Connect with us

Kosovë

Gjoshi i ashpër me Fatmir Limajn: Për interesa të veta u largua dhe tash tentoi të gjejë strehë në PDK

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se s’janë krijuar kushtet për t’u arritur një koalicion parazgjedhor me ndonjë subjekt politik, duke përfshirë edhe një koalicion të shumëpërfolur me Nismës.

Gjoshi ka thënë se ka qenë vullnet i partisë që shkojë e vetme në zgjedhje, teksa ka hedhur kritika në drejtim të të parit të Nismës, Fatmir Limaj.

Gjoshi ka deklaruar se Limaj, sipas tij, është larguar nga PDK-ja për interesa të veta, duke shtuar se tani ka tentuar të gjejë strehë në PDK.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Ambsadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

Ish kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj DedaJ, është kontaktuar nga Gjykata Speciale.Dedaj këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, i cili thotë se qëllimi i kësaj thirrje ishte të njoftohej me caktimin e prokurorit të rastit, pa specifikuar për cilin rast bëhet fjalë.Më poshtë keni statusin e Gjergj Dedës:

U kontaktova nga Gjykata Speciale !
Diten e premte, te dates 22 janar 2021, ne oret e vona, permes telefonit, jam kontaktuar nga prokurori i Gjyjates Speciale, ne Hage!
Qellimi i kesaj thirrje, sipas tyre ishte te me njohtojne me caktimin e prokurorit te rastit, siq me njohtuan, pa me specifikuar se per çfare rasti behet fjale!
Veq tjerash, prokurori me pyeti se a kam ndonje kercenim apo ndonje shqetesim!
I thash s’kam patur dhe nuk kam asnje kercenim nga askush, e per sa i perket shqetesimeve,ia permenda shqetesimet i mija me rastin e infektimit tim dhe te gjithe antareve te familjes sime me virusin COVID-19, gjate muajit te kaluar.
Njekohesisht i vura ne dijeni se shqetesim i yni me i madh, tash e 22 vite, eshte edhe mos zbardhja e krimit serb mbi dhjetra antare te familjes sime, si dhe mos zbardhja e masakres se Mejes se Gjakoves, ku forcat serbe me 27 prill 1999, vrane mizorisht mbi 380 civil shqiptar te pafajshem, ndonese askush nuk eshte arrestuar nga serbet ,per kete masaker kunder njerzimit!
Njohtoj opinionin se jam i gatshem, perkunder deshires sime, ne çdo çast t’i pergjigjjem ftesave te Gjykates Speciale, per te deshmuar luften epike te drejt dhe çlirimtare te UÇK-se, per vetembrojtje, liri, drejtesi, barazi dhe pavaresi, duke kerkuar me çdo kusht, çmim e sakrifice,drejtesi dhe denim, per pergjegjesit e 400 masakrave makabre serbe ne Kosove , te 20.000 dhunimeve dhe afer 15.000 vrasjeve civile, ndaj popullates kosovare, gjate viteve 1998/1999,ne Kosove!
Mbase keto krime dhe ky gjenocid serb, ne Kosove, do duhej te kishte trajtim dhe pergjigje nga Drejtesia Nderkombetare!
Gj D

Continue Reading

Kosovë

Labinot Tahiri me dhimbje jep lajmin për vdekjen e Floriana Musliut

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri me dhimbje tregon se ka ndërruar jetë Floriana Musliu, vajza për të cilën ditë më parë kishte nisur iniciatën përmes për grumbullimin e fondeve me qëllim të dërgimit të saj për shërim në shtetin turk.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook me dhimbje ka shkruar për vdekjen e saj.

“ Floriana, ne mund të luftonim me gjithcka në jetë, por me caktimin e Zotit se kur ai vendos të na dërgojë në botën tjetër , ne nuk mund të luftojmë! U zgjuan i madh e i vogël për ta shpëtuar shpirtin tënd, por ja që sot shpirti yt do të bëhet dritë e radhës në një parajsë ku edhe ne një ditë do të jemi me ty”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.

Continue Reading

Kosovë

122 vjet nga Lidhja e Pejës ‘Besa–Besë’

Në fund të shekullit XIX tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare.

Lidhja e re shqiptare u krijua pas një pune të madhe përgatitore, organizative e politike, që atdhetarët shqiptarë brenda vendit, të udhëhequr nga Haxhi Zeka dhe shoqëritë patriotike jashtë atdheut, sidomos ato të Bukureshtit dhe Komiteti Shqiptar i Stambollit, bënë në fundin e vitit 1898 dhe në janar të vitit 1899. Gjatë kësaj kohe u mbajtën mbledhje të gjëra të përfaqësuesve të popullsisë së qyteteve e të rrethinave, si në Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Vushtrri, Drenicë e në qendra të tjera të vilajetit të Kosovës, ku shqiptarët dhanë besën dhe shprehën gatishmërinë për të formuar lidhjen.

Këto mbledhje të njëpasnjëshme të popullsisë shqiptare, si edhe letërkëmbimi i dendur i Haxhi Zekës me qendrat e ndryshme të vilajetit të Kosovës, të Shkodrës, Manastirit e të Janinës, tregojnë se organizatorët e Lidhjes kishin ndërmend të thërrisnin një kuvend të përgjithshëm shqiptar, ku të merrnin pjesë delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe të të gjitha besimeve, myslimanë, katolikë e ortodoksë.

Më 23 janar 1899 nën kërcënime të reja për tokat shqiptare në Pejë u mblodh një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës dhe më pak nga ata të Manastirit dhe të Janinës. Në kuvendin gjashtë ditor zuri fill Lidhja e Pejës ose siç u quajt ndryshe Besa-Besë. Kuvendi u organizua, u drejtua, dhe zgjodhi kryetar Haxhi Zekën. Kuvendi doli me një program 11 pikësh i cili kundërshtonte përpjekjet për të copëtuar tokat shqiptare por që nuk kërkonte autonomi. U shpall edhe Besa për një vjet.

Aty morën pjesë rreth 500 përfaqësues nga shumë vise shqiptare. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare.

Pas suksesit të pjesshëm në përhapjen e programit në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore e të Mesme në përgatitje të një kuvendi mbarëkombëtar që do ta aprovonte programin e Lidhjes, sulltani reagoi duke përdorur edhe reaksionit shqiptarë.

Në maj 1899 përpjekjet për mbajtjen e këtij kuvendi në Prizren u penguan. Kjo solli deri te një kryengritje e armatosur deri në maj të vitit 1900 kur u dërguan forca shtesë otomane që përfunduan Lidhjen e Pejës.

Continue Reading

Recent Posts