Connect with us

Lajme

Darka në Dubai, akuza e Bashës: Kjo qeveri mendon vetëm për veten e saj

Kryetari i PD ka akuzuar për mungesë vëmendje të qeverisë në problemet e qytetarëve. Akuzën e bërë nga selia blu, Basha e bëri duke marrë shkas nga imazhet e një darke të ministrave në Dubai.

Me anë të një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza për ministrat e qeverisë Rama të cilët u filmuan duke darkuar në një restorant në Dubai.

Basha tha se në një kohë që qytetarët shqiptarë po përballen me përmbytjet, ministrat e kabinetit Rama darkojnë në restorantet më të shtrenjta si ai i Nusretit. Sipas kreut të PD, ky është skandali I radhës i kësaj qeverie, që sipas tij nuk mendon për qytetarët, por vetëm për veten e saj.

“Kjo është një qeveri që mendon vetëm për veten e saj. Mendon vetëm për paratë e saj jo për paratë e qytetarëve. Nuk ju intereson qytetari, nuk e kanë në listë qytetarin dhe kjo është arsyeja se pse shqiptarët edhe pas tërmetit, edhe gjatë pandemisë, edhe gjatë përmbytjes janë lënë në mëshirë të fatit, janë braktisur ndërsa qeveritarët e tyre darkojnë me fatura të kripura 1000 dollarë bifteku”, tha Basha.

Ndërkohë, në disa reagime për mediat në vend, disa nga protagonistët e darkës në Dubai kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se kishin qenë aty me ftesë të kompanisë Emar, për të negociuar një investim të tyre në Shqipëri dhe çdo shpenzim ishte i mbuluar nga pala pritëse.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Valdete Daka certifikon kandidatin për deputet të PDK që u dënua në vitin 2020

Në një mbledhje të mbajtur nga ana e KQZ-së (22.01.2021) janë certifikuar partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021.

Edhe pse Zyra Ligjore për Certifikimin e Partive Politike kishte rekomanduar që të gjitha partitë të certifikohen bashkë me kandidatët e tyre, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bashkë me anëtarët e PDK-së dhe LDK-së në KQZ, kanë vepruar në mënyrë të paprecedentë duke mos i certifikuar Lëvizjen Vetëvendosje, AAK-në dhe Nismen.

Është hera e parë në historikun e zgjedhjeve në Kosovë që partitë nuk certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhje, kjo me arsyetimin se në listat e këtyre subjekteve ka emra të cilët janë të dënuar për vepra penale në tre vitet e fundit.

Mirëpo, Valdete Dakës nuk i ka penguar fare një emër në listën e kandidatëve për deputet të PDK-së, i cili është dënuar para dy muajsh për mosdeklarim të pasurisë.

Bëhet fjalë për Lulzim Abazin, këshilltar i PDK-së në Asamblenë Komunale në Ferizaj, i cili është shpallur fajtor nga Gjykata në Ferizaj, në dhjetor të vitit 2020.

Abazi i cili akuzohej për mosdeklarim të pasurisë është dënuar me 500 euro gjobë dhe gjashtë muaj burg me kusht.

Aktgjykimi dënues ndaj tij është shqiptuar pasi i akuzuari fillimisht e ka pranuar veprën penale me të cilën ngarkohej, duke thënë se veprën e kishte kryer nga pakujdesia.

Lulzim Abazi është kandidat për deputet nga rradhët e PDK-së dhe në listë mbanë numrin 108.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka ngritur dorën për të votuar për certifikimin e kandidatëve të PDK-së, me ç’rast ka certifikuar edhe kandidatin Lulzim Abazi i dënuar me kusht për veprën penale mosdeklarim i pasurisë.

Kurse, ka vendosur që të mos certifikoj deputetin më të votuar në legjislaturën e fundit, ish-kryeministrin Albin Kurti, i cili ishte dënuar edhe ky me kusht, për veprën penale të hedhjes së gazit lotësjellës, me ç’rast si rezultat i veprimit të tij ishte ndalur Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ndryshe Zajednica që shkelte në 23 nene Kushtetutën e Kosovës.

Pra, Albin Kurtit nuk iu lejua të kandidohet sepse kishte mbrojtur kushtetutën e vendit.

Gjithashtu, PDK ka hequr nga lista kandidatin për deputet Argjent Tasholli i cili ishte i dënuar për rrahje, megjithatë kishte heshtur për kandidatin tjetër Lulzim Abazi, i dënuar për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë. Ndërkaq kishte votuar për mos certifikim të listës së kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe subjekteve tjera. /meKryeministrin.info

Continue Reading

Maqedoni

Familjarët e rastit “Monstra” të irrituar nga fjalët e Fetait, na e vrau shpresën për drejtësi

Familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra” janë shprehur të zhgënjyer nga prokurorja Fatime Fetahi, pas fjalëve të fundit të cilat i tha dje në gjykatë ku i ngarkoi me veprën penale terrorizëm dhe për tre prej tyre kërkoi burgim të përjetshëm.

Bedri Ajdari, në një bisedë për televizionin SHENJA, ka përsëritur se të afërmit e tij janë të pafajshëm dhe nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës.

Ai thtoë se në fillim, gjatë themelimit të Prokurorisë Speciale Publike u ishin kthyer shpresat për drejtësi, por tani Ajdari thotë se Fetahi për ta nuk ka dallim nga prokurorja paraprake e kësaj lënde.

Ai akuzon se u është shkurtuar e drejta për të shfrytëzuar të gjitha mekanizmat juridik të mbrojtjes, ndërsa prokuroria nuk ka marë në konsideratë vlerësimin e Gjykatës supreme gjatë rikthimit të procesit kur dhe të akuzuarit u lanë të mbrohen në liri.

Continue Reading

Maqedoni

Dislokimi i kazinove, akoma asnjë zgjidhje nga pushteti

Propozim-Ligji për lojërat e fatit me të cilin parashihej dislokimi i bastoreve e kazinove larg qendrave të qytetit dhe objekteve arsimore, i cili mandatin e kaluar u propozua nga BDI, mbeti në harresë. Nga kjo parti nuk sqarojnë pozicionin e tyre në raport me këtë propozim ndërsa nga LSDM-ja thonë se po përpiqen të gjejnë zgjidhje nga e cila të gjithë do të mbeten të kënaqur.

Ne vlerësojmë se duhet të zgjidhet në atë mënyrë në të cilën të gjithë duhet të mbesin të kënaqur, edhe ata që ofrojnë lojëra fati edhe ata që luajnë, pasi edhe në debatin publik u potencua se në atë sistem punojnë mbi 7000 qytetar, por u theksua nevoja për kontrolle më të forcuar pasi persona adoleshent nuk guxojnë të marrin pjesë në lojërat e fatit -tha Dime Vellkovski, LSDM.

Por, nga opozita nuk besojnë se Ligji për lojërat e fatit është në prioritet të partive në pushtet. Deputeti i ASH-së, Syriaja Rashidi, thotë se propozim ligji i BDI-së atë kohë është bërë sa për të blerë kohë dhe për të shuar revoltën e qytetarëve, andaj opozita shqiptare është duke hartuar një propozim ligj të saj.

BDI nuk ka kapacitet të promovojë dhe të miratojë ligj pa marrë leje nga patroni i tyre zakonisht. E kjo ndodh edhe sot e kësaj dite. Natyrisht që ne këtë çështje e kemi marrë me seriozitetin më të madh, e kemi pasur edhe premtim parazgjedhor dhe pjesë të programit parazgjedhor dhe mund të them atë se në këtë fazë jemi duhet përgatitur një ligj i cili do të jepe përfundimisht zgjidhen e kësaj çështje urgjente do të kisha thënë – tha Syrija Rashidi, ASH.

Nga Lëvizja Anti Bixhoz janë skeptik që pushteti do të zgjidh çështjen me Lojërat e Fatit edhe pse kanë premtuar se procedurat në Kuvend do të vazhdojnë në muajin shkurt. Paralajmërojnë se edhe këtë vit nuk do të rrinë duarkryq, por mund të bllokojnë edhe qendrën e kryeqytetit.

Fati i keq është që jemi në kohë pandemie dhe ndoshta edhe mendimi i përgjithshëm ka qenë se ne kemi qenë të heshtur. Nuk kemi heshtur, këtë mund ta them me përgjegjësi të plotë. Ne normal që kemi vazhduar edhe me takimet për këtë kohë, por nuk kemi pasur mundësi të organizohemi. Por nëse eventualisht vazhdon kjo amulli atëherë ne do të organizohemi me protesta masive dhe atë që qendër të Shkupit – u shpreh Xhemal Abdiu, Lëvizja Anti-Bixhoz.

Vitin e kaluar, kishte protesta të shumta, por edhe debate publike në Kuvend lidhur me ligjin për lojërat e fatit, por përkundër premtimeve të shumta, ligji nuk u miratua. Në Maqedoni veprojnë 8 kompani që organizojnë lojëra të fati në rreth 700 pika pagesore në të cilat janë të angazhuar më shumë se 2 mijë persona./Alsat

Continue Reading

Recent Posts