëtuar drejt Shkupit me veturën e ekipipit të RTK-së, meqë veturën e tyre drejtuesit e Vetëvendosjes e kishin lënë në anën kosovare.

Ata kanë qëndruar për rreth 1 orë në mbrëmjen e organizuar nga Lëvizja Zgjohu dhe përsëri me ekipin e RTK-së janë kthyer drejt kufirit të Kosovës.”, i tha një burim i besueshëm portalit News33.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Albin Kurti emëron edhe një zëvendësministër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Bardhyl Dobrën, zëvendësministër të Punëve të Brendshme.

Bardhyl Dobra është në përfundim të doktoraturës, pranë Universitetit Gent në Belgjikë me temë “Administrata publike në shtete post-konflikt: rasti i Kosovës”.

Në një njoftim për media thuhet se Dobra është i lindur më​ 17 shkurt 1986 në Drenas.

Përveç gjuhës shqipe, ai flet edhe gjuhën frënge dhe atë angleze.

Continue Reading

Kosovë

Hoxha kosovar Drilon Gashi ka drejtuar akuza të rënda ndaj hoxhës Shefqet Krasniqi

Hoxha kosovar Drilon Gashi ka drejtuar akuza të rënda ndaj hoxhës Shefqet Krasniqi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi e ka quajtur paragjykues, kontradiktor, manipulues, sharës, fyes dhe moralizues.

,Ky reagim i tij vjen pasi Krasniqi tha se s’merret me njerëz “të cekët”, duke aluduar për Gashin, pas një pyetje që i bëri në emision një qytetar lidhur me një deklaratë të këtij të fundit.

Nuk merrem me njerëz të cekët, të cilët flasin për Allahun nga uni, hamendja , urrejta e injoranca”, ka thënë Krasniqi për Gashin.

Continue Reading

Kosovë

Konjufca takohet me Krasniqi-Goodman: Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete Vasfie Krasniqi – Goodman.

Konjufca ka thënë se para drejtësisë duhet të dalin të gjithë urdhërdhënësit dhe kryesit të krimeve në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Sot kam pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, znj.Vasfie Krasniqi – Goodman. Me këtë rast vura në pah obligimet shtetërore dhe institucionale ndaj viktimave të dhunës së forcave serbe në Kosovë, si dhe rëndësinë e nxjerrjes para drejtësisë të urdhërdhënësve dhe kryersve të këtij krimi çnjerëzor lufte”, ka thënë ai.

Konjufca ka thënë se “Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb s’ka ende”.

“Është obligim yni institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend. Sepse, nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi. Më herët gjatë ditës, në një pritje të znj. Krasniqi në Presidencë, presidentja Vjosa Osmani – Sadriu në konsultim me znj. Krasniqi ka propozuar që 14 prilli të shënohet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, propozim ky që do ta ketë përkrahjen time si Kryetar i Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.

Continue Reading

Recent Posts