Connect with us

Lajme

Policia, Shëndetësia dhe Drejtësia e Maqedonisë nuk përfillin shqipen, Sela: Spasovski dhe Filipçe nuk kanë pranuar takim, dënimi 5 mijë euro

Edhe pse figuron version për të zgjedhur gjuhën shqipe, njoftimet zyrtare në ëeb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme mund t’i lexosh vetëm në gjuhën maqedonase.

Në të njëjtën gjendje janë edhe ëeb faqet e Ministrisë së Drejtësisë dhe ajo e Shëndetësisë të cilat poashtu njoftimet i nxjerin vetëm në gjuhën maqedonase.

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela në një prononcim për News33 thotë se ministrи и shëndetësisë dhe ai i policisë nuk e kanë pranuar në takim.

Flet edhe për mungesën e shqipes gjatë transmetimit online, shton se përpos institucioneve publike, ka edhe ndërmarrje private të cilat edhe pse obligohen nuk e rrespektojnë dy-gjuhësinë.

Ndryshe, dënimi për institucionet dhe ndërmarrjet të cilat nuk e rrespektojnë dy gjuhësinë është është 5 mijë euro kurse udhëheqësi i institucionit dënohet me 30% të vlerës së dënimit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Maqedoni

Regjistrohen 347 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 11 pacientë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.013 testime dhe janë regjistruar 347 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 179 janë në Shkup, 24 Kumanovë, Tetovë 14, Prilep 5, Gostivar 8, Shtip 13, Manastir 1, Veles 11, Ohër 18, Strugë 7, Kavadar 13, Strumicë 7, Koçani 8, Kërçovë 4, Sveti Nikole 2, Gjevgjeli 1, Dibër 4, Resnjë 1, Kriva Pallankë 3, Berovë 4, Dellçevë 10, Probishtip 5, Vinicë 1, Bogdanci 3, Krushevë 1, Demir Kapi 2 dhe Pehçevë 1.

Sot ISHP regjistroi 378 pacientë të shëruar dhe 11 pacientë të vdekur. Prej pacientëve të vdekur pesë janë nga Shkupi, një nga Shtipi, Velesi, Strumica, Kavadari dhe Vallandova.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 90.471 pacientë ku prej tyre 76.423 janë shëruar dhe 2.779 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 11.269./Telegrafi

Continue Reading

Maqedoni

Mbyllet një lokal në Gradec të Gostivarit për shkak të mosrespektimit të orarit të punës

Policët e Departamentit Policor Gallate bashkërisht me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, më 18.01.2021 kanë mbyllur një objekt në të cilën janë gjetur shtatë persona mysafirë dhe pronarë pas orarit të punës.

“Është bërë kontroll në objekt në fshatin Gradec, Komuna e Vrapçishtit, në pronësi të B.A (39) nga Gradeci. Gjatë kontrollit, në objekt janë gjetur shtatë mysafirë dhe pronar, i cili është privuar nga liria dhe është dërguar në stacion policor”, thonë nga policia.

Nga ISHT-ja lokali është mbyllur, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate./Telegrafi

Continue Reading

Maqedoni

Në Maqedoni çdo ditë nga 250 persona humbin vendin e punës

Epidemia e koronavirusit ka goditur rëndë ekonominë dhe paqëndrueshmërinë e punës. Sidoqoftë, ndryshe nga vendet evropiane që ofrojnë subvencione financiare të pakthyeshme për kompanitë dhe punonjësit e dëmtuar, në Maqedoni nuk ka kompensim për dëmet dhe çmimin e paguajnë vetë kompanitë dhe ata që kanë humbur punën.

Që nga fillimi i krizës së kurorëzimit në Maqedoni, mbi 250 qytetarë kanë humbur punën çdo ditë. Sipas projektit kërkimor Reflector dhe bazuar në të dhënat nga Byroja e Punësimit për pesë muajt nga Prilli deri më 24 Gusht, numri i personave që kërkojnë punë në mënyrë aktive është 36.362.

Më herët, Reflector raportoi në qershor se në dy muajt e parë që nga fillimi i krizës Covid19 (prill dhe maj) më shumë se 12.000 njerëz humbën punën e tyre, që do të thotë se në qershor, korrik dhe gusht, një mesatare prej 8,000 njerëz humbën punën e tyre.

Numri i përgjithshëm i njerëzve që, sipas Byrosë së Punësimit, kërkojnë në mënyrë aktive punë në vend, konsiderohen të papunë se janë 144.094. Duke pasur parasysh tendencat në turizëm, industri dhe shërbime, kjo shifër pritet të rritet në mënyrë dramatike gjatë vjeshtës dhe dimrit./Zhurnal.mk

Continue Reading

Recent Posts