Connect with us

Futboll

Paraqitjen fantastike e Shaqirit, Klopp del me deklaratë të papritur dhe i befason të gjithë

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp duket se e ka gjetur Xherdan Shaqirin e vjetër. Sulmuesi shqiptar u inkuadrua në pjesën e dytë në Kupë kundër Aston Villës dhe dhuroi dy asiste, sfidë të cilën Liverpooli 4-1. Pas ndeshjes, gazetari e pyeti Kloppin për ndikimin që pati Shaqiri me të hyrë në lojë dhe ai u përgjigj:

“Po, Shaqiri ishte shumë i mirë, Takumi ishte shumë i mirë mes linjave, Shaqiri bëri mirë, Thiago bëri mirë”, u shpreh Klopp. Ai është i lumtur me paraqitjen e tyre dhe të tjerëve, pasi ka thënë se sezoni është i gjatë dhe tani atij do t’i duhet të bëjë më shpesh ndryshime dhe duke parë paraqitjen e tyre, pa asnjë dyshim mund t’i hedhë në fushë nga minuta e parë”.

Kjo deklaratë vjen edhe si befasi, pasi lajmet nga Anglija gjithnji vënin Shaqirin me valixhe afër portës së Liverpoolit. Por Shaqiri është ketu dhe me paraqitjen e rradhës bën Kloppin të merr seriozisht në konsiderim kontributin e tij.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Futboll

“Koha ime këtu mbaroi”, mbrojtësi vendos të largohet nga Real Madrid

Shumë ndryshime pritet të ndodhin në mbrojtjen e Real Madrid. Sergio Ramos është në vitin e fundit të kontratës, rinovimi nuk po vjen dhe zërat e largimit të kapitenit në fund të sezonit po shtohen nga dita në ditë.

Por jo vetëm Ramos. Një tjetër shtyllë e repartit të prapavojës është drejt largimit nga “Santiago Bernabeu”. Ai është Raphaël Varane. Mbrojtësi francez është pjesë e kampionëve të Spanjës prej vitit 2011.

Deri tani ka fituar gjithçka me Realin, teksa Sport.es raporton se 27-vjeçari, i cili ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2022, dëshiron të provojë një aventurë të re në karrierë. Francezi mendon se ka ardhur momenti të largohet nga Reali.

Lojtari ia ka bërë të qartë drejtuesve vendimin e tij, teksa këta të fundit janë të detyruar ta shesin në fund të këtij sezoni për të mos e humbur me parametra zero në vitin 2022.

Continue Reading

Futboll

Fabrizio Romano jep të rejat e fundit mbi Mustafin, largimi i tij i pashmagshëm

I gjithë ky raportim erdhi pasi kontrata e Sokratis u ndërpre dhe Mesut Ozil u nis për Turqi për të kompletuar transferimin e tij në Fenerbahce.

Këtë muaj është përmendur disa herë se Arsenali duhet të largojë disa lojtarë nga klubi për arsye të situatës financiare në të cilën ata gjenden, e kjo është pikërisht ajo se çfarë ata po bëjnë.

Duke biseduar rreth se ardhmes së Mustafit, Romano tha se Genoa kanë qenë shumë të interesuar për të, transmeton lajmi.net.

“Genoa kanë qenë mjaftë të interesuar, para se të kontaktonin me Sokratis, mirëpo një marrëveshje e tillë nuk u arrit”, tha ai.

Tutje, Romano shpjegon se largimi i Mustafit në këtë afat kalimtar është i pashmangshëm,vetëm mbetet për tu parë se në cilin klub do të shkojë ai.

Njëri ndër klubet që ka shprehur interesim për të ka qenë edhe Barcelona, por këta të fundit nuk dëshirojnë të shpenzojnë pa ardhur presidenti i ri në klub.

“Është e vështirë transferimi i tij në Barcelonë, mirëpo largimi nga Arsenali do të ndodhë ditët në vijim”, tha Romano në fund.

Continue Reading

Futboll

Messi te PSG?

Leonardo, drejtori sportiv i PSG, në një intervistë të gjatë për “France Football”, ndër të tjera ka folur edhe për mundësinë e transferimit në Paris të yllit argjentinas Lionel Messi, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona.

Sipas brazilianit, është ende herët për të folur, ndërsa pranoi se lojtarë të mëdhenj si Messi janë gjithmonë në listën e dëshirave të PSG

Continue Reading

Recent Posts