Connect with us

Kosovë

Valdete Daka certifikon kandidatin për deputet të PDK që u dënua në vitin 2020

Në një mbledhje të mbajtur nga ana e KQZ-së (22.01.2021) janë certifikuar partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021.

Edhe pse Zyra Ligjore për Certifikimin e Partive Politike kishte rekomanduar që të gjitha partitë të certifikohen bashkë me kandidatët e tyre, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bashkë me anëtarët e PDK-së dhe LDK-së në KQZ, kanë vepruar në mënyrë të paprecedentë duke mos i certifikuar Lëvizjen Vetëvendosje, AAK-në dhe Nismen.

Është hera e parë në historikun e zgjedhjeve në Kosovë që partitë nuk certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhje, kjo me arsyetimin se në listat e këtyre subjekteve ka emra të cilët janë të dënuar për vepra penale në tre vitet e fundit.

Mirëpo, Valdete Dakës nuk i ka penguar fare një emër në listën e kandidatëve për deputet të PDK-së, i cili është dënuar para dy muajsh për mosdeklarim të pasurisë.

Bëhet fjalë për Lulzim Abazin, këshilltar i PDK-së në Asamblenë Komunale në Ferizaj, i cili është shpallur fajtor nga Gjykata në Ferizaj, në dhjetor të vitit 2020.

Abazi i cili akuzohej për mosdeklarim të pasurisë është dënuar me 500 euro gjobë dhe gjashtë muaj burg me kusht.

Aktgjykimi dënues ndaj tij është shqiptuar pasi i akuzuari fillimisht e ka pranuar veprën penale me të cilën ngarkohej, duke thënë se veprën e kishte kryer nga pakujdesia.

Lulzim Abazi është kandidat për deputet nga rradhët e PDK-së dhe në listë mbanë numrin 108.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka ngritur dorën për të votuar për certifikimin e kandidatëve të PDK-së, me ç’rast ka certifikuar edhe kandidatin Lulzim Abazi i dënuar me kusht për veprën penale mosdeklarim i pasurisë.

Kurse, ka vendosur që të mos certifikoj deputetin më të votuar në legjislaturën e fundit, ish-kryeministrin Albin Kurti, i cili ishte dënuar edhe ky me kusht, për veprën penale të hedhjes së gazit lotësjellës, me ç’rast si rezultat i veprimit të tij ishte ndalur Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ndryshe Zajednica që shkelte në 23 nene Kushtetutën e Kosovës.

Pra, Albin Kurtit nuk iu lejua të kandidohet sepse kishte mbrojtur kushtetutën e vendit.

Gjithashtu, PDK ka hequr nga lista kandidatin për deputet Argjent Tasholli i cili ishte i dënuar për rrahje, megjithatë kishte heshtur për kandidatin tjetër Lulzim Abazi, i dënuar për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë. Ndërkaq kishte votuar për mos certifikim të listës së kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe subjekteve tjera. /meKryeministrin.info

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Bislimi: Lideri i ri i LDK-së do jetë përcaktues për ngritjen apo rënien e partisë

Në tetor do zhvillohen zgjedhjet lokale dhe kjo është një provë e rëndësishme për LDK-në.

Ish-deputeti Faton Bislimi tregon për Balkan Talks në Euronews Albania qasjen që do ndjekë LDK në këto zgjedhje.

“Testi i radhës janë zgjedhjet lokale, që janë në tetor dhe ne jemi në një proces edhe të gjetjes së një lideri të ri që ta ringrejë LDK-në. Ky do jetë indikatori që do na japë shpresë nëse do ringrihet gjatë zgjedhjeve apo do jetë në spirale rënieje”, thotë Faton Bislimi.

Sipas Bislimit, nëse ndryshimet do bëheshin pas zgjedhjeve lokale në Podujevë, LDK-ja nuk do ishte në situatën që gjendet sot.

“103 mijë zgjedhësit tanë besnikë duhet të respektohen. Edhe pse nuk i ka pëlqyer udhëheqja, ata kanë qenë besnikë. Nëse do bënim ndryshime pas Podujevës, nuk do kishim këtë rezultat”, – shprehet më tej Bislimi.

Sipas tij, mënyra për të dalë nga kjo situatë është një mendësi e re që t’i shërbejë qytetarit.

“Ne do ja dalim të dalim nga kjo situatë dhe jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë që i takojnë secilit për qytetarët tanë. Jemi në një moment historik; të nxjerrim një mendësi të re, që i duhet qytetarëve të Kosovës dhe të dalim nga politika, që nuk i ka shërbyer qytetarit dhe Kosovës. Ne duhet të japim shembullin për çdo parti që mund të ringrihemi”, – rrëfen Bislimi.

Politikani i LDK shprehet se lideri i ri do jetë determinant për ecurinë e LDK-së dhe ai duhet të ketë disa cilësi që t’i përshtaten partisë që do udhëheqë.

“Ka emra që do kandidojnë, por nuk do t’i përmend në emra të përveçëm. Lideri i ri duhet të jetë ai person që ka aftësinë t’i shtrëngojë dorën secilit anëtar te LDK-ja dhe të ketë shpresën për t’u ringritur me vizion, durim dhe guxim”, përfundon Bislimi.

Continue Reading

Kosovë

Hoti publikon fotografi me Shalën para zgjedhjeve në LDK, a po paralajmëron diçka?

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është ashpërsuar teje mase gara brenda partiake.

Tashmë disa zyrtarë të LDK-së e kanë shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën për kryetar të partisë.

Melihate Tërmkolli, ishte e para e cila kishte thënë se mund të jetë kandidate për kryetare të subjektit më të vjetër politik në Kosovë.

Unë mund të jem një prej kandidatëve sepse mendoj se duhet me dalë shumë kandidatë, jo një dhe dy. Duhet me pasë më shumë. Sigurisht që mund të jem”, kishte deklaruar ajo.

Vetëm pak ditë pas saj, ishte zyrtari tjetër, Anton Quni ai i cili po ashtu e bëri publike kandidaturën për kryetar të partisë.

Por, këta nuk janë kandidatët e vetëm për kryetar të partisë dikur më të madhe në vend. Madje, nuk janë as kandidatët favorit.

Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala janë tre kandidatët me mundësinë më të madhe për ta marrë nën drejtim LDK-në.

Kur po bëhet gara më e nxehtë, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, në të cilën shihet me Kujtim Shalën.

Në mbishkrim ka shkruar “Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”.

Por, a po paralajmëron diçka Hoti?

Emri i Kujtim Shalës ka qenë ndër më të përmendurit për pasues të Isa Mustafës, që ditë më parë u shpreh se ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit në LDK, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Me gjithë atë, kjo mbetet të shihet në Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK-së që do të mbahet më 14 mars.

Sipas statutit të kësaj partie, asnjë kandidaturë për kryetar nuk është e zyrtarizuar pa marrë 50 për qind plus një votë të delegatëve të pranishëm në Kuvend.

Pikërisht kjo ka qenë pika që po kërkohet të ndryshohet nga shumë zyrtarë të LDK-së, njofton Telegrafi.

Continue Reading

Kosovë

Vuçiq premton 200 euro për serbët e papunë në Kosovë, 100 euro për fëmijët – dhe ndërtimin e rrugës Jarinje-Mitrovicë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë do të marrin ndihmë të veçantë financiare – të papunëve nga 200 euro, dhe të punësuarve si dhe secilit fëmijë nga 100 euro.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, gjatë takimit në Kurshumli, Vuçiq informoi “përfaqësuesit e serbëve” nga Kosova për situatën para mbërritjes së Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, dhe njoftoi se Serbia do të ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme popullin serb në Kosovë dhe do të vazhdonte investimet në projekte të rëndësishme.

“Marrëveshja me Zyrën për Kosovë është të dërgojë ndihmë të veçantë financiare – veçanërisht ata 12,000-14,000 të cilët janë të papunë”, citohet të ketë thënë Vuçiq pas takimit.

Kështu, të gjithë të papunët mund të presin ndihmë nga shteti i Serbisë prej 200 eurosh, ka bërë të ditur Vuçiq.

“Por ne gjithashtu do të sigurojmë 100 euro ndihmë për çdo fëmijë që jeton në Kosovë, si dhe për çdo person”, citohet të ketë thënë më tej presidenti i Serbisë.

Por presidenti serb nuk është ndalur me kaq, sa i përket premtimeve për serbët në Kosovë.

Përveç dy qendrave të mëdha klinike-spitalore në Mitrovicë në Graçanicë, ai ka njoftuar se do të ndërtohej rruga kryesore nga Jarinje në Mitrovicë, duke shtuar se bëhet fjalë për një rrugë që është rreth 53-54 kilometra.

“Do të bëhet si një pistë, gjashtë metra e gjerë, me trotuare, kanale…”, shpjegoi Vuçiq. /Telegrafi/

Continue Reading

Recent Posts