Connect with us

Lajme

Valon Syla: Kam informacione që Hashim Thaçi kthehet gjatë prillit në Kosovë

Analisti politik dhe gazetari Valon Syla, ka thënë se ka informacione se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mund të kthehet në Kosovë gjatë muajit prill të këtij vitit, shkruan Gazeta Metro.
Gjatë debatit për zgjedhjet që po mbahet në T7, gazetari Valon Syla ka dhënë një informacion që nuk është përmendur deri më tani.

Ai ka thënë se Thaçi mund të kthehet në prill në Kosovë.
“Kam informacione se Hashim Thaçi mund të kthehet në Kosovë gjatë muajit prill”, ka thënë Syla në debatin me Rron Gjinovcin, derisa ky i fundit ka thënë se Albin Kurti do t’ia thyejë rekordet me vota ish-presidentit Hashim Thaçi.

Tutje ai ka thënë se në historinë e Kosovës janë vetëm dy figura që do të futen në historinë e vendit.
“Në historinë e Kosovës kanë me u mbajtë Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova”, ka shtuar ai.botasot

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Maqedoni

Dislokimi i kazinove, akoma asnjë zgjidhje nga pushteti

Propozim-Ligji për lojërat e fatit me të cilin parashihej dislokimi i bastoreve e kazinove larg qendrave të qytetit dhe objekteve arsimore, i cili mandatin e kaluar u propozua nga BDI, mbeti në harresë. Nga kjo parti nuk sqarojnë pozicionin e tyre në raport me këtë propozim ndërsa nga LSDM-ja thonë se po përpiqen të gjejnë zgjidhje nga e cila të gjithë do të mbeten të kënaqur.

Ne vlerësojmë se duhet të zgjidhet në atë mënyrë në të cilën të gjithë duhet të mbesin të kënaqur, edhe ata që ofrojnë lojëra fati edhe ata që luajnë, pasi edhe në debatin publik u potencua se në atë sistem punojnë mbi 7000 qytetar, por u theksua nevoja për kontrolle më të forcuar pasi persona adoleshent nuk guxojnë të marrin pjesë në lojërat e fatit -tha Dime Vellkovski, LSDM.

Por, nga opozita nuk besojnë se Ligji për lojërat e fatit është në prioritet të partive në pushtet. Deputeti i ASH-së, Syriaja Rashidi, thotë se propozim ligji i BDI-së atë kohë është bërë sa për të blerë kohë dhe për të shuar revoltën e qytetarëve, andaj opozita shqiptare është duke hartuar një propozim ligj të saj.

BDI nuk ka kapacitet të promovojë dhe të miratojë ligj pa marrë leje nga patroni i tyre zakonisht. E kjo ndodh edhe sot e kësaj dite. Natyrisht që ne këtë çështje e kemi marrë me seriozitetin më të madh, e kemi pasur edhe premtim parazgjedhor dhe pjesë të programit parazgjedhor dhe mund të them atë se në këtë fazë jemi duhet përgatitur një ligj i cili do të jepe përfundimisht zgjidhen e kësaj çështje urgjente do të kisha thënë – tha Syrija Rashidi, ASH.

Nga Lëvizja Anti Bixhoz janë skeptik që pushteti do të zgjidh çështjen me Lojërat e Fatit edhe pse kanë premtuar se procedurat në Kuvend do të vazhdojnë në muajin shkurt. Paralajmërojnë se edhe këtë vit nuk do të rrinë duarkryq, por mund të bllokojnë edhe qendrën e kryeqytetit.

Fati i keq është që jemi në kohë pandemie dhe ndoshta edhe mendimi i përgjithshëm ka qenë se ne kemi qenë të heshtur. Nuk kemi heshtur, këtë mund ta them me përgjegjësi të plotë. Ne normal që kemi vazhduar edhe me takimet për këtë kohë, por nuk kemi pasur mundësi të organizohemi. Por nëse eventualisht vazhdon kjo amulli atëherë ne do të organizohemi me protesta masive dhe atë që qendër të Shkupit – u shpreh Xhemal Abdiu, Lëvizja Anti-Bixhoz.

Vitin e kaluar, kishte protesta të shumta, por edhe debate publike në Kuvend lidhur me ligjin për lojërat e fatit, por përkundër premtimeve të shumta, ligji nuk u miratua. Në Maqedoni veprojnë 8 kompani që organizojnë lojëra të fati në rreth 700 pika pagesore në të cilat janë të angazhuar më shumë se 2 mijë persona./Alsat

Continue Reading

Botë

Prokurorët italianë nisin hetimin për vdekjen e 10-vjeçares, e cila dyshohet se ndërroi jetë pasi realizoi një sfidë në TikTok

Prokurorët italianë kanë hapur një hetim për vdekjen aksidentale të një vajze 10-vjeçare e cila dyshohet se ka marrë pjesë në një sfidë në TikTok e njohur si “blackout challenge”.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, hetimi vjen derisa Italia njoftoi se kishte bllokuar përkohësisht qasjen në TikTok për përdoruesit, mosha e të cilëve nuk mund të vërtetohet saktësisht.

Sipas termave dhe kushteve të TikTok, përdoruesit duhet të jenë të paktën 13 vjeç.

Vajza vdiq në një spital të Palermos, pasi u gjet të mërkurën në banjo nga motra e saj pesë-vjeçare, me telefonin e saj celular, që u konfiskua nga policia.

TikTok, që është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, tha të premten se nuk kishte arritur të identifikonte ndonjë përmbajtje në faqen e saj që mund të kishte inkurajuar 10-vjeçaren të merrte pjesë në një sfidë të tillë, por po ndihmonte autoritetet në hetim mbi ndonjë “nxitje të mundshme të vetëvrasjes”.

Ndërkohë, Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave, tha në një deklaratë më vonë të premten se do të “bllokonte rrjetin (kinez) të medieve sociale”, me efekt të menjëhershëm deri më 15 shkurt, deri në këtë datë ku rrjeti do të duhej të plotësonte kërkesat e rregullatorit.

Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar për rrezikun e sfidës që e bëjnë disa të rinj, të cilët i referohen asaj si “scarfing” ose “choking game”, në të cilën oksigjeni i kufizuar në tru rezulton lartë.

Sipas agjencisë së lajmeve italiane, ANSA, 10-vjeçarja lidhi një rrip rreth fytit për t’u vetë-asfiksuar në sfidën e platformës së njohur të medieve sociale.

Continue Reading

Kosovë

Hoxhaj: Ramushi na prishi me Evropën, Albini me Amerikën

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Enver Hoxhaj, ka prezantuar sot planin e rimëkëmbjes për shëndetësi në Komunën e Gjilanit.

Ai ka takuar pensionistët e kësaj komune, ku ka theksuar se gjatë mandatit të tij do të ketë rritje të pensioneve në bazë të kategorive, duke filluar nga 30 përqind.

Hoxhaj nga Gjilani ka shtuar se ai do të jetë kryeministër i Kosovës, pasi që vendi ka nevojë për një kryeministër që i ruan marrëdhëniet me të gjitha shtetet mike.

“Ne nuk mundemi më me pas kryeministra ku njëri merr në thua dhe na prish me Evropën qysh na pati prishur Ramush Haradinaj. Ia merrte mendja që mund të shtyhet me Angela Merkel dhe me Macron dhe i la të rinjtë, të rejat e Gjilanit dhe krejt qytetarët e Kosovës pa viza. Apo Albini i cili na prishi me Amerikën. Ne nuk jemi, as Kinë, as Rusia, as Gjermania, e cila mund të bartë këtë barrë. Neve na duhet një politikë e mençur, neve na duhet t’i ruajmë arritjet që i kemi arritur deri tash bashkë”, ka theksuar ai në Gjilan.

Para pensionistëve, Hoxhaj ka prezantuar planin që gjatë qeverisjes së tij do të ketë rritje të pensioneve. E kjo rritje sipas tij, nuk është premtim i fushatës, por është zotim i tij.

“Në emër të qeverisë që do ta udhëheqë unë do të ketë rritje të pensioneve 30 deri në 40 përqind varësisht prej kategorisë, ata të cilët janë pensionistë kontributdhënës do ta kenë shumën që do ta marrin, ata të cilët janë pensione të cilët nuk kanë dhënë kontribut po janë në skenën pensionale. Po prej 30 deri në 40 përqind dhe do të jetë një rritje kështu e mirëfilltë. Ky nuk është ndonjë premtim zgjedhor por zotim”, ka paralajmëruar Hoxhaj.

Planin për rimëkëmbje të shëndetësisë para pensionistëve gjilanas e ka prezantuar sekretari i PDK-së, Uran Ismaili.

Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së PDK-së pensionistët do të kenë trajtim dinjitoz, derisa ka prezantuar se në planin e tyre përfshihet sigurimi shëndetësor dhe barna falas, mjek për çdo familje dhe sistem shëndetësor modern.

“Ne kemi parapa në programin tonë që këto barna të jenë falas që tre muajt e parë, lista e barnave falas do t’iu shkojë të gjitha barnatoreve të Kosovës dhe në të gjitha barnatoret e Kosovës qytetarët të jenë në gjendje t’i marrin barnat pa para vetëm me letërnjoftim të Kosovës. Nëse e ka recetën prej mjekut edhe letërnjoftimin e Kosovës ato barna do t’i marr pa para secili qytetar”, ka shtuar ai.

Hoxhaj gjatë ditës në Gjilan do të zhvillojë takim edhe me të rinjtë e kësaj komune. /Telegrafi/

Continue Reading

Recent Posts