Connect with us

Botë

Prokurorët italianë nisin hetimin për vdekjen e 10-vjeçares, e cila dyshohet se ndërroi jetë pasi realizoi një sfidë në TikTok

Prokurorët italianë kanë hapur një hetim për vdekjen aksidentale të një vajze 10-vjeçare e cila dyshohet se ka marrë pjesë në një sfidë në TikTok e njohur si “blackout challenge”.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, hetimi vjen derisa Italia njoftoi se kishte bllokuar përkohësisht qasjen në TikTok për përdoruesit, mosha e të cilëve nuk mund të vërtetohet saktësisht.

Sipas termave dhe kushteve të TikTok, përdoruesit duhet të jenë të paktën 13 vjeç.

Vajza vdiq në një spital të Palermos, pasi u gjet të mërkurën në banjo nga motra e saj pesë-vjeçare, me telefonin e saj celular, që u konfiskua nga policia.

TikTok, që është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, tha të premten se nuk kishte arritur të identifikonte ndonjë përmbajtje në faqen e saj që mund të kishte inkurajuar 10-vjeçaren të merrte pjesë në një sfidë të tillë, por po ndihmonte autoritetet në hetim mbi ndonjë “nxitje të mundshme të vetëvrasjes”.

Ndërkohë, Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave, tha në një deklaratë më vonë të premten se do të “bllokonte rrjetin (kinez) të medieve sociale”, me efekt të menjëhershëm deri më 15 shkurt, deri në këtë datë ku rrjeti do të duhej të plotësonte kërkesat e rregullatorit.

Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar për rrezikun e sfidës që e bëjnë disa të rinj, të cilët i referohen asaj si “scarfing” ose “choking game”, në të cilën oksigjeni i kufizuar në tru rezulton lartë.

Sipas agjencisë së lajmeve italiane, ANSA, 10-vjeçarja lidhi një rrip rreth fytit për t’u vetë-asfiksuar në sfidën e platformës së njohur të medieve sociale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Botë

Rrëmbehen 300 vajza në një shkollë në Nigeri

Mbi 300 vajza janë rrëmbyer nga persona të armatosur në një sulm orët e fundit ndaj një shkolle në Jangebe, Zamfara State, në Nigerinë veriperëndimore.

Ngjarja është denoncuar nga një mësues i institutucionit shkollor, por policia ende nuk e ka konfirmuar rrëmbimin.

“Ne e kuptojmë se mbi 300 vajza janë zhdukur, pasi kanë numëruar nxënëset e mbetura”, tha mësuesja në Shkollën e Mesme të Vajzave në Jangebe.

Babai i dy nxënësve në shkollë, tha se ai mori një telefonatë: “Unë jam rrugës për në Jangebe. Më thanë se bandat e armatosura hynë në shkollë dhe morën vajzat” tha ai.

Javën e kaluar, 42 persona u rrëmbyen nga një shkollë në shtetin nigerian të Nigerit, në perëndim të vendit afrikan.

Në dhjetor, mbi 300 fëmijë u rrëmbyen nga një institucion në Kankara, shteti Katsina dhe u lanë të lirë pas një serie negociatash me zyrtarë të qeverisë.

Continue Reading

Botë

Eksperti gjerman i terrorizmit: ISIS nuk është më i aftë të kryejë sulme komplekse

Grupi terrorist Shteti Islamik nuk është më i aftë të kryejë sulme komplekse.

Kështu së paku mendon eksperti gjerman i terrorizmit Peter Neumann, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“ISIS nuk është më në gjendje të planifikojë me kujdes, veprime komplekse si sulmet e Parisit në vitin 2015”, citohet të ketë thënë Neumann, një profesor në studimin e sigurisë së King’s College University University.

Në nëntor të vitit 2015, terroristët islamikë kryen njëkohësisht sulme në pesë vende në Paris, duke përfshirë sallën e koncertit Bataclan dhe stadiumin e futbollit Stade de France, duke vrarë 130 njerëz.

Në këtë drejtim, Neumann e sheh dobësimin e kapacitetit të terroristëve ISIS në humbjen e kontrollit mbi pjesë të Irakut dhe Sirisë, pra zhdukjen e kalifatit, i cili bëri që milicia të humbasë atraktivitetin e saj, pa të cilën gjë është më e vështirë të rekrutosh luftëtarë të rinj.

“Kërcënimi i paraqitur nga ekstremistët islamikë është dukshëm më pak se gjashtë vjet më parë, megjithëse ‘ujqërit e vetmuar’ do të vazhdojnë të paraqesin një kërcënim”, ka thënë më tej Neumann.

Sidoqoftë, ai dyshon se për dhjetë vjet, ISIS ndoshta nuk do të ekzistojë më.

Continue Reading

Botë

Kush është udhëheqësi i ri i al-Qaedas: Inteligjenca amerikane e konsideron më të rrezikshëm se Bin Laden

Organizata terroriste al-Qaeda po përgatitet të bëhet përsëri një kërcënim për botën, siç ishte gjatë sulmit në New Jork më 11 shtator të 2001.

Arsyeja është ardhja e një udhëheqësi të pamëshirshëm, i cili ka nofkën “Shpata e Hakmarrjes” gjersa shërbimet e inteligjencës thonë se është më i keq se Osama bin Laden, ish-udhëheqësi i al-Qaidas.

“I eturi për gjak, Saif al-Adel besohet të jetë udhëheqësi i ri i al-Qaidas dhe të rekrutojë luftëtarë të Shtetit Islamik, si dhe të provokojë frikën e mizorive në të gjithë Perëndimin. Ai është një ish gjeneral egjiptian, i cili besohet të jetë një strateg gjenial dhe i pamëshirshëm gjersa do të marrë drejtimin e organizatës nga Ayman Zawahiri”, shkruan gazeta britanike mirror.

Një ekspert i lartë britanik i terrorizmit i tha gazetës se, në krahasim me Zawahirin, “Al-Adel është një udhëheqës shumë më efektiv, të paktën është i barabartë me Osama bin Ladenin, nëse jo më i rrezikshëm se ai”.

Thashethemet se Zawahiri ka të ngjarë të ketë vdekur do të thotë që shërbimet e inteligjencës nga perëndimi do të duhet të kujdesen për riorganizimin e al-Qaidas, duke marrë parasysh se Saif, i cili ka një bazë në Iran, është shefi i ri.

“Spiunët britanikë dhe amerikanë kanë ndjekur lëvizjet e Saifit për vite me radhë sepse ishte i përfshirë në çdo sulm të al-Qaedas që ka ndodhur në tre dekadat e fundit”, shtoi teksti.

Xhihadisti egjiptian, veterani Ayman Zawahiri, mori drejtimin pas vrasjes së Bin Ladenit në vitin 2011, por vështirë se është dëgjuar për vite me radhë.

Ish-eksperti i antiterrorizmit i FBI-së, Ali Sufan shkroi se Saif mund të ishte “emiri i tretë i al-Qaidas” me tre dekada përvojë në atë organizatë.

Shtetet e Bashkuara tashmë po ofrojnë 10.5 milionë dollarë për informacionet në lidhje me Saifin, i cili kërkohet për bombardimin e ambasadës amerikane në Nairobi dhe Dar es Salaam, kur u vranë 224 njerëz.

Saif drejtoi “Gardën e Zezë” personale të Bin Ladenit, një njësi mbrojtëse në Afganistan, e cila u emërua pas shamive të zeza.

Continue Reading

Recent Posts