Connect with us

Lajme

Fatime Fetai u mundua t’i fsheh sutijenat por nuk mundi! (FOTO)

Ish-prokurorja speciale Fatime Fetai me pamjen e saj tërheq vëmendjen kudo që shfaqet.

Përveç bukurisë së saj të njohur, Fatime shquhet edhe për stilin gjithmonë e veshur në mënyrë perfekte duke i kushtuar vëmendje çdo detaji të stilimit, por ne gjykimin e fundit ajo nuk mendoi se do t’i duken aq shume sutienat!

Ditën tjetër ajo u paraqit në sallën e gjyqit me një kostum të bardhë me një sytjena të zezë që i vështronte, kështu që videot dhe fotot nga gjyqi tregojnë se ajo vazhdimisht po përpiqet të fshehë sytjena, por nuk mundi.

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

Asistenti i Albin Kurtit i reagon Baton Haxhiut pas deklaratës për Vjosën, ja si e quan

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arianit Beqiri, i ka reaguar gazetarit Baton Haxhiu, i cili ka thënë se nuk duhet dëgjuar thirrjet e të huajve për lumin Vjosa në Shqipëri.

Asistenti i Albin Kurtit, e ka quajtur Haxhiun “avokat të regjimeve”, duke thënë se ai pos Hashim Thaçit, po ia arsyeton veprimet edhe Edi Ramës.

Beqiri ka akuzuar Haxhiun se po sulmon aktorin Leonardo DiCaprio dhe të gjitha gratë, duke arsyetuar krimin mbi lumin Vjosa, përcjell Bota sot.

“Baton Haxhiu, avokati i regjimeve. Njëherë e arsyetonte çdo veprim të Thaçit tash edhe të Ramës. Duke e arsyetuar krimin mbi Lumin Vjosa, Batoni kur e sulmon Di Caprion i ofendon edhe të gjitha gratë: “Leonardo Di Caprio-s gjeja një vajzë të bukur këtu, ia ofron dhe i thu dhuratë e ke. Aty pajtohem.” Kaq larg shkon ky. I ofendon të gjitha gratë për mikun e tij”, ka shkruar Arianit Beqiri në një postim në Facebook.

Aktori hollivudian DiCaprio vazhdimisht ka bërë thirrje për mbrojtjen e lumit Vjosa./BS

Continue Reading

Lajme

Rreth 140.000 persona janë regjistruar për vaksinim në Maqedoni

Qeveria planifikon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për nevojën e imunizimit përmes fushatave, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Ne kemi në plan të fillojmë fushatë. Disa prej tyre janë gati, të tjerët janë duke u përgatitur. Shfrytëzoj këtë mundësi përsëri për t’u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen në uebfaqen “vaksinacija.mk”.

Pas disa ditësh do të bëhet azhurnim i sistemit, sa i përket marrjes së njoftimit me SMS pasi qytetarët të regjistrohen në të njëjtën mënyrë ata do të informohen për terminin e vaksinimit”, thotë Filipçe.

Ai shtoi se ndërgjegjësimi i qytetarëve për nevojën për vaksinim është i pranishëm dhe do të rritet më tej.

Continue Reading

Lajme

Daçiç: Arritja e kompromisit për Kosovën prioritet kryesor i Serbisë

Kryetari i Kuvendi të Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se gjetja e një kompromisi për çështjen e Kosovës është prioriteti më i rëndësishëm shtetëror dhe nacional i Serbisë dhe theksoi se përfaqësuesit shtetëror të Serbisë e dinë se ata kanë një partner të sinqertë në Presidentin e SHBA-së Joseph Biden.

“Ne kishim një diplomaci të pandërprerë dhe shumë të gjallë [me SHBA], e cila arriti kulmin në fillim të shtatorit të vitit të kaluar me një takim midis Presidentit Vuçiç dhe pastaj Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur u arrit një marrëveshje e rëndësishme në lidhje me Kosovën, por edhe çështje të tjera të rëndësishme”, tha Daçiq në konferencën “Një vit më vonë: Marrëdhëniet serbo-amerikane përballë sfidave të COVID 19”.

Siç raporton REL, Daçiç ka thënë se ndryshimi i administratës amerikane dhe ardhja e Presidentit Biden, për Serbinë, nënkupton vetëm vazhdimin e punës së vazhdueshme dhe të partneritetit për gjetjen e një kompromisi për çështjen e Kosovës, si prioritetit më të rëndësishme shtetëror dhe nacional të Republikës së Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Ne e dimë se kemi gjithashtu partner të sinqertë në presidentin Biden, Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre, dhe energjinë e tyre të mirë për të zgjidhur çështjen e Kosovës, si dhe çështje të tjera të rëndësishme me interes të përbashkët, përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe besim të mirë”, tha Daçiq.

Procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë filloi në vitin 2011 në nivelin teknik, kurse në vitin 2012 filluan bisedimet në nivelin politik për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Në dhjetë vitet e fundit, Kosova dhe Serbia kanë arritur rreth 30 marrëveshje, shumë prej të cilave nuk janë zbatuar në terren.

Continue Reading

Recent Posts